BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    BUDAPESTI – “PARISI I EUROPES QENDRORE”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Shigjet BUDAPESTI – “PARISI I EUROPES QENDRORE”

    Mesazh nga LePuRuShJa 29/7/2008, 17:28



    BUDAPESTI – “PARISI I EUROPES QENDRORE” 01203110

    Pėr bukurinė e Budapestit kisha krijuar pėrfytyrimin qysh kur shumė kohė mė parė kisha dėgjuar se e kishin cilėsuar si “Parisi i Europes Qėndrore”. Por edhe pse isha i bindur pėr bukuritė qė do ndeshja kur ta vizitoja kryeqytetin e njohur hungarez, u ndjeva vertet i befasuar nga gjithēka qė pashė atje gjatė kėtyre ditėve tė qėndrimit tim nė kėtė qytet, tė cilin vetėm kapriēiot e fatit historik e kishin vendosur nė atė qė quhej “Lindje”, pasi nė tė vėrtetė Budapesti ėshtė njė qytet tėrėsisht perėndimor, madje ndėr mė tė bukurit dhe mė impresionantėt e tij. Njė qytet i mrekullueshėm, shumė i bukur dhe fin, qytet me histori dhe kulturė tė madhe. Budapesti ėshtė njė qytet qė tė kujton mė shumė se ēdo qytet tjetėr europian Parisin dhe Vienėn. E megjithatė ėshtė po aq i veēantė.

    Budapesti ėshtė njė qytet me tė vertetė romantik.

    Nga pikėpamja arktitekturore Budapesti cilėsohet njė kryeveper. Stili arkitekturor i ndėrtimeve mjaft tė bukura tė kėtij qyteti, i bazilikave dhe katedraleve, i kishave dhe objekteve tė tjera tė kultit, i kėshtjellave, muzeve, ėshtė mė shume barok, neoklasik apo art-nouveau. Nė tėrėsinė e vet Budapesti tė krijon ndjesinė e fine-de siecle, nė periudhėn qė pėrfshin revolucionin industrial dhe deri nė fund tė shekullit tė 19-tė, gjatė se cilės u ndėrtuan shumica e godinave moderne tė qytetit. Pothuajse ēdo ndėrtesė e Budapestit qė gjendet nė tėrė gjatesinė e dy rrugėve qėndrore dhe nė drejtim tė “Andrassy ut”, si dhe parkun publik, kanė jo vetėm njė arkitekturė tė mrekullueshme, por janė edhe me ornamente, hollėsi dhe detaje tė pazakonta, shumė tė bukura dhe tėrheqėse, duke bėrė qė shumė godina, edhe pse madhėshtore dhe impozante, tė duken plot hijeshi dhe finesė. Janė ndėrtesa qė mbartin njė lloj romantizmi, njė romantizėm qė bėhet edhe mė i bukur nga prania e lumit Danub, ndoshta lumi mė i bukur nė Europė, me tė cilin janė te lidhur pazgjidhshmėrisht qytete tė tillė tė bukur si Viena, Budapesti, Beogradi etj.

    Budapesti ne rrjedhėn e historisė

    Historia e Budapestit nis, nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, ne vitin 1873 kur zona kondrinore borgjeze Buda dhe zona historike Obuda nė anėn perėndimore tė Danubit u bashkuan me zonen fushore dhe industriale Pest nė anen lindore te Danubit, duke krijuar atė qė dikur quhej Pest-Buda. Por, duke u kthyer akoma mė pas nė histori, nėnvizohet fakti se Romakėt kishin njė koloni tė rėndėsishme nė zonėn qė quhej Aquincum. Dhe kjo zgjati deri nė shekullin e 5-tė, kur ata u detyruan tė largohen andej nga Unni-tė. Magjarėt erdhėn pothuajse njė mijė vjet mė vonė, por Buda dhe Pesti ishin mė shumė si fshatra deri nė shekullin e 12-tė, kur tregetarė dhe ēirakė u vendosėn nė atė zonė.

