BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Pėrkujtimi i Zotit, ėshtė jetė

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Pėrkujtimi i Zotit, ėshtė jetė

    Mesazh nga Vizitor 6/9/2009, 21:05

    Pėrkujtimi i Zotit, ėshtė jetė 11516

    Njerėzit e mėdhenj, e pėrmendnin Zotin dhe e madhėronin Atė, pasi diēka tė tillė e shihnin si furnizim shpirtėror, lumturi, kėnaqėsi tė syve tyre, pastrim tė zemrės, shpirtin e luftėtarėve…


    Falenderimet janė pėr Zotin, paqa dhe mėshira e Tij pėr profetin Muhamed a.s, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij…

    Njerėzit e mėdhenj, e pėrmendnin Zotin dhe e madhėronin Atė, pasi diēka tė tillė e shihnin si furnizim shpirtėror, lumturi, kėnaqėsi tė syve tyre, pastrim tė zemrės, shpirtin e luftėtarėve… kjo, pasi vetėm me pėrkujtimin e Zotit qetėsohen zemrat. Qetėsohen nga zhgėnjimi i jetės sė kėsaj bote, qetėsohen nga frika dhe jeta e stresuar. Me pėrkujtimin e Zotit qetėsohen zemrat, ėshtė njė realitet tė cilin e pėrjetuan njerėzit e mėdhenj.

    Imam Muslimi, transmeton se Profeti a.s kaloi me shokėt e tij pranė njė mali tė veēuar nga malet e tjerė dhe u tha shokėve:"Ecni, ky ėshtė Xhemedani (pėr malin)." Shokėt u ndalėn duke vėshtruar se ēfarė tė veēante kishte ai mal. Profeti a.s u tha:"Janė dalluar njėsuesit." Tė habitur, shokėt e pyetėn:"Kush janė njėsuesit o i dėrguar i Zotit?" Ai u tha:"Janė ata burra dhe gra qė e pėrmendin Zotin shpesh."

    Njė ditė Profeti (a.s.) u tha shokėve: "A t'ju tregoj se ēfarė ėshtė mė e mirė nga veprat tuaja, qė ėshtė mė e pastėr dhe qė ka shpėrblimin mė tė madh, qė ėshtė mė e mirė se tė japėsh flori apo argjend sadaka, qė ėshtė mė mirė se tė luftosh me armiqtė nė rrugė tė Zotit?" Sahabet i thanė: "Cila ėshtė ajo vepėr, o i Dėrguar i Zotit?" Ai u tha: "Pėrkujtimi i Allahut.

    Thotė Zoti nė Kuran: "Mė kujtoni (me adhurime) qė t'ju kujtoj (me shpėrblim), mė falenderoni dhe mos mė mohoni." (Bekare 152)

    Nėse pėrkujtimi i Zotit nuk do tė kishte dobi tjetėr, do tė mjaftonte qė tė pėrmend vetė Zoti. Nėse ti e pėrmend nė veten tėnde, Ai tė pėrmend me veten e Tij, nėse ti e pėrmend mes njerėzve, Ai tė pėrmend mes melekėve, banorėve tė qiellit.

    Kur njė njeriu tė mirė dhe adhurues me pėrkushtim ndaj Zotit tė tij, i thanė:"Pėrse nuk e cakton kohėn kur pėrkujton Zotin, nė mėngjes, drekė dhe darkė?" Ai u pėrgjigj:"Si mė kėrkoni tė caktoj njė kohė specifike pėr tė pėrkujtuar Zotin, nė njė kohė qė unė kėtė e bėj gjatė gjithė kohės, natėn dhe ditėn?!"

    Thotė Zoti nė Kuran:"Ata qė e pėrkujtojnė Zotin nė kėmbė, tė ulur dhe tė mbėshtetur dhe meditojnė rreth krijimit tė qiejve dhe tė tokės."

    Imam Ahmedi transmeton njė hadith ku thotė:"Pėrmendeni Zotin aq shpesh, sa tė tjerėt t'ju konsiderojnė tė ēmendur."

    Disa njerėz panė njė nga dijetarėt muslimanė, i cili gjatė gjithė kohės i lėvizte buzėt me pėrkujtim tė Zotit. Tė habitur ata i thanė:"Mos je i ēmendur?" Ai u pėrgjigj:"Unė kam ilaēin qė shėron tė ēmendurit."


    Kush kėrkon zemėr tė mbushur me qetėsi, jetė plot lumturi dhe njė arsyetim tė drejtė, e kėshillojmė tė pėrmendė sa mė shumė Zotin. Tregon Ibnu Tejmije, qė Ebu Hurejre kishte lidhur njė mijė nyja nė njė pe dhe me tė pėrkujtonte Zotin duke thėnė ēdo ditė 12.000 herė subhanallah. Siē thoshte vetė ai, kėtė e bėj pasi aq ėshtė shpagimi i gjakut dhe thoshte se e bėn pėr tė liruar veten.

