BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    PS jep rezultatet paraprake: Edi Rama, nė krye me mbi 90% tė votave tė bazės

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    27092009

    Buzqeshje PS jep rezultatet paraprake: Edi Rama, nė krye me mbi 90% tė votave tė bazės

    Mesazh nga Albatros

    TIRANĖ- Komisioni i Zgjedhjeve i Partisė Socialiste tė Shqipėrisė ka
    dhėnė pak mė parė rezultatet paraprake tė administruara nė mėnyrė
    operative nga 37 Komisionet Rajonale, qė rikonfirmojnė Edi Ramėn nė
    krye tė kėsaj force politike edhe pėr 4 vitet e ardhshme.

    Sipas tė dhėnave tė kėtij komisioni, informacioni paraprak jo zyrtar
    rezulton se nė zgjedhje morėn pjesė rreth 56.000 anėtarė tė PSSH sė. I
    shprehur nė pėrqindje pjesėmarrja e anėtarėve tė PSSH-sė rezulton se nė
    kėto zgjedhje ishte mbi 65 %.

    "Pėr kandidatin Edi Rama kanė votuar rreth 51.000 anėtarė ose rreth
    93% e anėtarėve pjesėmarrės nė votim, ndėrsa pėr kandidatin Maqo
    Lakrori kanė votuar rreth 3700 anėtarė ose rreth 6.7 % e pjesėmarrėsve
    nė kėtė proces"- thuhet nė deklaratėn qė ka nxjerrė Komisioni i
    Zgjedhjeve nė PS.

    Deri nė mesditė janė administruar procesverbalet dhe dokumentacioni
    zgjedhor tė 20 komisioneve zgjedhore rajonale, materiale tė cilat janė
    duke u administruar konform rregullave tė Kodit Zgjedhor nga ky
    Komision. KZP ėshtė nė pritje tė dokumentacionit edhe tė 17 rretheve
    pėr shkak tė largėsisė.

    Nga tė gjitha vėzhgimet dhe informacionet e ardhura pranė Komisionit
    tė Zgjedhjeve tė Partisė, ėshtė konstatuar se procesi ėshtė zhvilluar
    nė normalitet tė plotė dhe tėrėsisht nė pėrputhje me rregullat e
    pėrcaktuara nė Kodin e Zgjedhjeve tė PSSH-sė.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 10/5/2024, 03:56