BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Faktori Plus: Zbulohet vjedhja e votave, ja provat e manipulimit!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    29092009

    Buzqeshje Faktori Plus: Zbulohet vjedhja e votave, ja provat e manipulimit!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Emisioni "Faktori Plus" nė Vizion Plus sjell fakte tronditėse tė manipulimit pėrmes procesverbaleve. Ndryshe dalin votat gjatė numėrimit, ndryshe shkruhen. E vėrteta bėhet mė e hidhur, pėr shkak se kutitė e mbyllura mund tė fshehin skandale mė tė mėdha


    Hetimi paraprak, pėrmes regjistrimeve problematike, i siguruar prej kamerave vėzhguese nė qendrat e votimit, pėrmbys rezultatin pėr shumicėn e shpallur nė parlamentin shqiptar. "Faktor Plus" bashkėpunoi me njė grup ekspertėsh, qė po hetojnė regjistrimin prej kamerave tė KZAZ-ve tė Shkodrės dhe pėrfundimet e para janė tronditėse. Nėse merret mesatarja e manipulimit nė favor tė PD nė KZAZ nr. 40, qė i pėrket qytetit tė Shkodrės dhe qė ėshtė KZAZ me pak e manipuluar, rezulton qė PD tė ketė shtuar nė gjithė qarkun e Shkodrės rreth 9 mije vota nė favor tė saj, pra njė deputet. Nėse marrim KZAZ tė tjera, si ajo 42, qė i pėrket periferisė apo zonės sė Pukės, dhe e konsiderojmė si mesatare, atėherė shifra mund tė jetė mbi 12 mijė vota.

    Por, le t'i shikojmė konkretisht disa rezultate...

    - Nė Qendrėn e Votimit nr. 0255, nė Shkodėr, sipas procesverbalit tė dorėzuar nė KQZ, PD ka marrė 327 vota, kurse sipas numėrimit, qė ne i bėmė nga kamera, ajo ka marrė 273 vota, pra ka njė shtesė prej 54 votash nė favor tė PD.

    Po nė kėtė Qendėr Votimi, Partia Republikane, sipas procesverbalit, ka 26 vota, por sipas numėrimit tonė ka 14 vota. Pra i bie qė PR i janė shtuar 12 vota.

    Interesante ėshtė se i janė shtuar dhe Partisė Socialiste 6 vota, pasi nė procesverbal ka 162, kurse realisht ka 156 vota. Pra socialistėve u kanė dhėnė sa gjysma e Fatmir Mediut.

    Por mė i dėmtuari nė kėtė qendėr votimi del Nikollė Lesi, partisė sė tė cilit i kanė hequr 16 vota. Nė procesverbal ai figuron me 3 vota, ndėrkohė qė nga numėrimi ynė ai ka marrė 19 vota.

    Nėse kėto shifra i marrim si maksimumin e manipulimit, atėherė i bie qė Partia Demokratike nė Shkodėr, nėse ka shtuar nga 54 fletė nė ēdo qendėr, mund tė ketė shtuar teorikisht rreth 20 mijė vota. Por, nga llogaritė pėr gjithė KZAZ-tė, del se mesatarisht PD ka shtuar rreth 25 vota pėr qendėr votimi, ēka e ēon nė gati 9 mijė vota tė vjedhura prej saj nė njė qark, shifėr kjo e mjaftueshme pėr t'i hequr PD njė deputet. Ky deputet mund tė kalojė nė favor tė PS ose LZHK.

    - Njė tjetėr procesverbal ėshtė ai qendrės nr. 0294. Nė kėtė qendėr, sipas procesverbalit tė dorėzuar nė KQZ, PD ka marrė 246 vota, ndėrsa nga numėrimi ynė ka marrė 196 vota, duke shtuar pra 50 vota. Po ashtu, Partia Republikane ka shtuar nga 9 nė 15 vota.

    - Njė tjetėr qendėr rekord, ku PD ka shtuar 64 vota, ėshtė qendra 259, nė Shkodėr. Nga numėrimi ynė PD ka marrė 341 vota dhe ka shėnuar 405 vota, kurse LZHK i janė hequr 5 vota. Nė kėtė qendėr ka dhe 27 vota tė shtuara pėr Partinė Socialiste. Sipas numėrimit tonė, PS ka marrė 153 vota, ndėrsa nė procesverbal ka 180 vota. Ky shkatėrrim i procesit nė kėtė mėnyrė shton dyshimet se shifrat reale tė dy partive tė mėdha dhe partive qė kanė mbetur jashtė parlamentit, janė krejt tė ndryshme. Partia Demokratike ka minimalisht njė deputet mė shumė nė Shkodėr, por, nėse marrim kėto shifra, ajo mund tė ketė shtuar edhe dy deputetė artificialisht nė Shkodėr. Po ashtu ndryshon historia dhe pėr Partinė Socialiste dhe LZHK.

    Por, siē e theksuam dhe nė fillim, ky ėshtė njė hetim nė kushte shumė skandaloze, pasi regjistrimi me kamera mbart njė sėrė problemesh, qė tė shtojnė dyshimin se kemi tė bėjmė me njė veprim tė paramenduar.

    Eksperti Julian Mema, qė ka hetuar CD-nė e KZAZ numėr 40 nė Shkodėr, shpjegon problemet qė ka hasur.

    Sipas tij, problemi i parė ėshtė gjendja pa inventar e filmimit. Nė regjistrim mungon numri i Qendrės sė Votimit, kur hapet kutia dhe ekspertėve u ėshtė dashur ta hetojnė atė nga vula e komisionerit pas fletės sė votimit.

    Njė tjetėr problem, sipas ekspertėve, ėshtė dhe thyerja e Kodit pėr filmimin e fletės. Siē mund ta shihni nė kamera, fletėt nuk mbahen 4 sekonda para objektivit tė saj, siē parashikon Kodi, por kalojnė formalisht pa u kuptuar asgjė nė fund.

    Sipas ekspertėve, qė kanė hetuar, ka edhe probleme tė tjera tė rėnda, siē ėshtė censurimi i pamjeve filmike, duke ndėrprerė filmimin nė mėnyrė tė pakuptimtė. Njė gjė e tillė ilustrohet pėr shembull nė qendrėn 263, sipas ekspertit Julian Mema.

    Hetimi i CD-ve nxjerr dhe njė sėrė problemesh, qė kanė tė bėjnė me mungesėn e filmimit tė procesverbaleve, kur mbyllen kutitė dhe kur hapen ato, si dhe cilėsinė shpesh shumė tė keqe tė filmimit.

    Pra, gjithė parregullsitė, qė ne kemi hetuar, janė gjetur, duke marrė parasysh dhe kėto vėshtirėsi qė me probabilitet mund tė rrisin numrin e falsifikimeve nė kutitė e votimit.

    Si pėrfundim, njė hetim pėr CD-tė hedh nė erė procesin zgjedhor, por nuk na ēon tek e vėrteta e hidhur qė mund tė jetė brenda kutive. Pėr kėtė arsye, njė hetim fizik i kutive pėrmes ekspertėve tė paanshėm do ta bėnte mė tė qartė historinė e kėtij procesi, qė po mban peng besimin politik nė vend. Faktet konkrete janė brenda kutive dhe ēdo pėrpjekje pėr ta shmangur kėtė hetim, do tė shtojė mė shumė dyshimet pėr njė dirigjim tė procesit tė manipulimit, prej pushtetit.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 10/5/2024, 11:39