BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    BE, 269.4 milionė euro ndihmė pėr Shqipėrinė

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    01082009

    Buzqeshje BE, 269.4 milionė euro ndihmė pėr Shqipėrinė

    Mesazh nga Albatros

    Komisioni Evropian miratoi dje drejtimin strategjik tė ndihmės financiare tė BE-sė pėr Shqipėrinė. Dokumenti i Planifikimit Indikativ Shumėvjeēar pėr periudhėn 2009-2010 konfirmon pėrparėsitė e ndihmės financiare pėr Shqipėrinė nė tri fusha kryesoreAto janė: reforma politike dhe ndėrtimi i institucioneve demokratike; reforma ekonomike; dhe aftėsia pėr tė pėrballuar pėrgjegjėsitė e anėtarėsisė. Njė pėrbėrės i veēantė i dokumentit strategjik ka tė bėjė me bashkėpunimin ndėrkufitar. Ndihma financiare jepet nė kuadėr tė Instrumentit tė Ndihmės sė Para-anėtarėsimit nė fusha tė caktuara ndėrhyrjeje dhe synon tė mbėshtesė Shqipėrinė pėr t’u pėrgatitur pėr anėtarėsim nė BE. Pėr periudhėn 2009-2011, shuma e pėrgjithshme indikative e ndihmės sė BE-sė pėr Shqipėrinė, nė formė grantesh nga buxheti i BE-sė, ėshtė 269.4 milionė euro. Pjesa mė e madhe e buxhetit pėrcaktohet drejt mbėshtetjes sė aktiviteteve tė pėrbėrėsit tė parė tė IPA-s, i cili ėshtė Ndihmė pėr Tranzicionin dhe Ngritjen e Institucioneve (237.9 milionė euro). Njė pjesė mė e vogėl do t’i shkojė pėrbėrėsit tė dytė tė IPA-s, i cili ėshtė Bashkėpunimi Ndėrkufitar (31.5 milionė euro). Mė specifikisht, fushat kryesore tė ndėrhyrjes nė kuadėr tė kėrkesave politike do tė pėrfshijnė reformėn e administratės publike dhe rritjen e kapaciteteve tė institucioneve kyēe, me qėllim zhvillimin e qeverisjes sė mirė. Njė tjetėr pėrparėsi e IPA-s ėshtė tė mbėshtesė reformėn e gjyqėsorit dhe tė policisė, tė mbėshtesė masa qė ndihmojnė luftėn kundėr korrupsionit dhe qė forcojnė sistemin politik. Gjithashtu, janė parashikuar fonde tė IPA-a pėr zhvillimin e medias, inkurajimin e pėrfshirjes shoqėrore dhe ekonomike tė pakicave dhe grupeve nė nevojė, si edhe dialogun me shoqėrinė civile. Nė kuadėr tė kėrkesave ekonomik-shoqėrore, IPA do tė ndihmojė autoritetet shqiptare tė pėrmirėsojnė financat publike, tė zbatojnė reformat strukturore dhe tė zhvillojnė funksionimin e tregut tė punės, duke rritur fleksibilitetin dhe duke e pėrputhur sistemin arsimor mė mirė me tė. IPA synon tė ndihmojė nė pėrmirėsimin e aksesit ndaj shėrbimeve thelbėsore dhe tregjeve ekonomike si edhe nė mbrojtjen e trashėgimisė kulturore. Nėn-pėrbėrėsi i cili merret me pėrgjegjėsitė e anėtarėsisė synon ta ndihmojė Shqipėrinė tė arrijė standardet e BE-sė nė fushat e tregut tė brendshėm, drejtėsisė, lirisė dhe sigurisė. Vėmendje e veēantė do t’i kushtohet bujqėsisė dhe zhvillimit rural, zhvillimit rajonal, mjedisit, mbrojtjes sė konsumatorit, transportit dhe energjisė.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 20/5/2024, 17:24