    Tregon Ibnu Rexheb:"Halid ibnu Midan , adhuruesi i pėrkushtuar, thoshte ēdo ditė njėqin mijė herė subhanallah. Kur vdiq dhe njerėzit u afruan ta varrosin, papritur melekėt e morrėn kufomėn e tij dhe e vendosėn nė varr."
    Njė burrė i shtyrė nė moshė, duke u mbėshtetur nė bastunin e tij, vajti tek Profeti a.s dhe e pyeti:"O i dėrguar i Zotit! Ligjet dhe obligimet fetare janė shtuar, prandaj mė trego diēka mė tė lehtė qė tė kapem pėr saj!" Profeti a.s iu pėrgjigj:"Ta mbash gjuhėn gjithmonė tė freskėt me pėrkujtimin e Zotit."
    Musai a.s, i kėrkoi Zotit t'i mėsojė diēka tė re, me tė cilėn ta pėrkujtonte duke u dalluar nga njerėzit e tjerė. Zoti i tha:"Mė pėrkujto me fjalėn: La ilahe il-lallah" Musai i tha:"O Zot! Tė gjithė njerėzit e thonė kėtė, unė dua diēka specifike." Zoti iu pėrgjigj:"O Musa! Nėse do tė vendoseshin shtatė qiejt bashkė me tokėn nė njėrėn anė tė peshores dhe fjala "La ilah il-lallah nė anėn tjetėr, padyshim qė fjala "La ilahe il-lallah" do tė rėndonte mė shumė."
    Ndodhte qė Ibnu Tejmije ulej nė xhami pas namazit tė sabahut dhe qėndronte ulur duke kujtuar Zotin derisa tė lindte dielli. Mė pas ēohej dhe u thoshte nxėnėsve:"Ky ėshtė ushqimi im pėr sot."

    Tregon Ibnu Tejmije:"Sa herė qė hasja vėshtirėsi nė ēėshtjet e fikhut, thoja njėmijė herė subhanallah dhe mė vinte zgjidhja menjėherė."

    Shokėt dhe nxėnėsit e tij e shihnin gjatė gjithė kohės duke lėvizur buzėt. Dikush i tha njė ditė:"O mėsuesi ynė! Tė shohim qė gjatė gjithė kohės lėviz buzėt!" Ai u tha:"Zemra ime ėshtė si puna e peshkut, qė po e nxorre nga uji ngordh. Zemra ime vdes nėse nuk e ushqej me pėrkujtimin e Zotit."
    Ai vazhdonte ta lexojė suren Fatiha qė pas namazit tė sabahut derisa tė ngrihej dielli. Kur e pyetėn mbi kėtė shkak, ai u tha:"Zoti ka shpallur 104 libra qiellorė, tė cilėt i ka pėrmbledhur nė katėr prej tyre (Zeburi, Teurati, Ungjilli dhe Kurani). Kėta tė katėr, i ka pėrmbledhur nė njė libėr, Kuranin. Vetė Kuranin e ka pėrmbledhur nė suren Fatiha. Kurse kėtė sure, e ka pėrmbledhur nė dy fjalitė:"Vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm prej Teje ndihmė kėrkojmė."

    Imam Buhariu e pėrfundon librin e tij tė haditheve me hadithin e bukur:"Dy fjalė tė lehta pėr t'u shqiptuar, tė rėnda nė peshore, tė dashura tek Zoti, ato janė: "subhanallahi ve bi hamdihi, subhanallil adhijm."

    Kėta njerėz tė mėdhenj si imam Buhariu, muslimi dhe dijetarė tė tjerė tė hadithit, porosisin dhe kėshillojnė umetin qė tė pėrsėrisin sa mė shpesh fjalėt:"La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike lehu, lehul mulku ve lehul hamdu ve huva ala kul-li shejin kadir." Kush i pėrsėrit kėto fjalė njėqind herė nė ditė, i shkruhen njėqind tė mira, i fshihen njėqind tė kėqija, i quhet sikur u ka falur lirinė dhjetė skllevėrve dhe askush nuk mund tė ketė bėrė njė vepėr mė tė mirė, pėrveēse dikush qė ka thėnė mė shumė se ai."

