BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Drafti, pėrgjimet kalojnė nė dore tė Bodes!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    02102009

    Buzqeshje Drafti, pėrgjimet kalojnė nė dore tė Bodes!

    Mesazh nga LePuRuShJa


    Ministria e Financave i kėrkon Prokurorisė tė nisė pėrgjimet pėr raste tė dyshimta


    TIRANĖ- Nisma ligjore qė i jep Ministrisė sė Financave tė drejtėn pėr tė kėrkuar pėrgjimin e telefonave ka marrė miratimin edhe tė Komisionit parlamentar tė Ligjeve.

    Nė mungesė tė Partisė Socialiste, deputetėt e mazhorancės kanė miratuar me unanimitet draftin "Pėr disa shtesa nė ligjin pėr pėrgjimin e telekomunikacioneve", pavarėsisht oponencės, qė atij ishte bėrė mė parė jo vetėm nga opozita, por edhe nga vet organet kompetente, qė kanė tė bėjnė direkt me kėtė fushė, siē ka qenė edhe institucioni i Prokurorisė.

    Nė diskutimin e tyre formal deputetėt e djathtė, duke pėrfituar nga prania e mediave, kanė sqaruar gjatė mbledhjes se, projektligji nė fjalė nuk le vend pėr abuzime, pasi ėshtė konform Kushtetutės dhe ligjeve tė tjera. Pėrfaqėsuesit e shumicės qeverisėse kanė justifikuar njė nismė tė tillė me nevojat, qė i lindin Ministrisė sė Financave nė luftėn e saj kundėr ekonomisė informale dhe evazionit fiskal.

    Kėshtu, duke iu referuar edhe asaj qė shkruhet nė relacionin shoqėrues, ata kanė shpjeguar se meqenėse nė ligjin bazė pėrcaktohet se tė drejtėn pėr tė kėrkuar pėrgjimin e telekomunikacioneve, pėrveē Shėrbimit Informativ, e ka edhe ēdo institucion tjetėr qė ka nė varėsi tė vet njė shėrbim informativ-policor, atėherė Ministria e Financave ka mundėsinė, qė tė marrė tė drejtėn pėr t'i kėrkuar Prokurorisė, qė tė nisė pėrgjimin pėr tė gjitha rastet, ku ajo dyshon se kryhen veprime tė paligjshme nė fushėn ekonomike.

    Me kėtė ndryshim, Ministria e Financave pėrfshihet ligjėrisht tek organet, qė mund tė kėrkojnė kryerjen e pėrgjimit pėr veprimtarinė e organeve tatimore dhe doganore.

    Megjithatė pėr t'i prerė rrugėn shtrirjes sė kėtij fenomeni edhe tek ministritė e tjera qė kanė shėrbime policore qė kryejnė edhe atributet e oficerit tė policisė gjyqėsore, Komisioni i Ligjeve ka parė tė arsyeshme, qė tė mbyllė me kaq numrin e institucioneve qė fitojnė kėtė tė drejtė.

    Kėshtu, ndryshe nga sa propozohej nė projektligj, nė nenin 6 dhe 8 tė ligjit bazė me ndryshimet e bėra nė komision mbyllet mundėsia qė tė drejtėn e kėrkesės pėr tė bėrė pėrgjime ta kenė edhe institucione tė tjera pėrveē Shėrbimit Informativ Shtetėror, Ministrisė sė Brendshme, Ministrisė sė Mbrojtjes dhe Ministrisė sė Financave.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 10/5/2024, 20:55