BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Mundėsi punėsimi reale apo vende pune imagjinare?

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    24092009

    Buzqeshje Mundėsi punėsimi reale apo vende pune imagjinare?

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Raporti i publikuar i Bankės sė Shqipėrisė mbi politikėn monetare tė 6-mujorit tė parė tė vitit 2009 ofron njė burim tė ri vlerėsimi tė situatės ekonomike tė vendit, krahas vlerėsimeve tė institucioneve ndėrkombėtare, tė cilat nė shumė raste kanė rėnė ndesh me euforinė dhe pasaktėsinė e treguesve ekonomike tė publikuar nga qeveria apo nga INSTAT-i, njė institucion qė gjithnjė e mė shumė demonstron se ėshtė plotėsisht nėn diktatin e qeverisė.

    Ky raport i jep fund debatit tė pakuptim nėse ėshtė prekur apo jo Shqipėria nga kriza ekonomike. Ndonėse fillimisht mund tė mendohej se ky debat, dhe mohimi i krizės bėhej pėr shkak tė fushatės elektorale, programi i saposhpalluar i qeverisė konfirmoi se nuk ėshtė kėshtu.

    Qeveria ėshtė e vendosur t'u kundėrvihet tė gjithėve, dhe, jo vetėm tė mos pranojė krizėn, por tė vazhdojė tė rendisė Shqipėrinė nė krye tė klasifikimeve imagjinare, duke e privuar nga financime tė rėndėsishme antikrizė tė institucioneve ndėrkombėtare, nga tė cilat kanė pėrfituar tashmė shumė vende tė rajonit tonė.

    Por, ka njė element tė ri nė kėtė kėngė tė vjetėr. Ky element ka tė bėjė me faktin se LSI-ja, qė deri dje fliste pėr krizė ekonomike dhe pėr paketa antikrimi nė programin e saj, sot ėshtė bėrė palė me qeverinė dhe ka injoruar programin e saj ekonomik.

    Si partia qė mban portofolin e Ministrisė sė Ekonomisė, do tė jetė LSI-ja mė shumė se vetė mazhoranca qė do tė mbajė pėrgjegjėsinė para shqiptarėve pėr mospėrfilljen e krizės dhe sheqerosjen e statistikave zyrtare ekonomike.

    Ndėrkohė qė shqiptarėt mund ta imagjinojnė lehtazi se pėr tė mos mbartur peshėn e dėshtimit ekonomik, pėrgjegjėsia do tė hidhet sa andej-kėndej, nga LSI-ja tek mazhoranca dhe anasjelltas. Sigurisht, e gjithė kjo do tė bėhet nė emėr tė "stabilitetit" tė vendit.

    Ndėrkohė, raporti i Bankės sė Shqipėrisė konfirmon zyrtarisht analizat e vazhdueshme tė Partisė Socialiste pėr situatėn e rėnduar financiare tė vendit dhe ngadalėsimin e dukshėm tė ekonomisė shqiptare.

    Realiteti i ashpėr ėshtė se recesioni ekonomik qė ka pėrfshirė pjesėn mė tė madhe tė partnerėve tregtarė tė Shqipėrisė, ka rezultuar nė uljen e shkėmbimeve tregtare, uljen e konsumit dhe rėnien e investimeve private.


    Sipas tė dhėnave mė tė fundit, deficiti tregtar gjatė 7 muajve tė parė tė kėtij viti ėshtė rritur rreth 21%, kjo shifėr shėnon rritjen mė tė madhe tė deficitit nė tė paktėn 10 vitet e fundit.


    Sistemi financiar shqiptar ka pėsuar njė lėkundje tė thellė pėr shkak tė tėrheqjes sė depozitave nga bankat nė vend, ndėrsa dhėnia e kredive tė reja ėshtė frenuar thuajse nė ndalim, pėr tė mos pėrmendur eliminimin total tė shėrbimeve kreditore ekzistuese si overdraftet.


    Pėrtej retorikave, nė fund tė ditės, kėto ngarkesa ekonomike shkarkohen tek individėt, pra tek niveli i jetesės sė shqiptarėve. Situata ėshtė e rėnduar kur merret parasysh rėnia e remitancave qė dėrgojnė emigrantėt shqiptarė.


    Kėto dėrgesa janė burimet kryesore pėr shumė familje, sidomos pėr ato qė jetojnė nė zonat rurale, sepse dihet qė rreth 60% e familjeve, tė cilat mbėshteten financiarisht tek remitancat e dėrguara nga emigrantėt, jetojnė nė fshat. Sipas Bankės sė Shqipėrisė, vetėm nė 3-mujorin e parė tė 2009-ės, remitancat u ulėn me 8%.


    Po tė bėhet edhe analiza e publikimeve tė mėparshme tė Bankės sė Shqipėrisė (shtator 2008), rezulton qė remitancat kanė rėnė mė shumė se 30% nė njė periudhė mė tė shkurtėr se njė vit. Kjo rėnie ėshtė edhe mė shqetėsuese kur faktojmė qė familjet qė mbėshteten tek remitancat pėrdorin rreth 70% tė tyre pėr konsum primar: ushqim, medikamente, veshje.