    Profeti Junus a.s, u gėlltit nga balena dhe ndodhej nė tre erėsira: E barkut tė balenės, e oqeanit dhe e natės, i shkėputur nga tė gjithė tė afėrmit, tė dashurit, fėmijėt dhe gruaja. I gjendur nė kėtė situatė, ai kujtoi Krijuesin e vetėm dhe tė pashok dhe thirri me forcėn e besimit:"Nuk ka zot tjetėr pėrveē Teje o Zot. I pa tė meta je Ti, unė i bėra padrejtėsi vetes time." Thotė Profeti a.s:"Ēdo i brengosur qė i pėrsėrit kėto fjalė, do i largohen brengat."

    Fillimisht, lutjen e tij ai e filloi me fjalėt:"Nuk ka zot tjetėr pėrveē Teje o Zot." Fjalė me tė cilat ai shprehte njėsimin dhe ekzistencėn e njė Zoti tė vetėm, duke mohuar ēdo lloj mundėsie pėr ekzistencėn e rivalėve tė Zotit tė Madhėruar.

    Me fjalėt:"I pa tė meta je Ti" ai pėrforcon idenė dhe bindjen e tij se Zoti ėshtė larg ēdo tė mete, Ai ėshtė larg ēdo lloj padrejtėsie. Mė pas, Junusi a.s pranon gjynahin e bėrė:" unė i bėra padrejtėsi vetes time."

    "Dhennuni (Junusi) kur doli i zemėruar (prej popullit) dhe kujtoi se nuk do t'i vijė mė puna ngushtė. Ai thirri nė errėsira se nuk ka zot tjetėr veē Teje, i pa tė meta je Ti. Unė u solla padrejtėsisht ndaj vetes" (Enbija 87)

    Kurse Jusufi a.s, u burgos nė burg, duke u ndarė nga njerėzit e dashur dhe duke qėndruar i vetėm nė qelinė e tij tė rrethuar me hekura. Edhe pse nė qeli dhe nė vuajtje, ai gjente kohėn e duhur dhe ftonte tė burgosurit e tjerė nė besim dhe adhurim tė njė Zoti tė vetėm.

    "O ju shokėt e mi tė burgut, a ėshtė mė mirė tė adhurohen zota tė ndryshėm apo Zoti, i vetmi ngadhnjimtar?" (Jusuf 37

    Me kėtė, ai u thoshte qė para se tė shpjegojmė ėndėrrat tuaja dhe tė flasim mbi ēėshtje tė tjera, le tė biem dakort qė nuk ka zot tjetėr pėrveē Atij qė na ka krijuar dhe qė e merriton adhurimin tonė.

    Edhe gjatė luftės, Zoti na nxit qė ta pėrkujtojmė Atė mė shpesh. Thotė Zoti nė Kuran:"O ju qė keni besuar! Kur tė takoheni me kundėrshtarin tuaj, rezistoni dhe pėrkujtojeni Zotin me shpresė qė tė shpėtoni."

    Kur dikush e pyeti Ibnu Tejmijen se ē'lidhje kishte pėrkujtimi i Zotit nė luftėn me armikun, ndėrkojė qė gjithsecili ėshtė i zėnė me luftėn, ai tha:"Ėshtė zakon qė nė kohėt dhe ēastet mė tė vėshtira, njeri tė pėrkujtojė dhe t'i shkojė mendja tek mė i dashuri i tyre. A ka mė tė dashur se Zoti pėr besimtarėt?" Ndėrkohė qė armiqtė e muslimanėve kujtonin fėmijėt, gratė dhe pasuritė e tyre qė kishin lėnė dhe me kėto merrnin forcė dhe zemėr pėr tė luftuar, muslimanėt pėrkujtonin Zotin e tyre pėr t'i inkurajuar dhe dhėnė zemėr.

    Shembullin dhe modelin mė tė mirė nė pėrkujtimin e Zotit ne kemi profetin Muhamed a.s. Rrugėn e tij e ndoqėn dhe dijetarėt dhe njerėzit e mėdhenj qė erdhėn pas tij. Kishte prej tyre qė lexonin ēdo ditė suren Ihlas njė mijė herė. Njė tjetėr thoshte njė mijė herė nė ditė:"La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike lehu, lehul mulku ve lehul hamdu ve huva ala kul-li shejin kadir." Dikush tjetėr e thoshte njėzet mijė herė, dikush tjetėr e pėrfundonte leximin e Kuranit ēdo javė...

    Zemra ėshtė organi qė vėshtrohet dhe kontrollohet nga Zoti i madhėruar. Nėse atė e mbush me lexim Kurani, pėrkujtim tė Zotit, lutje, madhėshti tė Zotit dhe shenjtėrim, ajo do i ngjajė njė kopėshti tė mbushur me lule tė ndryshme dhe do tė tė nxisė pėr punė tė mira, moral, siqeritet, mall dhe besim tė fortė.