    Nė fund tė shekullit tė 13-tė mbreti Bela i 4-t ndėrtoi njė kėshtjelle nė Buda, por mbreti Karoly Robert e solli oborrin mbretėror nga Vishegradi nė Buda vetėm 50 vjet mė vonė. Djali i Ludovikut tė Madh, Nagy Lajos, nisi ndėrtimin e njė pallati tė madh mbretėror. Por nėse kishte nga ata qė donin tė ndėrtonin, nuk mungonin njerėzit qė donin tė digjnin dhe shkatėrronin. (Pėr fat tė keq historia e njerėzimit ka qenė e mbushur me reagime tė tilla, ku nuk ėshtė ngurruar aspak pėr tė djegur dhe shkatėrruar kryevepra tė ndėrtuara nga njerezimi) Kėshtu, Mongolėt dogjėn Buden dhe Pestin ne periudhėn 1241-1242, dhe pas kėsaj nisėn tė shkatėrrojnė dhe tė ngrenė ndėrtime tė tjera, shumė prej tė cilave rezistojnė edhe sot. Kur tė dy qytetet, Buda dhe Pesti, ishin nėn pushtimin turk humbėn pjesėn mė tė madhe tė popullsisė sė tyre dhe kur turqit u mundėn nga apsburgėt nė fund tė shekullit te 17-tė, kėshtjella e Budės ishte vetėm gėrmadha.

    Mė vonė, me revolucionin e vitit 1848, pastaj nė Luftėn e Dytė Botėrore dhe mė pas gjatė revolucionit tė vitit 1956, nė qytetin e Budapestit u shkaktuan shumė shkatėrrime. Pashė me sytė e mi fotografi tė Budapestit tė bombarduar gjatė viteve tė Luftės sė Dytė Botėrore, dhe nuk mė shqiten nga kujtesa shkatėrrimet barbare tek dy ndėrtesa sombol tė kėtij qyteti tė bukur: Kėshtjella madhėshtore dhe Ura SzechenyiChain, (quhet kėshtu nė nderim tė ideatorit tė saj), qė ėshtė ura mė e bukur dhe mė impresionuese e qytetit. Aq tė shkatėrruara ishin ato nga bombardimet e avionėve gjermanė, sa tė duket e pabesueshme sesi menjeherė pas luftės njerėzit, me njė pasion dhe talent tė madh, zhdukėn ēdo gjurmė tė shkatėrrimit jo vetėm tek Keshtjella dhe tek Ura e madhe, por gjithandej nė tė gjithė qytetin. Ndėrtimi i godinave tė reja, por sidomos ruajtja dhe mirėmbajtja e atyre tė vjetrave, tė cilat janė me tė vėrtetė mjaft tė bukura dhe mbresėlėnese, e bejnė sot Budapestin njė nga qytetet mė elegantė tė Europės.

    Ja vlen tė thuhet edhe diēka mė shumė pėr kėtė urė tė magjishme. Kur ajo u ndėrtua dhe filloi tė funksionojė ne vitin 1849, ishte unike pėr dy arėsye: ishte nyja e parė qė bashkonte Budėn me Pestin, ndėrsa aristokratia, e cila nuk paguante taksa, ishte e detyruar qė tė paguante taksėn e kalimit tė urės, ashtu sikurse bėnin tė gjithė njerėzit e tjerė.

    Madhėshtia dhe hijeshia e Kėshtjellės

    Buda, kur e vėshtron nga Pesti, tė mrekullon me gjelbėrimin e jashtėzakonshėm dhe me disa ndėrtime tejet tė bukura, ku spikat dhe dominon me madhėshtinė dhe hijeshinė e saj Kėshtjella (Varhegy). Ėshtė mbresėlėnėse sa pėr pėrmasat e saj ( e gjatė 1,2 kilometra dhe e lartė 170 metra), aq edhe pėr arkitekturėn e bukur dhe mjeshtėrinė e ndėrtimit. Ajo qė shumė kohė mė parė u ndėrtua pėr tė qėnė njė pallat mbretėror, vazhdon tė “mbretėrojė” edhe sot e kėsaj dite me “pushtetin” e madhėshtisė dhe hijeshisė sė saj tė rrallė. E vendosur aty, nė kodrėn buzė Danubit, kjo Kėshtjellė madhėshtore duket sikur “vigjėlon” gjithēka ndodh nė tė dy anėt e Danubit, i cili gjarpėron pėrmes qytetit edhe ai me madhėshtinė dhe bukurinė e vet.

    Kėshtjella e Budapestit tė mrekullon me madhėshtinė dhe hijeshinė e saj jo vetėm kur e vėshtron nga jashtė, por edhe kur hyn nėpėr mjediset e saj tė brendshme. Tė vizitosh mjediset e brendshme tė kėsaj kėshtjelle ėshtė njėlloj si tė bėsh njė udhėtim nėpėr histori, nėpėr kohėra tė largėta, shumė tė largėta, aq sa habitesh sesi ėshtė e mundur qė tė jenė ruajtur aq mirė momumente dhe objekte tė kohėve shumė tė largėta. Pikėrisht pėr vlerat e saj tė rralla, tė jashtme dhe tė brendshme,kjo kėshtjellė ėshtė marė nė mbrojtje nga UNESCO.