    Gjendja rėndohet edhe mė tej kur shtojmė peshėn e tkurrjeve tė sektorit bujqėsor me 4.5% dhe atij industrial me 13.2% nė 6 muajt e parė tė vitit 2009. Kėto tkurrje i kanė lėnė shqiptarėt me akoma mė pak tė ardhura dhe punėsim.


    Por cili ėshtė reagimi i qeverisė nė kėto rrethana papunėsie nė rritje? Qeveria nuk pranon as tė masė me saktėsi papunėsinė e as tė pėrballet me realitetin e vėshtirė qė papunėsia reale nė shumė zona tė vendit ėshtė mbi 30% dhe tė papunėt nė fshat konsiderohen tė vetėpunėsuar.


    Ajo vazhdon tė flasė pėr ulje tė mėtejshme nė nivelin 11%. Ia vlen tė ndalemi nė kėtė pikė, sidomos kur konsiderojmė qė nuk nevojitet njohja e ekonomisė pėr tė kuptuar absurditetin e kėsaj logjike. Pėrkundrazi, kjo bėhet me aritmetikė tė thjeshtė.


    Programi i qeverise deklaron se do tė krijojė 160 mijė vende tė reja pune. Nė radhė tė parė, dikush duhet t'i kujtojė qeverisė se Shqipėria ka 18 vite qė ka dalė nga ekonomia e pėrqendruar nė ekonominė e tregut tė lirė, ku qeveria nuk krijon mė vende pune - hiq vendet e punės nė administratėn publike, tė cilėt do tė ulen me 10%, duke nxjerrė kėshtu me mijėra vetė tė papunė.


    Qeveria ka aftėsinė ose jo tė krijojė kushtet pėr mundėsi tė reja punėsimi nėpėrmjet politikave tė saj tė posaēme, politika pėr tė cilat ende nuk ėshtė thėnė asnjė fjalė.


    Po le tė supozojmė qė kėto politika ekzistojnė dhe tė fokusohemi tek deklarata pėr krijimin e 160 mijė mundėsive tė reja tė punėsimit nė sektorin privat jobujqėsor. Sipas statistikave tė Shėrbimit Kombėtar tė Punėsimit, numri total i tė punėsuarve nė tė gjithė sektorin jobujqėsor, pėrfshirė kėtu edhe sektorin shtetėror, nė fund tė 2008-ės ka qenė rreth 403 mijė individė.


    Kjo ėshtė ndėr shifrat mė tė larta tė raportuara ndonjėherė nė Shqipėri (i vetmi pėrjashtim ėshtė viti 2000, kur shifra zyrtare e punėsimit ishte 410.6 mijė). Prej kėtyre, 164 mijė individė ose 40% e tė punėsuarve punojnė nė sektorin shtetėror, ndėrsa 239 mijė tė tjerė nė sektorin privat jobujqėsor.


    Deklarata pėr krijimin e 160 mijė mundėsive tė reja pėr punė nė sektorin privat jobujqėsor, do tė thotė qė qeveria pretendon se do ta rrisė punėsimin 67% nė katėr vite - njė shifėr jo vetėm e paarritshme pėr Shqipėrinė, po e paprecedentė pėr ēdo vend nė botė, pavarėsisht fazės sė zhvillimit nė tė cilėn gjendet.

    Le ta analizojmė tė njėjtėn shifėr nga njė kėndvėshtrim tjetėr: sot, nė Shqipėri ka rreth 60 mijė subjekte nė sektorin privat jobujqėsor. Pjesėtimi i thjeshtė dikton qė, kur 60 mijė firma punėsojnė rreth 239 mijė individė, punėsimi mesatar pėr firmė ėshtė mė pak se 4 individė.

    Qė qeveria tė arrijė tė realizojė objektivin e saj pėr krijimin e 160 mijė mundėsive tė reja punėsimi, numri i firmave private qė duhet tė shtohen ėshtė rreth 40 mijė. Vėrtet vallė ėshtė e besueshme se gjatė njė periudhe tė vėshtirė si kjo e kėtyre viteve tė krizės, qeveria do ta rrisė numrin e firmave tė reja me "politika qeveritare tė reja" 67%?!

    Realiteti ėshtė se shqiptarėt janė tė lodhur nga dogmat politike qė janė jo vetėm imagjinare, por edhe joracionale nė logjikėn e tyre ekonomike. Me shumė mė pak tė ardhura nga remitancat e me njė papunėsi nė rritje, mė shumė se kurrė, ata kanė nevojė pėr njė qeveri qė ka aftėsinė dhe guximin tė pranojė realitetin e hidhur ekonomik tė vendit e tė punojė realisht pėr ta ndryshuar atė/burime shekulli
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 10/5/2024, 11:43