BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Takimi Rama-Ndoka: Pro komisionit hetimor!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    09092009

    Buzqeshje Takimi Rama-Ndoka: Pro komisionit hetimor!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    TIRANĖ - Partia Demokristiane ėshtė partia e parė e djathtė qė ndan tė njėjtin qėndrim me PS-nė, se zgjedhjet nė Shqipėri nuk plotėsuan standardet e kėrkuara. Pikėrisht pėr kėtė qellim, kryetari i PDK-sė, Ndoka, ka filluar negociatat me kryetarin e PS-sė, Edi Rama. Nė njė deklarim pėr "Shekulli"-n, Ndoka ka konfirmuar bashkėpunimin e Partisė Demokristiane me Partinė Socialiste pėr njė hetim administrativ tė zgjedhjeve tė 28 qershorit.

    PDK-ja i ka cilėsuar standardet e kėtyre zgjedhjeve si tė papėrmbushura, duke shtuar se ka prova tė pakontestueshme, qė verifikojnė deformimin e rezultatit tė kėtyre zgjedhjeve dhe qė kanė ndikuar nė rezultatin negativ tė kėsaj partie. Ndėr tė tjera, kryedemokristiani pohon se do pranojė negociatat me tė gjitha ato parti, qė janė pro hetimit tė zgjedhjeve tė 28 qershorit, qofshin kėto tė majta apo tė djathta.

    "Ne kėrkojmė tė rikthejmė besimin e qytetarėve te vota pėrtej ēdo paragjykimi."- tha Ndoka. Nė takimet e zhvilluara mes kreut tė PDK-sė dhe kryetarit tė PS-sė, kryesorja mbetet krijimi i njė komisioni hetimor. Ngritja e komisionit hetimor ėshtė njė ndėr kushtet e vendosura nga selia rozė pėr hyrjen e deputetėve socialistė nė Kuvendin e Shqipėrisė. Ky vendim i opozitės, qė po kushtėzon pjesėmarrjen e saj nė kėtė legjislacion tė ri parlamentar, pėrkrahet edhe nga parti tė krahut tė djathtė, siē ėshtė PDK-ja.

    Nė vijim, Ndoka tha se pėr ēėshtjen e fillimit tė hetimeve administrative janė zhvilluar takime tė ndryshme edhe me kryetarin e LZHK-sė, PSD-sė e PDS-sė. Ndėr tė tjera, ai thekson se disa ditė pas formimit tė qeverisė pritet tė organizohet njė takim edhe me kreun e partisė Lėvizja Socialiste pėr Integrim, me qėllim njohjen e pikėpamjeve tė tyre dhe mbėshtetjen e idesė pėr ngritjen e kėtij komisioni hetimor. Gjithsesi, kryetari i PDK-sė theksoi se bashkėpunimi me selinė rozė do tė jetė vetėm pėr zgjedhjet dhe zhvillimin e hetimeve administrative tė zgjedhjeve. Ai mohoi mundėsinė e hyrjes nė koalicion me Partinė Socialiste.


    8 shtator
    Rama: Me bojkotin, PS-ja nis aksionin politik
    TIRANĖ- Kryetari i PS-sė, Edi Rama ka deklaruar sot se kushtėzimi i hyrjes nė Kuvend nga ana e socialistėve ėshtė vetėm nisja e aksionit politik tė opozitės.

    "Ne kėrkojmė hetim nė pavarėsi tė plotė nga diktati i shumicės pėr krimin elektoral, nė prani tė OSBE/ODIHR-it, qė janė garant i besueshėm nga tė gjitha palėt"- tha ai, duke shtuar se PS-ja ėshtė gati tė hyjė nė Kuvend nėse plotėsohet kushti pėr hapjen e kutive tė votimit dhe rinumėrim tė tyre pėr zonat qė kontestojnė socialistėt.

    Gjatė njė komunikimi me mediat, Rama e ka quajtur kuvendin jo vetėm shprehje tė njė deformimi tė rėndė tė procesit elektoral, por edhe qė po afirmon qė nė lindjen e vet principin shumė tė rrezikshėm tė mungesės sė plotė tė vullnetit pėr transparencė nė raport me tė gjithė publikun dhe nė raport me detyrimet themelore pėr respektimin e lirive dhe tė drejtave kushtetuese tė njerėzve.

    "Ėshtė e qartė se nė themel tė kėsaj mungese tė plotė vullneti qėndron frika nga hapja e kutive qė mbajnė brenda bazėn e deformimit elektoral. Frika nga hapja e kutive qė mbajnė brenda dėshminė faktike tė asaj qė ka ndodhur nė 28 qershor dhe tė batėrdisė qė ėshtė bėrė me materialin zgjedhor"- tha ai.
    Sipas Ramės, pėrveē frikės nga hapja e kutive ėshtė edhe frika nga transparenca me tė gjithė veprimtarinė e njė shteti tė tėrė tė vėnė nė funksion tė pushtetit. Duke filluar qė nga shpėrdorimi i aseteve publike pėr qėllime elektorale, deri tek pėrndjekja e patregueshme e qytetarėve qė sot largohen nga vendi i punės, vetėm sepse janė identifikuar si njerėz tė opozitės, se kanė qenė pėrfaqėsuesit e saj nė komisione.

    "Kjo shtjellon kuptimin e kushteve tona, pėr tė garantuar demokracinė, lirinė dhe tė drejtat kushtetuese, tė gjithė atė shtrat barazie pėrpara ligjit dhe nė raport me parimet dhe vlerat e panegociueshme tė demokracisė, qė sot ėshtė e kėrcėnuar nga njė kuvend qė dominohet me mungesė legjitimiteti dhe nesėr do diktohet nga njė qeveri, qė lind si shprehje e deformimit dhe mashtrimit publik, duke e bashkuar atė qė dukej e pabashkueshme para 28 qershorit"- tha ai.

    Mė tej ai ka deklaruar edhe njėherė vullnetin e forcės qė drejton pėr ta ēuar para kėtė kauzė pėrpara, si njė kauzė qė nuk ėshtė ajo e njė partie, por shumė mė e madhe se kaq, ėshtė njė kauzė qė sipas tij, ka tė bėjė direkt me mėnyrėn si funksionon jeta demokratike nė kėtė vend dhe kėrcėnimit qė u bėhet pėrmes pushtetit tė sotėm funksioneve jetike tė demokracisė.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 12/5/2024, 02:06