BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Fillimet nė UĒK

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    30072009

    Buzqeshje Fillimet nė UĒK

    Mesazh nga Albatros

    Njohja e Kryeministrit Hashim Thaēi me heroin kombėtar Adem Jashari, fillimet e Thaēit nė UĒK dhe krijimi i UĒK-sė, vizitat e para tė Kryeministrit jashtė Kosovės, si dhe shumė momente interesante tė jetės sė tij. Kjo ėshtė pjesa e dytė e intervistės sė zhvilluar nga gazetari Blendi Fevziu

    KJ: Qė nė 1988 ke marrė pjesė nė lėvizje ilegale?
    Hashim Thaēi: Qė nė 1988 kemi vazhduar me organizimin tonė qė pėrmenda mė herėt, si dhe nė Lėvizjen Popullore tė Republikės sė Kosovės isha organizuar pėrmes Kadri Veselit. Pastaj, grumbullova njė grup shokėsh studentė, bartės tė lėvizjes studentore, nė koordinim tė plotė me Lėvizjen Popullore, organizonim demonstrata nė qendėr tė qytetit tė Prishtinės. Demonstratat kishin karakter politik pėr Kosovėn Republikė, por ndėrkohė pas demonstratave qė zhvilluan nė Podujevė, njė grup i lėvizjes legale kaloi nė legalitet, ky grup ishte i armatosur.

    KJ: Ē’do do tė thotė?
    Hashim Thaēi: Tė jetoje i ndjekur nga serbėt, tė tėrhiqeshe nga jeta normale dhe tė veprojė nė fshehtėsi maksimale kundėr policisė, administratės serbe dhe Lidhjes Komuniste tė atėhershme.

    KJ: Nė lėvizjen ilegale ishit vetėm me literaturė, me organizime demonstratash, apo kishte edhe veprime konkrete, flas atentate, sabotime, gjėra tė tilla...?
    Hashim Thaēi: Kishte sabotime, kishte organizime, nė veēanti prej vitit ‘89, tė fillimi tė organizimit tė armatosur, ka ndodhur edhe mė herėt nė organizatat ilegale kundėr inspektorėve tė sigurimit tė atėhershėm, tė UDB-sė. Por, nė mėnyrė mė tė organizuar ka filluar prej vitit 1989, nė atė kohė ishte dhe njė grup i organizuar ilegal, i armatosur nė trevėn e Podujevės, qė pastaj u instalua njė pjesė e madhe e tyre nė Prishtinė. Hasan Ramadani, qė ne bashkėvepruam nė atė kohė, u kujdes pėr ta. Ishte njė organizim qė nė fakt filloi tė tronditė Lidhjen Komuniste tė atėhershme, por mund tė them edhe prezencėn ushtarake, policore dhe sigurimin jugosllav nė Prishtinė.

    KJ: Kur ke mbajtur armė pėr herė tė parė?
    Hashim Thaēi: Armėn pėr herė tė parė, prej organizatės qė vepronim, e kam marrė nė vitin 1989, diku nga tetori, prej Afrim Zhitisė, mbaj mend shumė mirė edhe Hasan Ramadani i cili u vra nė fillim tė viteve 1990, pastaj filloi tė qėndronte ilegal nė Kosovė. Ishte njė armatim modest.

    KJ: Ēfarė ishte?
    Hashim Thaēi: Pėrpjekje guerile shumė moderne. Ishin gjysmė automatikė, automatikė shumė modernė, prodhim izraelit.

    KJ: E mbaje me vete?
    Hashim Thaēi: Ka pasur kohė, po. Ndėrsa prej themelimit tė UĒK-sė, vazhdimisht po.

    KJ: Ēfarė arme keni pasur nė UĒK?
    Hashim Thaēi: Fillimisht kemi nisur me njė armatim shumė modest. Unė kam mbajtur edhe revole, kam mbajtur edhe automatik, varėsisht nga rrethanat, kushtet dhe veprimet qė kemi zhvilluar. Por, ndėrkohė unė vazhdimisht kam qenė i fokusuar nė formėsimin e konceptit politik tė rezistencės tonė dhe tė prezantimit tė saj.

    KJ: A keni qenė ambicioz nė shkollė?
    Hashim Thaēi: Mund tė them se po.

    KJ: Nė ē’kuptim?
    Hashim Thaēi: Nė kuptim tė shkollimit. Por, edhe kur luanim me fėmijė, nė ēfarėdo sporti kam qenė ambicioz tė fitoj. Ambicie, si tek ēdo njeri. Ka ndodhur qė kemi humbur, por kam bėrė pėrpjekje qė tė vazhdoj me lojėn tjetėr dhe qė tė fitoj.

