BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Hysniu lexon librat e shkollės!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    24092009

    Buzqeshje Hysniu lexon librat e shkollės!

    Mesazh nga LePuRuShJa



    Hysa dhe Ylliu janė ulur nė njė nga llozhat e OKB-sė, ku sapo kanė pėrfunduar fjalimet e bujshme tė udhėheqėsve nga Shqipėria dhe presin tė mbarojė rrėmuja dhe rradha e gjatė e dėgjuesve qė po dalin duke gumėzhirė nga salla...
    - Lėre o Ylli, lėre, tani kam filluar po lexoj librat e shkollės, se ato qė mėsuam nė diktaturė nuk i kishin bėrė mirė fare, kurse tani po qė ka lezet.
    - Po ēa libri lexove?
    - Po ja, e fillova me historinė qė ka bėrė Beqir Meta.
    - Babai Ilir Metės ėshtė ky o Hysni?, - pyet Ylli.
    - Jo ore, babi i Ilirit ka qenė si babi i Saliut, bari.
    - Mos more, po ēa shkruante?
    - Po ja, Sali Berisha, heroi ynė legjendar, kishte lindur nė njė shtėpi tė thjeshtė nė maternitet, dhe qė i vockėl ishte dalluar nė lojėrat e tij ēapkėne, ku binte nė sy nė garat me kuaj. Ai lexonte shumė, edhe pas ēdo rezultati, babi i tij i jepte njė shpėrblim modest. Ky djalė i ri, ishte aq i etur pėr demokraci, sa u bė anėtar i Partisė sė Punės pėr ta bėrė kėtė tė fundit tė ndryshonte kursin e gabuar qė ndiqte. Saliu i ri u pėrlesh disa herė dhėmbė pėr dhėmbė me Enver Hoxhėn, aq sa doli nami se Enveri kur shikonte Saliun, ndėrronte rrugėn nga frika.
    - Mos more!, - habitej, Ylli.
    - Pastaj mora Fizikėn edhe po lexoja. Edhe Fizika thoshte se pėrveē Galileit, Njutonit dhe ligjeve tė tij, pėrveē Anshtajnit dhe teorive tė tij, njė rol tė rėndėsishėm kanė lozur edhe ligjet e Berishės, i cili nė praktik ka bėrė tė vihen nė dyshim gjithė fizikantėt e mėparshėm, duke vėrtetuar se sa mė lart ai ngjitet, kur bie nuk vritet fare, po vriten tė tjerėt, edhe ai pasi binte, ngjitej mė lart se herėn e parė.
    - Po librin e Fizikės kush e kishte bėrė o Hysni?
    - E kishte bėrė Dajo Kaēi, se atė kemi fizikant ne, edhe ai sqaronte se me fizike kuantike, kur tė godet Sali Berisha nga pas, ti duhet tė ikėsh pėrpara dhe ai duhet tė zvogėlojė shpejtėsinė, por nė fakt, Dajo Kaēit i dilte qė Berisha jo vetėm tė godiste, jo vetėm nuk ulte shpejtėsinė, po tė dilte pėrpara edhe ta kalonte.
    - Mos more, me tė vėrtet?
    - Pastaj o Ylli lexoja Matematikėn. Edhe kėtu shkencėtarėt tanė sqaronin se llogaritė e Sali Berishės ua kalonin tė gjithė matematikanėve tė marrė sė bashku. Atje shpjegohen eksperimentet e Saliut me ca firma, ku mbyllje njė lek e merrje tre lekė, pastaj nė fund merrje njė m.. tė madh.
    - Mos more!!!
    - Ah more shoku im, pastaj shfletova Kiminė, edhe ēa tė shikoje, edhe atje eksperimentet e Saliut zinin gjysmėn e librit, edhe jepeshin edhe shembuj qė akoma nuk kishin gjetur pėrgjigje dhe quheshin si enigmat kimike tė shekullit. Edhe jepte njė shembull: merrnin njė kuti, hidhnin vota brenda, e zėmė 50 pėr PD-nė, 50 pėr PS-nė, e hapnin kutin e numėronin nė sy tė komisionit, edhe dilnin70 pėr PD-nė edhe 30 pėr PS-nė, 30 vota ndryshonin ngjyrėn pa u hedhur asnjė lloj kimikati ose solucioni brenda.
    - Mos more, kjo po mė besohet edhe mua!!!/burimi shekulli
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 10/5/2024, 14:54