BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Topi opozitės: Jo bojkot kuvendit. Duhen votat pėr reformėn nė drejtėsi

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    23092009

    Buzqeshje Topi opozitės: Jo bojkot kuvendit. Duhen votat pėr reformėn nė drejtėsi

    Mesazh nga Vizitor

    Topi opozitės: Jo bojkot kuvendit. Duhen votat pėr reformėn nė drejtėsi Vpdd9z
    Presidenti Bamir Topi kerkoi nga gjyqesori rritjen e performances dhe kontroll me te forte te vendimeve te gjykatave, kryesisht te atyre ceshtjeve te ndjeshme per publikun. Ai kerkoi qe gjyqtaret dhe prokuroret te mos ndikohen nga influencat e ndryshme por te japin drejtesi.

    "Do te bejme te mundur qe te reformojme sic duhet linjen e reformes se drejtesise, sepse eshte nje kusht do te thoja i paneglizhueshem nga BE, ne rrugen e integrimit te Shqiperise ne BE kerkohen shume reforma. Natyrisht reformat te rendesishme jane ato qe kane te bejne me sistemin e drejtesise, me shtetin e se drejtes, keshtu qe ne na imponon qe te jemi te gjithe bashkepunues, me nje fryme kohezioni per te realizuar implementimin e politikave per qeverisjen e gjyqesorit, per kontrollin e gjyqesorit. Per vendosjen jo thjesht nga pikepamja e performances formale, po per te trajtuar ceshtje shume te rendesishme qe kane te bejne me profilin e gjyqtarit, me karakterin e tyre, me profesionalizmin e tyre, per te bere te mundur qe ne Shqiperi te jepet e drejta si ne cdo shtet te BE", deklaroi Bamir Topi, president.

    Ndersa ministri i Drejtesise, Bujar Nishani, premtoi bashkepunim te ngushte me KLD-ne, per rritjen e performances se sistemit te drejtesise. "Krijimi i nje administrimi korrekt, i nje administrimi transparent, ne themel te se ciles duhet te qendroje barazia, besoj qe do te beje prioritetet edhe ne te ardhmen te Ministrise se Drejtesise, dhe ju garantoj qe partneriteti i saj ne KLD do te jete shume, shume me i mire", tha Bujar Nishani, minister i Drejtesise.

    Deklaratet e presidenti Topi, vijne pak dite pas debateve te shumta ne lidhje me nje vendim te Gjykates se Larte, i cili pushoi ceshtjen penale ndaj ish ministrit Fatmir Mediu.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 10/5/2024, 12:26