BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    PS-ja DHE 4 QARQET E VERIUT

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    01082009

    Buzqeshje PS-ja DHE 4 QARQET E VERIUT

    Mesazh nga Albatros

    Nė qoftė se 140 mandatet e Kuvendit do tė pėrcaktoheshin vetėm nga votat e zgjedhėsve tė 8 qarqeve tė Shqipėrisė sė Mesme dhe tė Jugut, koalicioni i udhėhequr nga Rama do tė kishte siguruar 72 mandate nga votimi i 28 qershorit, ndėrsa koalicioni i udhėhequr nga Berisha do tė kishte marrė vetėm 63 mandate. Por kjo epėrsi e ndjeshme e koalicionit Rama nė Shqipėrinė e Mesme dhe tė Jugut u eklipsua plotėsisht nė 4 qarqet veriorė, e madje u tejkalua. Dhe, meqenėse Kushtetuta nuk i pėrjashton zgjedhėsit e kėtyre qarqeve nga e drejta pėr t'iu llogaritur vota, koalicioni Berisha siguroi 70 mandate, ndėrkohė qė koalicioni Rama mbeti nė kuotėn 66.


    Kėto shifra tregojnė se strategjia e Ramės pėr fitimin e zgjedhjeve dėshtoi nė 4 qarqet veriorė. Se ē'pjesė e strategjisė sė tij nuk funksionoi nė veri, ndoshta nuk do ta mėsojmė dot, por gjasat janė se ajo ēaloi jo vetėm nė drejtim tė mbrojtjes sė votės, por edhe nė drejtim tė marrjes sė saj.


    Kėshtu, ėshtė e vėrtetė se rezultatet 300 me 0 nė disa qendra votimi tė Qarkut tė Shkodrės janė njė indicie e qartė se procesi i votimit ėshtė manipuluar nė atė qark, por nė Qarkun e Lezhės dhe tė Kukėsit, shpėrndarja e mandateve, me gjasa tė forta, do tė mbetej e njėjtė edhe po tė eliminoheshin manipulimet e pėrfolura.


    Nė fakt, e majta e ka patur nė vite njė problem verior. Kėshtu, nga njė sondazh i kryer nė prill tė 2008-ės, rezultonte se vetėm 27% e tė anketuarve kishin votuar rregullisht pėr tė majtėn nė 4 qarqet veriorė, ndėrkohė qė pėr tė djathtėn kishin votuar rregullisht 57% e tyre. Dhe rezultatet e 28 qershorit treguan se e majta u ngrit ndjeshėm mbi nivelin e votuesve tė rregullt tė saj - arriti kuotėn 38% - por, sidoqoftė, mbeti mė prapa se e djathta.


    Duke patur parasysh se Meta tani ėshtė nė koalicion me Berishėn, problemi verior i PS-sė bėhet edhe mė i mprehtė. Nė kėto kushte, Ramės i mbetet tė fillojė qė tani tė mendojė pėr njė strategji mė tė menēur pėr veriun. Ėshtė e vėrtetė se ai rezultoi udhėheqėsi mė i suksesshėm i PS-sė nė elektoratin verior, por gjithashtu, rezultoi se suksesi i tij nuk ishte i mjaftueshėm pėr t'i dhėnė njė mandat qeverisės.

    Rama e bazoi fushatėn e tij nė veri kryesisht tek simpatia qė elektorati i lėkundur presupozohej tė kishte pėr tė si njė figurė qė ishte shfaqur fillimisht nė skenėn publike, si njė antikomunist i zjarrtė - fjalimet gjatė fushatės elektorale nė Shkodėr e gjetkė, janė njė ilustrim i qartė i kėsaj strategjie. Dhe fakti qė koalicioni i tij, edhe nė kushtet e manipulimeve tė mundshme, siguroi 34% tė votave nė 4 qarqet veriore (pra, 7% mė shumė se niveli i votuesve tė rregullt tė gjithė sė majtės tė marrė sė bashku), tregon se tė lėkundurit kanė shkuar nė masė drejt koalicionit tė tij. Por qė rezultatet nė tė ardhmen tė jenė mė tė larta, duhet qė tė lėkundurit tė konsolidohen rreth PS-sė, ndėrkohė qė komisionerėt tė jenė mė besnikė ndaj saj.


    Qė ky objektiv tė realizohet, nuk mjafton vetėm tė luhet karta e vjetėr e antikomunizmit. Ndoshta promovimi i figurave veriore nė grupin udhėheqės tė PS-sė mund tė krijojė shtratin e nevojshėm pėr njė punė mė kapilare tė saj nė qarqet e veriut. Marrja dhe ruajtja e votės nė veri, si dhe nė enklavat me popullsi veriore tė krijuara nė Shqipėrinė e Mesme pas vitit 1990, kėrkon njė strategji mė pak moderne, tė bazuar kryesisht nė lidhje krahinore e fisnore.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 20/5/2024, 00:19