BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Drogohej, rrihte burrin e vjehrrėn, dhe mė pas kėrkon divorcin!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    02102009

    Buzqeshje Drogohej, rrihte burrin e vjehrrėn, dhe mė pas kėrkon divorcin!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Kishim dėgjuar qė burri tė ushtronte dhunė mbi gruan. Po tė kundėrtėn? Qė gruaja tė ushtrojė dhunė mbi burrin dhe mė pas tė kėrkojė divorc..., rrallė mund tė na ketė rėnė nė vesh. Ka filluar bukur, si nėpėr filma, por ka pėrfunduar trishtuar, gjithashtu si nėpėr filma. Njė histori dashurie, qė pa mbushur ende 7 vjet nga kurorėzimi i saj, ėshtė pėrplasur nė dyert e organit gjykues, pėr ti dhėnė fund martesės sė ēiftit. Por kėtė herė jo si gjithė tė tjerat.

    Nė njė vendim tė regjistruar nė ēėshtjet civile tė Gjykatės sė Tiranės, me gjyqtare Elona Gjokėn, padia ka pėr objekt; zgjidhje martese. Kėtu historia devijon nga rrjedha e zakonshme. Personi qė ka ngritur padinė ėshtė gruaja, e cila ka mbaruar studimet e larta pėr rusisht. A. K 36 vjeē, e lindur nė qytetin e Kuēovės dhe banuese nė Tiranė dhe i paditur ėshtė bashkėshorti i saj, N.K 33 vjeē.

    Sipas rrėfimeve tė ēiftit, kjo martesė ka ardhur si pasojė e njė lidhjeje tė fortė dashurie mes tyre. Vitet e para tė njohjes kanė ecur shumė mirė. Nė vitin 2002, ata vendosin ta certifikojnė marrėdhėnien e tyre, duke u celebruar nė kryeqytet. Por, shumė shpejt, asgjė nuk po shkonte siē ata e kishin menduar. Nė seancat gjyqėsore, pretendimet e secilės palė pėr njeri-tjetrin janė tė ndryshme. 36 vjeēarja A.K. pohon se: ish-bashkėshorti i saj ėshtė njeri i dobėt, depresiv dhe nuk punon. Largimi nė Greqi dhe mė pas ardhja nė Shqipėri, gjendja e vėshtirė ekonomike, kanė ndikuar nė mosmarrėveshjet e vazhdueshme tė ēiftit nė fjalė. Ndėrsa, nga ana tjetėr, bashkėshorti i saj ka njė argument krejt ndryshe.

    Ai pohon se, gruaja e tij ka pasur probleme tė rėnda me lėndėn narkotike, duke qene e varur vazhdimisht nga droga. Droga pėr kėtė ēift ka qenė prezente qė nė fillimet e njohjes sė tyre. Nuk kishin kaluar shumė kohė nga martesa, dhe gruaja filloi tė shfaqė shenjat e drogimit tė saj, ishte e dhunshme dhe agresive. Shante e fyente me fjalė tė paimagjinueshme, jo vetėm partnerin, por edhe nėnėn e tij (vjehrrėn). Gjatė kėtyre krizave, ajo nuk ka kursyer as tė "rrahurėn" ndaj bashkėshortit tė saj dhe vjehrrės. Krahė nė kėtė rrugė, i janė bėrė edhe familjarėt e saj, tė cilėt e kanė mbėshtetur dhe nė bashkėpunim me ta, ka ushtruar dhunė fizike dhe psikologjike ndaj bashkėshortit.

    Pasi i ka bėrė tė gjitha kėto, ajo nuk ka pėrfunduar me kaq. Ka mundur tė vjedhė shumė sende me ndihmėn e familjarėve tė saj, duke e lėnė pėrfundimisht njeriun mė tė cilin jetoi pėr aq kohė, jo vetėm pa grua por edhe pa ato pak gjera qė ata kishin blerė bashkarisht me kursimet e tyre. Deri kėtu, asgjė nuk kishte mbetur qė ky ēift tė jetonte mė bashkė, ndaj tė dy ranė dakord qė ti jepnin fund lidhjes 7-vjeēare tė martesės. Nė kėtė pėrfundim arritėn edhe togat e zeza tė Gjykatės sė kryeqytetit, tė cilat me njė vendim tė tyre e shpallėn tė zgjidhur kėtė martesė. Nga kjo martesė nuk ka pasur fėmijė, gjė qė e ka bėrė mė tė lehtė kėtė ndarje me njė histori jo si gjithė tė tjerat.

    Neni 132 i Kodit tė Familjes.

    "Secili nga bashkėshortėt mund tė kėrkojė zgjidhjen e martesės kur, pėr shkak tė grindjeve tė vazhdueshme, tė keqtrajtimeve, fyerjeve tė renda, shkeljes sė besnikėrisė bashkėshortore, sėmundjes mendore tė pashėrueshme, dėnimit penal tė rėndė tė bashkėshortit, ose pėr ēdo shkak tjetėr, qė pėrbėn shkelje tė pėrsėritur tė detyrimeve, qė rrjedhin nga martesa, jetesa e pėrbashkėt bėhet e pamundur dhe martesa ka humbur qėllimin e saj pėr bashkėshortin paditės, ose pėr dy bashkėshortėt".
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 20/5/2024, 22:42