BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    A e shpėton lėnia e duhanit jetėn e grave?

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje A e shpėton lėnia e duhanit jetėn e grave?

    Mesazh nga LePuRuShJa 3/6/2008, 17:11

    Lėnia e duhanit mund tė shpėtojė jetėn e shumė njerėzve. Njė studim i kryer mes grave qė pijnė duhan tregon se lėnia e tij pakėson dukshėm rrezikun e prekjes nga sėmundje vdekjeprurėse brenda 5 vjetėve tė ardhshėm.

    Liz Rajlli filloi tė pijė duhan qė kur ishte 15 vjeē. Ajo nuk e dinte se ky ves do tė zgjaste pėr 30 vjet. Por mė pas e kuptoi se nėse do tė vazhdonte tė pinte duhan, me siguri do tė vdiste prej tij.

    Kohėt e fundit, shkencėtarėt morėn nė shwyrtim se sa shpejt mund tė pakėsohet rreziku ndaj problemeve tė shėndetit kur gratė lėnė duhanin.

    Mjekja Stacey Kenfield pranė shkollės pėr shėndetin public nė universitetin e Harvardit thotė se ajo dhe kolegėt e saj arritėn nė pėrfundimin se pėr disa sėmundje nuk duhet kohė e gjatė qė gratė tė shohin rezultatin pozitiv dhe tė mirat qė vijnė nga lėnia e duhanit.

    Shkencėtarėt morrėn nė shqyrtim gjendjen e rreth 100 mijė grave nga viti 1980 deri mė 2004 dhe krahasuan numrin e vdekshmėrisė nga sėmundje tė ndryshme mes atyre qė pinin duhan edhe atyre qė e kishin lėnė atė, me grupin e grave qė nuk kishin pirė asnjėherė duhan. Rezultatet e vėzhgimeve treguan njė pakėsim tė madh rrezikut tė vdekjes menjėherė sapo grate linin duhanin.

    Mjekja Kenfielld thotė se brenda 5 vjetėve pas lėnies sė duhanit, u vu re njė pakėsim prej 21 pėrqind i rrezikut tė vdekjes nga kanceri i mushkėrive dhe njė pakėsim prej 50 pėrqind nė rrezikun e vdekjes nga sėmundjet kardiovaskulare dhe tė zemrės. Studimi tregoi gjithashtu se 20 vjet pas lėnies sė duhanit rreziku i vdekjes nga sėmundjet kardiovaskulare pakėsohej edhe mė shumė. Sipas studimit, rezultatet e tė cilit u botuan nė revistėn e shoqatės amerikane tė mjekėsisė, kur organizmi pastrohet nga karcinogjenet qė hyjnė nė trup nėpėrmjet tymit tė cigares, organizmi ėshtė nė gjendje tė riparojė veten.

    Liz Rajlly, e cila e la duhanin nė vitin 2002, thotė se pas kaq shumė vjetėsh ėshtė nė gjendje tė marrė frymė lirisht. Tani ajo kėshillon gratė e tjera qė tė lėnė duhanin.

      Ora ėshtė 2/5/2024, 03:27