    KJ: Si ka qenė gjendja ekonomike e familjes nė atė kohė kur ju ishit student?
    Hashim Thaēi: Unė kam pasur fat qė nė periudhėn kur kam filluar si nxėnės i shkollės sė mesme, nė veēanti si student, gjendja e familjes sime ka qenė shumė mirė, ka qenė 4 vėllezėr duke punuar nė Vjenė tė Austrisė. Kam qenė disi edhe si i favorizuar dhe i pėrkėdhelur i familjes, pėr ēka u jam mirėnjohės vėllezėrve, motrave, mbi tė gjitha prindėrve, qė vazhdimisht mė kanė mbėshtetur, mė kanė pėrkrahur, mė kanė dhėnė kurajė tė jashtėzakonshme, edhe pėr punė, edhe pėr studime, edhe pėr jetė. Dua tė them se urtėsinė shpirtėrore, qetėsinė shpirtėrore, e kam prej nėnės, ndėrsa mund tė them se pak ambicien dhe kėmbėngulėsinė e kam prej babait.

    KJ: Nė atė kohė tė gjithė e dinin se shqiptarėt e Kosovės jetonin shumė mė mirė se shqiptarėt e Shqipėrisė. Ekonomikisht ka qenė mirė nė atė kohė?
    Hashim Thaēi: Nuk mund tė them se ka qenė ashtu siē ishte krijuar ai perceptim nė Shqipėri. Por, edhe Shqipėria nuk ishte nė atė gjendje siē ishte krijuar nė Kosovė se ishte njė kopsht me lule.

    KJ: Ēfarė informacione kishit pėr Shqipėrinė?
    Hashim Thaēi: Kishim opinione tė krijuara nga mediumet e Shqipėrisė. Nga njerėzit e paktė qė e kishin vizituar Shqipėrinė. Nga librat e pakėt qė i lexonim prej Shqipėrisė, qė mund t’i siguronim. Por, Kosova ishte pjesa mė e pazhvilluar e Jugosllavisė, ishte pjesa mė e diskriminuar nė kuptimin politik dhe ekonomik. Ishte pjesa mė e diskriminuar nė kuptimin politik dhe ekonomik. Kosova shfrytėzohej edhe prej Jugosllavisė, Beogradi vazhdonte tė zhvillohej, ndėrsa Kosova vazhdonte nė regres. Vazhdimisht ai regres ndikonte nė rritjen e pakėnaqėsisė, nė kultivimin e frymės mė kombėtare. Nė veēanti, ardhja e mėsimdhėnėsve tė Universitetit tė Tiranės nė vitet 1974-1981 nė Prishtinė, mund tė them se ka qenė kryesore pėr lėvizjen e re kombėtare tė shqiptarėve nė Jugosllavi dhe nė kėrkesėn Kosova Republikė. Por, edhe pėr zbehjen e mentalitetit jugosllav nė Prishtinė.

    KJ: Ju thatė qė 4 nga vėllezėrit punonin nė Vjenė kur ju ishit nė shkollė tė mesme. Kur keni udhėtuar pėr herė tė parė jashtė Jugosllavisė?
    Hashim Thaēi: Nė vitet 1989... Kam vizituar vėllezėrit nė Austri, nė Vjenė, ku kam qėndruar njė kohė, pastaj kam vizituar edhe motrėn e madhe qė jetonte nė Lilė, afėr Parisit... por edhe afėr Brukselit. Mė ndihmuan pėr tė kuptuar mė mirė botėn, kuptimin edhe mė tė gjerė.

    KJ: Si dukej bota jashtė Jugosllavisė?
    Hashim Thaēi: Nė fakt, komplet ndryshe.

    KJ: Ē’do me thėnė?
    Hashim Thaēi: Botė e mundėsive, botė e hapur, botė e mendimit tė lirė, ekonomisė sė lirė tė tregut, ndėrsa nė Kosovė vazhdonte regresi. Nė Jugosllavi fillonte kriza e madhe.

    KJ: Ju thatė qė u armatosėt pėr herė tė parė nė vitin 1989, ėshtė ekzaktėsisht koha qė edhe nė Shqipėri filluan lėvizjet demokratike, filluan protestat e para tė fshehura, qė mė pas u konrektizuan me ato tė viteve ‘90. Si e pėrcillnit gjendjen nė Shqipėri?
    Hashim Thaēi: E kemi pėrcjell gjendjen shumė nga afėr, nė vazhdimėsi. Dhe ēdo lajmi tė mirė pėr demokratizimin e Shqipėrisė, nė Kosovė i gėzoheshim. Kemi qenė tė bindur se pa demokratizimin e Shqipėrisė, nuk do tė kishte liri tė Kosovės.

