BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    14 Shtator, qindra mijėra nxėnės i drejtohen shkollės!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    14092009

    Buzqeshje 14 Shtator, qindra mijėra nxėnės i drejtohen shkollės!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    TIRANĖ- Ka nisur sot viti i ri shkollor nė vendin tonė. Mijėra nxėnės tė shkollės fillore, 9-vjeēare dhe tė mesme iu drejtuan sot shkollės, pėr tė vazhduar rrugėn e dijės. Mė e bukur ėshtė kjo ditė pėr afro 50 mijė fėmijė qė bėhen pėr herė tė parė nxėnės tė klasės sė parė. Furia e nxėnėsve mėsuesve dhe prindėrve sot kishte zaptuar rrugėn e kryeqytetit, duke e ēuar trafikun nė kaos.


    Nė ditėn e parė tė shkollės, njė urim i veēantė vjen nga Presidenti i republikės, i cili ishte nė shkollėn ku kreu arsimin 9-vjeēar nė Tiranė 'Servete Maēi'. "Sot ėshtė njė ditė e veēantė. Uroj tė gjithė nxėnėsit, por edhe mėsuesit qė do japin dije pėr njė vit tė mbarė shkollor", u shpreh Topi. Mė tej, presidenti kujtoi se nė bankat e shkollės "Servete Maēi" ai ka marrė dijet e para. "Nė kėtė oborr kam kaluar 8-vitet e jetės sime shkollore, ku nuk mund tė harroj asnjėherė kur kam marrė dėftesėn e parė", tha ai.


    Ndėrsa ministri i Arsimit, Fatos Beja ka nxituar tė urojė nxėnėsit pėrmes njė njoftimi pėr shtyp, nė ditėn e fundit tė punės sė tij. "Dėshiroj tė shpreh kėnaqėsinė time qė 650 mijė nxėnėsit e nxėnėset qė shkojnė kėtė vit nė shkollat e tė gjitha llojeve do tė pėrfitojnė nga njė standard arsimor mė i lartė se ai i vitit tė kaluar", u shpreh Beja nė fjalėn e tij pėrshėndetėse. Mė tej, ai tha se "procesi mėsimor do tė jetė interaktiv si kurrė ndonjėherė mė parė nė Shqipėri. Nxėnėsit do tė ulen nė kabinete tė reja tė shkencave e informatike. Mbi gjysmė milionė nxėnės do tė navigojnė nė internet nė 2000 shkolla, tė mėdha e tė vogla, nė qytet e nė fshat; me dhjetėra mijė do tė ulen nė banga tė reja, do tė mėsojnė nė shkolla tė reja e tė rinovuara; me mijėra fėmijė tė fshatrave tė largėta tė Krujės, Kukėsit, Tropojės, Beratit e Vlorės do tė ndjekin mėsimet nė konvikte bashkėkohore".


    Ky vit i ri shkollor nis me risi edhe pėr gjimnazet, ku rikthehen vitet e para. Janė afro 40 mijė nxėnės qė shkojnė pėr herė tė parė nė shkollė tė mesme. Por, kjo strukturė e re ka sjellė mjaft probleme nė stafet pedagogjike tė gjimnazeve, tė cilėt edhe pse sot nis shkolla, ende nuk kanė mundur tė formojnė klasat, pėr shkak tė kurrikulave tė reja.


    Njė problem pėr kryeqytetin dhe qytet e tjera tė mėdha ėhstė mėsimi me turne. Gjithsesi sot, s'ka turne, tė gjithė nxėnėsit iu janė drejtuar shkollave tė tyre nė orėn 08:00 tė mėngjesit.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 10/5/2024, 18:25