BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Rezolutat, pėrplasje nė Asamble

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    29072009

    Buzqeshje Rezolutat, pėrplasje nė Asamble

    Mesazh nga Albatros

    Mbledhja e djeshme e Asamblesė Kombėtare u zhvillua pėrmes diskutimeve tė shumta, duke shmangur debatet e ashpra. Anėtarėt e saj tė ndarė nė dy grupime mbėshtesnin rezolutėn e propozuar nga kryetrari socialist Edi Rama dhe tjetra nga njė grup prej 38 anėtarėsh tė propozuar nga anėtarja e kryesisė socialiste Mimoza Hafizi. Pasi ka nisur mbledhja, drejtuesi i Asamblesė, Gramoz Ruēi ia dha fjalėn kryetarit socialist, i cili kishte thirrur kėtė mbledhje e qė nisi tė lexojė projektvendimin e qė kishte tė bėnte me thirrjen e kongresit, ku do tė miratohej rezoluta pėr zgjedhjet dhe zbatimi i pikave tė statutit pėr ndėrprerjen e mandatit tė kryetarit. Nė kėtė moment, anėtarja e Asamblesė, Rajmonda Stefa i kėrkoi kryetarit tė zbatojė statutin, qė do tė thotė ndėrprerje e mandatit pas humbjes sė zgjedhjeve. Rama i ėshtė pėrgjigjur se do tė jetė Kongresi ku do tė realizohet ky pėrcaktim i statutit. Mė pas Rama ka lexuar rezolutėn e propozuar prej tij, ndėrsa Blushi pas tij ka kėrkuar tė shmanget bojkoti i Kuvendit nga grupi parlamentar socialist. Ka qenė kreu i Asamblesė, Ruēi i cili ėshtė shprehur se “asnjėherė nga askush nuk ėshtė pėrmendur bojkoti i parlamentit”. “Ju zoti Ruēi keni qenė pėr bojkot tė kuvendit nė mbledhjen e parė tė kryesisė pas zgjedhjeve tė 28 qershorit”, ėshtė shprehur Blushi. Ndėrsa nga ana e tij, Ruēi e ka pranuar kėtė qėndrim tė tij, por e ka justifikuar kėtė pozicion tė lidhur ngushtė me fatin e kutive tė votimit nė qarkun e Fierit. Ishte anėtarja e kryesisė socialiste, Mimoza Hafizi e cila lexoi rezolutėn e paraqitur nė asamble dhe tė firmosur nga 38 anėtarė tė saj. Qė nė fillim tė diskutimit, ėshtė qartėsuar se tė dyja rezolutat takoheshin nė njė pikė, shmangnin bojkotin e parlamentit nga grupi parlamentar socialist nė kuvendin e ri. Mė pas diskutimet janė vendosur nė pranimin e humbjes dhe njohjen e rezultatit zgjedhor. I pari qė e ka marrė fjalėn ishte Maqo Lakrori, i cili ka kėrkuar qė tė njihet rezultati i humbjes dhe tė bėhet njė analizė e plotė rreth tij. “Tashmė kemi rezultatin zyrtar tė zgjedhjeve tė 28 qershorit. Sipas Kushtetutės sė Shqipėrisė fituesi i zgjedhjeve pėrcaktohet nga numri i deputetėve dhe jo nga numri i votave tė zgjedhėsve. Rrjedhimisht, fituese rezulton Partia Demokratike, edhe si parti edhe si koalicion. Ky ėshtė rezultati zyrtar dhe pėr qėndrimin ndaj tij ne duhet tė konsiderojmė disa mundėsi”, u shpreh Lakrori. Nė mbėshtetje tė rezolutės sė anėtarėve tė asamblesė, kanė folur gjithashtu Elmaz Sherifi, Kastriot Islami, Arben Malaj, Ben Blushi, Marko Bello, Ilir Zela, Musa Ulqini, Flamur Hoxha, Rajmonda Stefa etj., qė kanė mbėshtetur pėrveē hyrjes nė Kuvend tė PS, pranimit tė rezultatit zgjedhor, por dhe njė analizė tė thellė tė humbjes e nxjerrjes sė pėrgjegjėsive. Nė fund tė diskutimeve Blushi e ka konsideruar fitore tė grupit tė anėtarėve tė Asamblesė qė rezoluta e miratuar, shmangu bojkotin e Kuvendit. Ndėrsa njė grup tjetėr anėtarėsh, jo vetėm kanė mbėshtetur variantin e Ramės, por e kanė pėrqendruar diskutimin e tyre nė mbrojtjen e kreut socialist. Servet Pėllumbi, Namik Dokle, Fatmir Xhafaj, Erioin Braēe, Eduart Shalėsi, Sajmir Tahiri, Ledi Shamku, Damian Gjiknuri, Qemal Minxhozi, Ndriēim Hysa, Taulant Balla kanė qenė nė krah tė Ramės dhe kanė kėrkuar pėrgjegjėsi kolektive pėr zgjedhjet. Shamku nė nisje tė fjalės sė saj, ka uruar Asamblenė pėr fitoren e PS-sė nė kėto zgjedhje. Ndėrsa Xhafaj, ka kėmbėngulur nė njė qėndrim tė fortė tė rezolutės, pasi sipas tij, “nėse nuk e bėn PS tė fortė qėndrimin e saj pėr zgjedhjet, si presim ta bėjnė ndėrkombėtarėt?”
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 20/5/2024, 14:56