BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kuvend, Topalli rizgjidhet kryetare. Mungon PS-ja

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    09092009

    Buzqeshje Kuvend, Topalli rizgjidhet kryetare. Mungon PS-ja

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Nė seancė ishin tė pranishėm ambasadorėt, por mungonte Topi. Topalli voton pėr veten e saj. Me pas feston ne Vilėn e Enverit.

    TIRANĖ- Nėnkryetarja e Partisė Demokratike Jozefina Topalli nėpėrmjet njė gare krejt formale dhe me veten e vet, ėshtė rikonfirmuar pėr njė mandat tė dytė nė postin e kryetares sė Kuvendit tė Shqipėrisė.

    E propozuar nga grupi parlamentar i PD-sė, Topalli, duke votuar edhe veten e saj, ka marrė 74 votat e mazhorancės qeverisėse pro dhe vetėm votėn e kreut tė PBDNJ-sė, Vangjel Dule kundėr.

    Procedura

    Seancėn e djeshme parlamentare ka vijuar ta drejtojė si njė ditė mė parė njė nga deputetėt mė tė vjetėr tė kėsaj legjislature Fatos Beja, i cili nder tė tjera nė zbatim tė rregullores sė Kuvendit ka hapur procedurat pėr zgjedhjen e kryetarit tė ri tė kėtij institucioni.

    Pėrmes njė procedure formale, ai ka ftuar deputetėt qė tė bėjnė propozimet pėrkatėse, por si pjesė e marrėveshjes mes forcave qeverisėse dhe nė mungesė tė opozitės nga salla ka ardhur si propozim vetėm emri i Jozefina Topallit.

    Nė emėr tė grupit parlamentar, kryetari i grupit kuvendor demokrat, Astrit Patozi, ka propozuar emrin e Topallit si kandidaturė e mbėshtetur nga njė numėr i konsiderueshėm deputetėsh, por pa bėrė tė ditur numrin e tyre.

    Ndėrkohė pas seancės, burime pranė tė zgjedhurve tė djathtė u mėsua se pėr kandidaturėn e Topallit kishin firmosur rreth 60 deputetė, mes tė cilėve edhe pėrfaqėsues tė partive tė tjera aleate, siē ėshtė edhe LSI-ja.

    Me administrimin e kandidaturės, Kuvendi zgjodhi dhe komisionin e posaēėm zgjedhor nė pėrbėrje tė tė cilit u votuan Sokol Olldashi, Igli Cara, Arenca Trashani, Ilir Bano dhe Dritan Prifti. Nė bazė tė rregullores, komisionin e ka drejtuar anėtari mė i vjetėr i tij, qė nė rastin konkret rezultoi se ishte Ilir Bano.

    Mė pas, deputetėt, pėrmes njė votimi tė fshehtė, me kuti, janė ftuar nė mėnyrė nominale tė votojnė. I pari qė ka votuar ka qenė Berisha dhe i fundit zėvendėsi i tij nė qeveri dhe aleati mė i ri, Ilir Meta.

    Nė pėrfundim tė votimit rezultoi se pėr kandidaturėn e Topallit kishin votuar tė gjithė deputetėt e mazhorancės qeverisėse, ndėrsa kundra saj kishte votuar vetėm njė deputet, qė pėr nga radha e hedhjes sė fletės sė votimit nė kuti, ishte e lehtė tė zbulohej se ajo ishte vota e kreut tė PBDNJ-sė, Vangjel Dule.

    Topalli

    Me leximin e votės sė fundit Kuvendi dhe gjithė tė ftuarit, pėrfshi kėtu edhe bashkėshortin dhe djalin e Topallit qė ndodheshin nė lozhė kanė duartrokitur gjatė rikonfirmimin e saj nė postin e kryeparlamentares, ndėrsa ėshtė vėnė re nė kėtė seancė ceremoniale mungesa e kreut tė shtetit Bamir Topi.

    Mė pas, Topalli ėshtė ngritur nga vendi i saj provizor qė mbante nė sallė dhe ka takuar duke falenderuar thuajse pjesėn mė tė madhe tė deputetėve qė e votuan.

    Nė pėrfundim tė shpalljes sė rezultatit, Topalli ka rizėnė karrigen e kryeparlamentares dhe prej aty i ka pėrcjellė njė mesazh deputetėve tė sapo mandatuar, pa harruar nė fjalėn e vet edhe opozitėn me tė cilėn ka premtuar se do tė bashkėpunojė nė emėr tė reformave integruese, qė e presin vendin tonė nė kėto katėr vite.

    "Jam e sigurt se marrėveshje tė rėndėsishme pėr vendin do tė kenė bashkėpunimin e opozitės", - ėshtė shprehur Topalli nė fjalėn e vet pėrshėndetėse.

    Megjithatė, pavarėsisht gatishmėrisė pėr tė bashkėpunuar me socialistėt, Topalli i ka kthyer atyre njė pėrgjigje pėr kushtet qė ata i kanė vendosur kėsaj mazhorance, pėr tė marrė pjesė nė Kuvend, duke e konsideruar vendimin e tyre tė bojkotit si tė nxituar dhe zgjedhjet e 28 qershorit mė tė mirat qė Shqipėria ka njohur ndonjė herė.

    "Mund tė kemi edhe tensione, dhe kjo nuk ėshtė diēka e re, ndonjė grup mund tė vendos edhe nė nxitim, edhe nė drejtim tė kundėrt tė interesave, por ky vend do tė ecė pėrpara. Vijmė nga zgjedhjet mė tė mira qė janė realizuar. Pėr herė tė parė, nė kėto dy dekada ēdonjėri nga 140 deputetėt ka marrė mandatin me vendim unanim tė anėtarėve tė majtė e tė djathtė tė KQZ-sė", - tha Topalli.

    Pas mbylljes sė seancės festa e rizgjedhjes sė Topallit si kryetare Kuvendi ka vazhduar nė vilėn 31 nė Bllok, e njohur ndryshe si vila e ish-diktatorit Hoxha, ku ajo ka shtruar njė banket pėr deputetėt, stafin e saj dhe anėtarė tė Forumit tė gruas dhe forumit rinorė tė PD-sė. Aty Topalli ka hedhur edhe fishekzjarre pa fund, ndėrsa stafi i kishte rezervuar njė urim tė veēantė tė shkruar nė njė banderolė tė madhe blu.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 20/5/2024, 16:50