BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Berisha-njėsive vendore: Tė hiqen toponimet e huaja

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    30072009

    Buzqeshje Berisha-njėsive vendore: Tė hiqen toponimet e huaja

    Mesazh nga Albatros

    TIRANĖ - Qeveria Shqiptare angazhohet tė heqė nga pėrdorimi i pėrditshėm tė gjithė fjalorin e huaj qė lidhet me emėrtimet e njėsive vendore, siē janė fshatrat, qytetet, apo edhe tė vendeve tė ndryshme.


    Pasi vendosi disa javė mė parė qė tė vėrė masa tė rėnda shtrėnguese pėr tė gjitha ato aktivitete private, qė pėrdorin tabela apo reklama nė gjuhė tė huaj, dje, shefi i qeverisė, Sali Berisha, ka paralajmėruar njė nismė tė re nė kėtė linjė, por qė kėsaj radhė ka tė bėjė me ndryshimin e tė gjitha toponimeve tė huaja, ē'ka duket se do tė prekė edhe vendlindjen e tij, "Viēitol", qė ėshtė po ashtu njė emėrtim sllav.


    Berisha


    Deklarata e Kryeministrit Sali Berisha ėshtė bėrė dje gjatė mbledhjes sė qeverisė, ku ndėr tė tjera ai ka paralajmėruar ndėrmarrjen e njė nisme pėr tė bėrė tė mundur rikthimin e emėrtimeve tė mėparshme shqiptare pėr tė gjitha ato vende qė sot mbajnė emra tė imponuar nga tė huajt, qė gjatė historisė kanė pushtuar vendin tonė.


    Shkas pėr hapjen e kėtij debati ka qenė pikėrisht propozimi qė i kishte ardhur Kėshillit tė Ministrave pėr tė miratuar njė shkollė jopublike me emrin "Logos".


    Por, pikėrisht njė emėrtim i tillė i huaj ka bėrė qė Kryeministri tė vendosė veton dhe tė mos e miratojė atė dhe ndėrkohė tė deklarojė se ėshtė kundra njė gjėje tė tillė, jo vetėm kur bėhet fjalė pėr institucione private, por edhe pėr rastet qė kanė tė bėjnė me emėrtesat e njėsive vendore.


    Pėr tė bėrė tė mundur kėtė, ai ka kėrkuar ndihmėn e drejtuesve tė njėsive vendore pėrkatėse, qė tė bėjnė evidentimin e rasteve dhe tė paraqesin propozimet pėr ndryshimet e emrave nė Kuvend. "Me gjithė respektin shumė tė madh qė kam pėr pronarėt qė investojnė nė arsim, emėrtimet duhet tė jenė nė gjuhėn shqipe.


    Po ashtu, tabelat duhet tė jenė me emra shqip. Do tė kenė njė taksė shumė tė rėndė pėr ta mbajtur. Unė inkurajoj qeveritė vendore qė tė shohin toponimet qė kanė mbetur qė nga koha e Dushanit dhe kanė zėvendėsuar ato qė ne kemi pasur", - tha Berisha.


    Megjithatė, ai ka bėrė tė ditur se nuk bėhet fjalė pėr ndonjė fushatė konkrete dhe tė shpejtė nė kohė, por pėr njė qėllim tė qeverisjes sė tij pėr t'u rikthyer qytetarėve tė kėtij vendi emrat e memories popullore.


    "Kėtė nuk e kam aspak pėr ndonjė valė, por do tė rikthejmė toponimet qė kanė qenė tonat nė mijėvjeēarė dhe janė nė memorien e banorėve. Ne kemi emra shumė tė mirė, si p.sh., Gruemirė apo Ujėmirė. Unė mendoj se ėshtė i domosdoshėm njė shqyrtim tėrėsor nga qeveritė vendore, pasi ato e kanė tė drejtėn pėr to", - shtoi mė tej Berisha.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 20/5/2024, 18:11