BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Historia e parfumit

    Moza
    Moza
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 23/03/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 973
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 2910
    <b>Votat</b> Votat : 17
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Ne pune lind dashuria,prandaj ai qe punon asnjehere nuk ankohet per mund...

    Buzqeshje Historia e parfumit

    Mesazh nga Moza 9/9/2009, 22:09

    ]Erėn nė shishe sigurisht e kanė robėruar egjiptianėt e vjetėr, por shikuar gjuhėtarisht, deri tek ne parfumi erdhi pėrmes tymit tė ‘pėr fumum’ latin. Pallati i kujt ishte i parfumosur dhe kur filluan ta ‘shfrytėzojnė’ masat parfumin?

    Kush e zbuloi parfumin e parė? Kush do tė dinte. Por besimtarėt do tė thoshin se hundėn dhe erėrat i ka krijuar Zoti. Por pavarėsisht nga feja, njerėzit kaherė e pėrdorin parfumin.

    Konsiderohet se pėrpunimi primitiv i parfumit filloi me djegien e rrėshirės sė bimėve pėr tu fituar njėfarė mase qė pėrdorej nė ritualet fetare. Andaj ėshtė interesant se fjala parfum rrjedh nga latinishtja pėr fumum qė do tė thotė pėrmes tymit.

    Njėri prej shėnimeve tė para pėr pėrdorimin e parfumit rrjedh nga Egjipti. Kur ėshtė hapur varreza e faraonit Tutankhamon, nė tė janė gjetur mė shumė se 3000 shishe me parfum, era e tė cilėve nuk ka humbur as pas mė shumė se 3000 vjet.

    1500 vjet para erės sė re, priftėrinjtė izraelitė pėrdornin vajin e shenjtė pėr lyerje qė krijohej nga ‘erėrat mė tė mira’ dhe nė kuadėr tė rregullave tė dhėna nga Zoti.

    Hebrenjtė pėrdornin vajra me erė nė ēėshtje mjekėsore dhe kozmetike si dhe pėr pėrgatitjen e trupit pėr varrim- ku pėrdorej si mjet pėr dezinfektim dhe heqjen e erės sė keqe. Pėr shembull, gratė qė kanė shkuar nga varreza e Jezusit morėn vajrat me erė dhe pėrbėrjet e tjera aromatike pėr ta lyer trupin e vetė me tė.

    Nė shtėpitė izraelite, mikpritja mes tjerash tregohej ashtu qė mysafirit kėmbėt i lyheshin me vaj aromatik. Thuhet se nė shekullin I nė Romė nė vit shpenzoheshin 2,800 tonė temjan.

    Pėrbėrjet e tilla aromatike u sollėn si dhuratė pėr Jezusin sa ishte fėmijė. Nė vitin 54 tė erės sė re, perandori romak, Neon, shpenzoi paratė nė vlerė prej 100,000 dollarėve tė sotėm pėr tė blerė erėra qė pėrdoreshin nė njė aheng tė tij.

    Nga gypat e fshehur tė vendosur nė dhomat ku ushqeheshin mysafirėt dilte pluhuri aromatik. Nė shekullin e VII tė erės sė re, kinezėt filluan t’i pėrdornin pėrbėrjet aromatike nė forma tė ndryshme, mes tjerash parfumi pėrdorej edhe nė kulturėn islamike, ku preferoheshin aromat e trėndafilit.

    Nė shekullin e XVII nė Francė prodhimi i parfumit aq shumė ka marrė hov saqė pallati i mbretit Louis XV quhej pallati i parfumosur. Erėrat nuk hidheshin vetėm mbi lėkurė por edhe nė rroba, dorėza dhe mobile. Uji i kolonjės ėshtė zbuluar nė shekullin XVIII.

    Ai vendosėt nė vaska me ujė, i shtohej verės, merrej me njė kokėrr sheqer pėr freskimin e gojės dhe pėrdorej pėr ēėshtje mjekėsore. Nė shekullin XIX janė prodhuar erėrat e para sintetike. Kėshtu pėr herė tė parė nė treg u gjetėn parfumet qė nuk pėrdoreshin pėr ēėshtje mjekėsore. Sot prodhimi i parfumeve ėshtė biznes ku fitohet miliarda dollarė.


      Ora ėshtė 28/4/2024, 02:20