    KJ: Ishit realistė pėr kėtė?
    Hashim Thaēi: Ishim realisht tė bindur, sepse me demokratizimin e Shqipėrisė hapeshin mundėsi tė reja, hapej njė mundėsi e komunikimit, nė tė njėjtėn kohė njė mundėsi e re e shfrytėzimit mė pozitiv prej lėvizjes kombėtare nė Kosovė, mundėsinė Shqipėri. Mundėsia Shqipėri nėnkuptonte liri pėr Kosovėn.

    KJ: Si e mbani mend krijimin e LDK-sė dhe ardhjen e Rugovės nė krye tė saj?
    Hashim Thaēi: E mbaj mend shumė mirė, si student. Nė atė kohė, filloi fryma mė liberale e ideve tė ndryshme, duke filluar nga Sllovenia, Kroacia, nė Bosnje dhe Hercegovinė, mandej edhe brenda Serbisė, por me fuqizim tė plotė tė autoritetit tė Millosheviēit dhe zhvillimet ne Maqedoni, por edhe nė Mal tė Zi. Natyrisht, Millosheviēi kishte krijuar njė front anti-Kosovė. Republikat tjera jugosllave ndėrsa rrezikoheshin vetė, nuk e kuptonin idenė e nacionalizmit serb, antishqiptar dhe anti-republikave tjera. Ne ballafaqoheshim nė dy zhvillime interesante, tė njė fillimi tė ri, mė ndryshe, tė lejimit tė shprehjes sė lirė, por jo tė veprimit. Prandaj, Serbia kujdesej tė mos ndodhnin veprime kundėr saj, ndėrsa nuk shqetėsohej fort kur flisnin kundėr saj. Kėtu kishim edhe dallime konceptore, ne ishim pėr veprim aktiv konkret. Nė atė kohė kemi qenė mė tė rezervuar nė kuptimin e fillimit tė menjėhershėm tė aksioneve tė armatosura, por kemi prezantuar edhe nė takime tė ndryshme, nė atė kohė tė spektrit politik kosovar, qė tė fillonim tė organizoheshim pėr rezistencė tė armatosur. Kemi qenė tė bindur se lufta nė njė kohė do tė ndodhte, se Serbia s’do tė largohej vullnetarisht nga Kosova.

    KJ: Kur e keni takuar pėr herė tė parė Ibrahim Rugovėn dhe si e mbani mend?
    Hashim Thaēi: Ibrahim Rugovėn pėr herė tė parė e kam takuar nė vitin 1991. Kam qenė student prorektor nė Universitetin e Prishtinės, sė bashku me udhėheqėsit e lėvizjes studentore tė atėhershme, zotin Fisnuk Cukaj, kemi shkuar nė zyrėn e tij pėr t’u takuar, ishte ora rreth 13:00. Filloi edicioni i lajmeve tė Deutche Welle. Mė kujtohet, aty thuhej qė duhet tė prisnim pak derisa tė dėgjonim lajmet. Ok, Fisniku dhe zoti Rugova pinin cigare, e di se zoti Rugova ka ofruar cigaret, ishte njė apasionant i theksuar i duhanit. Pastaj, nė reagimin tonė qė duhet tė lėvizim kundėr mbylljes sė Universitetit tė Prishtinės, na ka thėnė: djema duhet tė jeni tė kujdesshėm, ende nuk e kuptoni se ēfarė ėshtė shteti, ēfarė force ka, duhet tė jemi tė urtė, duhet tė jemi tė matur. Ishte njė takim interesant, por jo dobiprurės.

    KJ: E mbante mend mė pas kėtė takim?
    Hashim Thaēi: Rugova e mbante mend, ma ka kujtuar nė Rambuje edhe mė vonė, por natyrisht se zhvillimet tjera tė hershme bėnė qė ai takim tė mos kishte rėndėsinė e vet tė madhe, por pėr mua kishte rėndėsi tė jashtėzakonshme. Pse? Ballafaqoheshin dy ide tė ndryshme, dy koncepte qė definitivisht pastaj u instaluan nė Kosovė brenda lėvizjes politike nė vend.

    KJ: Kur u larguat nga Prishtina dhe pėrse?
    Hashim Thaēi: Nė verė tė vitit 1992, filluam njė grup intelektualėsh tė rinj, vazhdoja tė punoja nė Universitet me njė grup tjetėr atdhetarėsh nė Drenicė dhe pėrreth Drenicės, dhe strukturat e Lėvizjes Popullore, mendonim pėrfundimisht pėr rezistencė tė armatosur.

    KJ: Ishit tė bindur pėr kėtė?
    Hashim Thaēi: Ishim tė bindur.

    KJ: Kishit bindje se disa djem tė rinj me armė tė lehta, mund tė fitonin?
    Hashim Thaēi: Ishim tė bindur se ne mund tė fitonim, se mund tė vazhdonim, se mund tė fitonim pėrkrahjen, se njė ditė Kosova do tė ishte e lirė.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 20/5/2024, 16:48