BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Majko: Mbėshtes rezolutėn e Ramės, ėshtė mė racionale

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    29072009

    Buzqeshje Majko: Mbėshtes rezolutėn e Ramės, ėshtė mė racionale

    Mesazh nga Albatros

    Deputeti i PS-sė, Pandeli Majko mbė-shtet publikisht rezolutėn e iniciuar nga kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, duke e vlerėsuar atė si mė racionalen.Nė njė prononcim pėr mediat gjatė zhvillimit tė punimeve tė asamblesė kombėtare tė PS-sė, Majko tha se: “Nė asamble unė pėrkrah rezolutėn e propozuar nga kryetari i partisė. Mendoj qė ėshtė mė racionale dhe ka tė bėjė me qėllimin dhe arsyen pse u mblodh mbledhja e sotme e asamblesė. Pra, ka tė bėjė me faktin e qėndrimit politik tė PS-sė karshi procesit zgjedhor dhe zgjedhjeve tė 28 qershorit 2008, kurse elementė tė tjerė tė analizave mendoj se i takojnė kongresit tė PS qė nė njė mėnyrė apo tjetėr do tė jetė pjesė e diskutimeve tė natyrshme brenda PS-sė”. Sipas tij, nė mbledhjen e djeshme tė asamblesė sė socialistėve diskutimet janė zhvilluar normalisht dhe nuk ka pasur debate tė ashpra. I pyetur nėse duhet t’i ndėrpritet mandati kryetarit tė PS-sė, pas humbjes nė zgjedhjet e 28 qershorit, ish-kryeministri Pandeli Majko tha se kjo ėshtė arsyeja pėrse ėshtė kėrkuar mbledhja e kongresit nė fund tė muajit gusht. Sipas tij, nė zgjedhjen e kryetarit tė partisė nuk ka ngėrē, por pikėrisht ballafaqim tė pėrgjegjėsive. “Kam pėrshtypjen se kjo ėshtė arsyeja pse u thirr kjo mbledhje sot dhe kėrkesa e kryetarit tė partisė pėr tė mbledhur kongresin nė njė kohė sa mė tė shpejtė ka tė bėjė dhe me arsyetimin pėrkatės. Pra nuk besoj se ka ngėrē apo njė histori pėr t’i rrėshqitur njė lloj pėrgjegjėsie, pėrkundrazi ka njė ballafaqim me pėrgjegjėsinė. Mendoj se nuk ka ndonjė lloj vakumi nga ana jonė lidhur me kėtė ēėshtje”, tha Majko. Megjithatė sipas tij: “Nxitimi ngandonjėherė dhe nervozizmi bėjnė qė historitė sidomos mediatike tė marrin njė oshilacion nganjėherė jo shumė tė pėlqyeshėm”. Anėtari i kryesisė sė PS-sė, theksoi nė tė njėjtėn kohė se kriza nuk ėshtė nė kampin e majtė, por nė handikapin, siē e quajti ai tė bashkėpunimit mes Partisė Demokratike dhe Lėvizjes Socialiste pėr Integrim pėr tė formuar qeverinė e re. “Kemi njė koalicion, i cili pėr rrethana rastėsore ėshtė ky qė kemi sot pasi politikat zyrtare tė shprehura para datės 28 qershor qoftė tė PD dhe tė LSI kanė qenė tė kundėrta, le tė shikojmė se cila do tė jetė historia e kėsaj marrėdhėnie kaq tė rastėsishme. Nuk mendoj se kriza aktualisht ndodhet nė kampin e majtė. Nė qoftė se ka njė krizė ende tė padeklaruar kemi tė bėjmė me handikapin e krijimit tė njė qeverie, e cila do tė ketė brenda tė majtėt dhe tė djathtėt”, u shpreh mė tej deputeti i Partisė Socialiste, Pandeli Majko.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 20/5/2024, 18:40