BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ligji pėr martesat homoseksuale nxit reagime

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    30072009

    Buzqeshje Ligji pėr martesat homoseksuale nxit reagime

    Mesazh nga Albatros

    Pas deklaratave tė kryeministrit Berisha pėr legalizimin e martesave homoseksuale, reagoi ashpėr Kisha Katolike dhe ajo Ortodokse. Nėpėrmjet monsinjor Gergj Frendo, Kisha Katolike ka kundėrshtuar miratimin kėtij ligji, qė sipas saj cenon konceptin e martesės dhe shenjtėrinė e familjes shqiptare. Ndėrkohė, Kisha Ortodokse deklaroi se kjo ēėshtje duhet tė rishikohet dhe qeveria tė angazhohet me problemet sociale tė shoqėrisė, meqė shoqėria shqiptare ruan njė moral tė shėndetshėm familjar e shoqėror.

    Nga Express mė 30.07.2009 nė ora 20:06
    Njė ditė pas deklaratave tė kryeministrit Berisha, se do tė njohė dhe do tė legalizojė martesat homoseksuale, ka reaguar ashpėr Kisha Katolike nė Shqipėri. Monsinjor Gergj Frendo, pėrdor Biblėn si argument tė fortė kundėr martesės homoseksuale, duke deklaruar se martesa mes gjinisė sė njėjtė ėshtė mėkat qė ndalohet nga libri i shenjtė.

    “Martesa ėshtė bashkim i burrit dhe i gruas. Ne nuk kemi asnjė aftėsi tė dėnojmė ose tė gjykojmė homoseksualėt, megjithatė nuk mund tė injorojmė faktin qė sipas planit tė zotit se martesa ėshtė bashkim i dy sekseve tė ndryshme. Fatkeqėsisht sot ligje tė tilla konsiderohen si shenja pėrparimi, por nė tė vėrtet nuk ėshtė ashtu, pėrkundrazi ėshtė detyrė e ēdo shteti tė mbroj martesėn. Ne si tė krishterė pranojmė martesėn e dy sekseve tė ndryshme, nuk ėshtė e pranueshme ideja qė martesa tė bėhet mes dy sekseve tė njėjta”- u shpreh monsinjor Frendo.

    Monsinjor Frendo shkon edhe mė tej duke deklaruar se pas legalizimit tė martesave tė homoseksualėve do tė cenohet shenjtėria e familjes shqiptare.

    “Ėshtė detyrė e shtetit tė mbrojė konceptimin e martesės dhe familjes. Sot martesa dhe familja janė nė rrezik pėr arsye se janė nė rritje numri i divorceve, ndaj tė mos e shtojmė rrezikun duke transformuar konceptin e martesės.
    Pas kėtij ligji, kjo gjė do tė kalojė edhe tek fėmijėt, fėmija ka tė drejtė tė rritet nė njė bashkėsi familjare i sekseve tė ndryshme”, shtoi monsinjor Frendo.

    Ndėrkohė, pėr martesėn mes gjinisė sė njėjtė ka reaguar edhe Kisha Ortodokse, e cila ka dėnuar njė veprim tė tillė dhe ka kėrkuar nga qeveria t’i kushtojė mė shumė kujdes problemeve sociale tė shqiptarėve, sepse kjo lloj martese ėshtė problem pėr shoqėrinė. Peshkopi, Andon Merdani, ka theksuar se martesa e tillė s’mund tė aprovohet nga ana fetare.

    “Pėr Kishėn Ortodokse, sikurse edhe pėr shumė Kisha tjera, veprimi dhe akti qė kryhet mes dy njerėzve tė sė njėjtės gjini ėshtė i dėnueshėm. Pėr kėtė arsye ēdolloj veprimi, aq mė tepėr kur ai bėhet edhe ligjėrisht, nuk shikohet me sy tė mirė dhe nuk mund tė aprovohet nga ana jonė, si besimtarė dhe si Kishė. Mendoj se ėshtė diēka e nxituar, pasi nė Shqipėri ka probleme tė mėdha sociale”, u shpreh peshkopi Merdani.

    “Do tė ishte e rėndėsishme t’i kushtojmė vėmendje problemeve reale, se sa tė ngrijmė e tė krijojmė shqetėsime tė cilat mendojmė se nuk ekzistojnė nė shoqėrinė shqiptare, e cila ruan njė moral tė shėndetshėm familjar e shoqėror. Ēėshtja duhet tė rishikohet dhe tė gjithė ne tė angazhohemi pėr problemet qė e shqetėsojnė kėtė shoqėri, aq mė tepėr qė ne edhe kėtė lloj martese e shikojmė si njė problem”, pėrfundoi Merdani nė intervistėn dhėnė pėr ‘News24’.
    Megjithatė, Shqipėria duket se do tė bėhet vendi i parė nė Ballkan dhe i katėrti nė Evropė qė do tė lejoj me ligj martesat homoseksuale.

    Nė mbledhjen e sė mėrkurės tė Kėshillit Ndėrministror tė Integrimit kryeministri Sali Berisha theksoi se projektligji qė e lejon kėtė lloj martese ka ardhur si propozim i shoqėrisė civile. I gatshėm pėr t’i thėnė “po” kėtij ligji nė parlamentin e ri, Berisha pohoi se shoqėria shqiptare nė kėtė mėnyrė zhduk diskriminimin pėr kėtė pakicė njerėzish.

    Aktualisht vetėm tri vende - Holanda, Belgjika dhe Norvegjia- nga 27 sa ka Unioni Evropian, e kanė bėrė tė ligjshme martesėn homoseksuale. Njė pėrpjekje e njėjtė nė Italinė fqinje ka ngjallė reagim tė fortė tė Vatikanit.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 20/5/2024, 18:39