BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Nano preferon heshtjen

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    30072009

    Buzqeshje Nano preferon heshtjen

    Mesazh nga Albatros

    Edhe pse me njė angazhim tė ashpėr para zgjedhjeve, ish-kryetari socialist ka preferuar heshtjen. Duket se rikandidimi i Ramės, paraqet provė pėr “neutralitetin” e Nanos, megjithėse, Ben Blushi pohon se “nėse Rama rihyn nė garė, atėherė kjo i jep tė drejtė Nanos tė provojė sėrish”.

    Nga Express mė 29.07.2009 nė ora 15:32
    Edi Rama ėshtė kryetar i Partisė Socialiste deri nė zgjedhjen e njė kryetari tė ri… “Ēdo njeri ka tė drejtė tė zgjedhė dhe tė zgjidhet nė pėrputhje me ligjet dhe tė drejtėn”. Ky ishte tė martėn qėndrimi medial i presidentit tė Asamblesė Kombėtare tė Partisė Socialiste, Gramoz Ruēi, menjėherė pas njoftimit qė i bėri opinionit rreth dokumentit tė miratuar nga forumi i lartė.

    Pėrtej spekulimeve gati 1-mujore drejt datės 29 gusht kur edhe zhvillohet Kongresi i Jashtėzakonshėm, dalja e tij mund tė hapė njė spirale tė re politike. Me mbėshtetjen publike qė kreu i Asamblesė i ka dhėnė rezolutės sė Edi Ramės dhe “lehtėsimin statutor e politik” qė i ka bėrė rikandidimit tė kėtij tė fundit, gjasat janė qė blloku kundėrshtar tė orientohet drejt zgjidhjeve mė tė forta.

    Pėr tė krijuar njė ide tė saj, mund tė shėrbejė njė deklarim taktik i Ben Blushit, pak ditė mė parė, nė njė emision televiziv. “Ramėn me Nanon e bashkon humbja e njė palė zgjedhjeve. Pra, njė rikandidim i Ramės legjitimon hyrjen nė garė edhe tė Nanos”, ka deklaruar ish-sekretari politik.

    Se sa do tė bėhet realitet ky eventualitet politik, kjo mbetet pėr t’u parė, por ciklimi i tij nga njė drejtues thuajse nė garė i PS pėrbėn njė sinjalizim. Pėr mė shumė qė njė angazhim i ish-kryetarit u bė publik para zgjedhjeve tė 28 qershorit. Ajo qė i jep edhe mė shumė rėndėsi rolit tė Nanos ėshtė jo vetėm demonstrimi i forcės qė ekipi i Ramės bėri nė Asamble, por edhe shifra me tė cilėn ai u prezantua nė publik.

    Vetėm 15 vota kundėr rezolutės sė tij, nė njė kohė kur nėnshkrues tė dokumentit alternativ ishin 38. Shpjegimi matematikor i kėtij “lapsusi” ēon nė pėrfundimin se procesi i votimit ka qenė jo dhe aq i saktė e pėr pasojė jo dhe shumė i pranueshėm nė pikėpamje legjitime.

    Gjithsesi, mė shumė rėndėsi ka aspekti politik. Edi Rama ėshtė e qartė se ka imponuar vullnetin e tij pėr tė mos njohur zgjedhjet, duke krijuar rrugėdaljen statusore tė rikandidimit. Pėrballė tij, nė Kongresin qė pasqyron raportet e Asamblesė, ende nuk ka njė figurė balancuese dhe ėshtė nė tė drejtėn e spekulimit, por edhe nė pėrputhje me skenarin e Blushit qė tė pritet njė riciklim i Fatos Nanos.