    Por nėse ti e mbush me pėrgojime, epshe, dėshira pėr argėtime dhe dėfrime, dyshime etj... ajo i ngjan njė ndėrtese tė vjetėr dhe pothuaj tė shembur, e cila nuk ka gjė brenda pėrveē minjve, akrepave, merimangave etj... Kjo zemėr ėshtė e mbushur me urrejtje, zili dhe smirė, devijim nga rruga e drejtė, mendjemadhėsi dhe epshe.

    Tani le tė pėrmendim disa forma me tė cilat e kujtonte Profeti (a.s.) Zotin dhe tė pėrmendim edhe shpėrblimin e tyre.

    Thotė Profeti a.s:"Fjalėt: Subhanallah, vel hamdu lil-lah, ve la ilahe il-lallah, vallahu ekber, janė fjalėt mė tė mira qė mund tė thuhen nė njė ditė dhe janė veprat mė tė mira me tė cilat mund tė fshihen gjynahet."

    Thotė profeti (a.s):"Kush thotė ēdo ditė "subhanallahi ve bi hamdihi" njė qind herė, i falen gjynahet edhe sikur tė jenė si shkuma e detit."

    Pėrkujtimi i Zotit kėnaq Zotin, dėbon shejtanin, shton veprat e mira nė peshore, qetėson zemrėn, mbush shpirtin me freski, ėshtė mbrojtės, shton tė mirat dhe fshin tė kėqijat, tė bėn tė dashur tek Zoti, largon brengat dhe shqetėsimet, tė ndihmon dhe tė jep forcė pėr tė kryer obligimet ndaj Zotit, tė largon nga gjynahet dhe tė jep bereqet nė veprat dhe punėt e tua.

    Ėshtė e dobishme qė ne muslimanėt tė studiojmė jetėshkrimet e kėtyre njerėzve tė mėdhenj dhe tė mėsojmė se si ata e madhėronin dhe pėrkujtonin Zotin e tyre.

    Thotė Zoti nė Kuran:"Namazi ndalon veprat e ulėta dhe tė kėqia."
    Kurse Ibnu Tejmije, lidhur me namazin thotė:"Namazi ka dy dobi: Njėra ėshtė se ndalon nga veprat e ulėta dhe e dyta ėshtė se me anė tė tij pėrkujtohet Zoti i Madhėruar. Dhe pėrkujtimi i Zotit nė namaz, ėshtė dobia mė e madhe edhe se vetė ndalimi i veprave tė ulėta dhe tė kėqia.
    Kurse dijetarė tė tjerė, rreth ajetit:"dhe pėrkujtimi i Zotit ėshtė mė i madh" kanė thėnė:"Ky veprim ėshė mė i madh dhe mė i dobishėm se ēfarėdo lloj vepre tjetėr tė mirė."

    Shumė dijetarė thonė se puna mė e mirė dhe mė e vlefshme, ėshtė pėrkujtimi i Zotit, gjė e cila njėkohėsisht ėshtė dhe puna mė e lehtė.

    Sa njerėz tė mirė janė ata qė kohėn e mbushin me pėrkujtim tė Zotit! Sa tė mirė janė ata qė zemrat e tyre janė plot fjalė pėrkujtuese dhe madhėruese pėr Zotin e tyre! Sa tė mirė janė ata qė gjuha e tyre ėshtė gjithmonė nė kontakt me fjalėt e Zotit tė tyre.

    Profeti a.s vajti njė natė tek shtėpia e Ubej ibnu Kab. Kur Ubej vajti tė hapė derėn dhe gjeti Profetin a.s tek pragu, u gėzua dhe tha:"Nuk ka mik mė tė mirė qė ka hyrė nė kėtė derė, se ky qė po vjen sonte." Profeti a.s hyri dhe i tha:"O Ubej, Zoti mė ka dėrguar qė tė tė lexoj suren Bejjine." Ubej i shtangur dhe i gėzuar njėkohėsisht, i tha:"O i dėrguar i Zotit! A e pėrmendi Zoti emrin tim?!" "Po" iu kthye Profeti a.s. Atėherė, Ubej shpėrtheu nė tė qarė nga gėzimi, qė Zoti e kishte pėrmendur emrin e tij mes banorėve tė qiellit.

    Nėse ti o vėlla dhe o motėr e pėrkujton Zotin nė vetmi, Ai tė pėrkujton nė vetmi. Nėse pėrkujtoni mes banorėve tė tokės, ai u kujton mes banorėve tė qiellit.

    E lusim Zotin qė tė na bėjė nga ata qė e pėrkujtojnė, falenderojnė Atė dhe qė ndjekin rrugėn e Profetit tė Tij tė nderuar.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 27/4/2024, 02:40