BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ministrat nisin ditėn e parė tė punės

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    18092009

    Buzqeshje Ministrat nisin ditėn e parė tė punės

    Mesazh nga Vizitor

    Ministrat nisin ditėn e parė tė punės 20h8vmw
    Anetaret e qeverise pas betimit ne presidence kane filluar dhe diten e pare te punes ne institucionet qe ata drejtojne. Ne Ministrine e Jashtme Ilir Meta ka shtrenguar duart me paraardhesin e tij, Lulezim Basha, tashme Minister i Brendshem. Ata i uruan suksese njeri-tjetrit ne postet qe do te mbajne tani e tutje.

    "Ne do te vazhdojme ne ato linja shume te qarta te politikes se jashtme, e cila ne fakt ka pasur nje konfirmitet qe e ka vleresuar gjithmone Shqiperine perpara partnereve nderkombetare, per ate rol si askujt tjeter ne rajonin tone ne dobi te paqes, stabilitetit, fqinjesise se mire integrimit rajonal", tha Meta.

    Bledian Koka

    Oketa i dorėzon detyrėn e Ministrit tė Mbrojtjes, Arben Imamit

    Ministrat nisin ditėn e parė tė punės 29bosra
    Gazmend Oketa le Ministrine e Mbrojtjes, me nje objektiv madhor te realizuar: antaresimin e Shqiperise ne NATO. Ne nje ceremoni te posacme te organizuar me stafin tij te ngushte, Oketa vlerėsoi besimin e kryeministrit duke e konsideruar largimin tij, si pėrfundim te mandatit te qeverise "Berisha 1".

    "Pata fatin te vij, pavaresisht faktit ne nje moment te veshtire per institucionin e Ministrise se Mbrojtjes, por nga ana tjeter ne nje moment shume te bukur historik, jo vetem per Ministrine e Mbrojtjes, po per te gjithe shqiptaret, moment i cili perkoi me marrjen e fteses per anetaresim ne NATO dhe me anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Ka qene nje objektiv madhor anetaresimi, i cili tashme eshte realizuar. Dhe qeveria Berisha 2 ka nje objektiv tjeter, anetaresimin e Shqiperise ne BE, dhe duke i uruar zotit Imami suksese ne detyren e ministrit, por dhe nga ana tjeter duke shprehur bindjen se do te jete nje minister i suksesshem deshiroj qe te shpreh dhe urimin per te gjithe kabinetin qeveritar", tha Gazmend Oketa, ish minister i Mbrojtjes.

    Oketa ka uruar ministrin e ri, Arben Imami per suksese ne punen e tij dhe ka shprehur besimin per realizimin e objektivit madhor te Shqiperise, antaresimit ne BE.

    Denada Shkodrani

    Anila Godo i dorėzon Ministrinė e Shėndetėsisė Petrit Vasilit

    Ministrat nisin ditėn e parė tė punės 8y5mdx
    Petrit Vasili, ministri i ri i shendetesise ka deklaruar vazhdim te reformave ne sistemin shendetesor. Pasi ka mberritur ne zyren e dikasterit qe ai do te drejtoje, ministri i ri eshte shprehur se do te duhet shume pune per te vazhduar ato reforma te nisura nga ish ministria Godo, pasi keshtu, tha Vasili do te arrihen ato standarde qe kerkojne qytetaret ndaj institucioneve shendetesore.

    "Kam mesuar qe krenarite e semura jane pjelle e deshtimit, keshtu qe mendoj qe te gjithe se bashku me kokeulur po me shume shume pune, eshte e vetmja mundesi qe ne te vazhdojme reformen e nisur. Dhe te provojme me se fundi ate ndryshim qe kerkohet ne menyre akute nga qytetaret, te cilet me te drejte, qe jetojne ne nje vend qe zhvillohet vazhdimisht kane dhe kerkesa te tjera dhe me te rritura per shendetin e tyre dhe ky eshte nje normalitet qe duhet ecur perpara", deklaroi Vasili.

    Paraardhesja e tij Anila Godo duke i dorezuar ministrine qe ajo drejtoi per gjate nje viti te veshtire qe kaloi shendetesia shqiptare, ka vleresuar punen e stafit, personelit shendetesor ne reformen qe ajo nisi.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 10/5/2024, 19:33