    Diversioni i Berishės
    Nė situatėn e zhvilluar sė fundmi nė opozitėn socialiste ka dorė edhe kryeministri Sali Berisha. Me anė tė teknikave tė veta tashė tė njohura, qė nga 28 qershori e pas Berisha ka udhėhequr njė aksion politik e medial, funksioni qendror i tė cilit ka qenė thjesht diversioni ndaj PS dhe lojė me korrentet e ndryshme qė janė konfiguruar brenda saj. Me sigurimin e njė koalicioni me LSI, Berisha doli nė skenė fillimisht me deklaratėn dekurajuese se: “Rama nuk ėshtė nė agjendėn time”.

    Njė qėndrim, i cili haptas i frynte kontestimit tė brendshėm nė PS, apo tė paktėn synonte qė tė izolonte medialisht kreun socialist edhe nga jashtė. Ajo qė e bėri edhe mė evident ndėrhyrjen e kryeministrit ishte deklarimi i tij i qėllimshėm njė ditė para mbledhjes sė Asamblesė Kombėtare: “Ftoj Ramėn tė bashkėpunojmė”, deklaronte kryeministri nė njė qėndrim qė nuk gjen shpjegim tjetėr veēse te synimi i tij pėr tė pasur njė ndikim edhe brenda opozitės socialiste qė ka vetėm 4 mandate mė pak sesa partia e tij. Ky kurs i tij korr kėshtu njė sukses tė radhės, pas fillimit tė tij tė parė publik nė vitin 2002, nė marrėveshjet formale dhe joformale, herė me njė krah dhe herė me njė tjetėr.

    Aktualizimi i diversioneve tė djathta brenda tė majtės ėshtė sot kėshtu njė vektor qė influencon zhvillimet e opozitės, duke cenuar autonominė e vendimmarrjes. Prova e parė ėshtė Parlamenti, dhe duhet thėnė se kundrejt selisė rozė qėndrojnė sot shumė aktorė tė interesuar pėr tė manovruar me dobėsitė e saj tė brendshme.

    Deklarata e Blushit
    Ballafaqimi aktual nė Partinė Socialiste nuk pėrfshin asnjė skenar tė mundshėm pėr ndarjen e saj tė mėtejshme. Hipotezat e mbetura sėrish pezull, pėr shkak tė Kongresit qė do tė mbahet mė 29 gusht, kanė marrė tė martėn nė mbrėmje njė sqarim politik nga rivali kryesor, aktualisht i kryetarit tė PS, Ben Blushi.

    Gjatė njė interviste televizive, ai ka deklaruar se “gogoli i ndarjes nuk do tė qarkullojė mė nė korridoret e PS”, nė njė qėndrim ky qė shfaqet si konstruktiv pėr kulturėn e debatit nė selinė rozė.

    Duke hapur njė dritare pėr atė qė pritet tė jetė edhe aksioni i kundėrshtarėve tė Ramės nė parti, Blushi ka sqaruar se manovrat qė zhvillohen aktualisht nė bazėn socialiste duke ushqyer frikėn e ndarjes duhet tė marrin fund. Duke ecur mė tej me njė analizė tė pėrciptė tė situatės, ai ka deklaruar se me humbjen e 28 qershorit, PS dėshmoi njė rėnie tė ndjeshme tė kapacitetit vendimmarrės, i cili u vėrtetua mė shumė tek institucioni i kryetarit. Njė bjerrje e organeve tė tjera ėshtė prekur edhe si element qė dikton alternimin e medies si njė dritare pėr tė debatuar ato qė nuk mundėsohen nė forume.

    “Qė nga 28 qershori, Kryesia ėshtė mbledhur vetėm 30 minuta”, theksoi Blushi, nė njė deklarim qė evidentonte mbylljen e partisė si njė pikė kritike. Kėshtu, nė tėrėsinė e vet, nota kontestuese ndaj politikės sė Ramės po pėrvijohet si njė aksion integrues i tė gjithė asaj kritike tė heshtur apo tė shpallur, qė nuk ka arritur qė nė kėto 4 vite tė gjejė rrugėn e shprehjes dhe tė konkurrimit. (Libertas)
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 20/5/2024, 18:39