    Ka shumė gjėra qė tė befasojnė nė brendėsi tė kėsaj kėshtjelle, por vizitori mbetet si i shtangur nga befasia unikale qė i krijohet duke u endur nėpėr katakombet e saj, tė cilat arrijnė deri nė 28 kiliometra! Kėto katakombe, qė janė rrugė misterioze tė nėndheshme, u krijuan nga burime termale dhe flitet se turqit i pėrdorėn pėr qellime ushtarake, ashtu sikurse flitet se gjatė Luftės sė Dytė Botėrore u perdorėn pėr t’u mbrojtur nga bombardimet ajrore. Flitet, gjithashtu, se kėto katakombe u pėrdorėn edhe si njė bazė ushtarake sekrete gjatė periudhės sė Luftės sė Ftohtė.

    Zona nė tė cilėn ėshtė ndėrtuar Kėshtjella rrethohet nga mure tė trashė dhe pėrbėhet nga dy pjesė tė ndara: qyteti i vjetėr ku jetonin njerėzit e thjeshtė nė periudhėn e Mesjetės, si dhe pallati mbretėror, vendi ku fillimisht, nė shekullin e 13-tė, u ndėrtua Kėshtjella. Duke e ditur se kjo Kėshtjellė ėshtė shumė e vizituar gjatė ēdo dite nga qindra dhe mijra turistė tė huaj, tregėtaret vendas, kryesisht ata tė artizanatit, ekspozojnė me shumė kulturė mjaft nga punimet e tyre dhe ftojnė me shumė mirėsjellje turistėt qė t’i blejnė ato.

    Pallati mbretėror dhe muzetė

    Vlera e veēantė e Kėshtjellės sė Budapestit duket edhe tek fakti se tek pallati mbretėror, qė gjendet brenda mureve tė saj, ndodhen disa muze tė rėndesishėm si dhe Biblioteka Kombetare. Ish pallati mbretėror (Budavari Palota) ėshtė shkatėrruar dhe rindėrtuar shumė herė gjatė shtatė shekujve tė fundit, pamvarėsisht se ne tė kaluarėn ai nuk u perdor shumė pėr kėtė qėllim. Mbreti Bela i 4-t krijoi kėtu banesėn mbretėrore nė mesin e shekullit tė 13-tė, kurse mbretėrit qė erdhėn mė pas e ndėrtuan pėrsėri, ose bėnė shtesa nė ndėrtesėn fillestare. Nė vitin 1686 pallati mbretėror u shkatėrrua nė luftėn kundėr turqve. Apsburgėt e ndėrtuan sėrish, por nuk qėndruan pėr shumė kohė atje.

    Njė nga muzetė qė pasuron vlerat e pallatit mbretėror dhe tė Kėshtjellės sė Budapestit ėshtė dhe Muzeu Ludwig. Ky muze, i njohur edhe si Muzeu i Artit Modern, pėrmban vepra tė artit modern amerikan, si dhe vepra tė arstisteve modernė francezė, gjermanė dhe rusė tė 50 viteve tė fundit. Mes tyre dallohen dhe vepra moderne tė arstistėve hungarezė tė dhjetėvjeēarit 1990.

    Galeria Kombėtare e Arteve Figurative ka njė koleksion jashtėzakonisht tė pasur me vepra cilėsore arti, gjė qė dėshmon zhvillimin e artit modern qysh nga shekulli i 10-tė dhe deri nė ditėt e sotme. Koleksionet mė tė mėdha pėrmbajnė vepra arti nga periudha e Mesjetės dhe ajo e Rilindjes, skulptura tė drunjta tė stilit gotik si dhe piktura tė mrekullueshme tė artit barok qysh nga fundi i periudhės sė Rilindjes. Nė kėtė muze tė vertetė arti gjendet edhe njė koleksion i rendėsishėm me vepra tė piktorėve dhe skulptorėve hungarezė tė shekullit tė 19-tė dhe tė shekullit tė 20-tė. Tė shumta jane veprat e artit qė tė “rrėmbejnė” dhe tė “gozhdojnė” pėrpara tyre, sikurse janė pikturat e Laszlo Mednyanszky qė sjellin imazhe tė gjalla dhe tronditėse nga lufta, portretet unikale tė te Jozsef Rippl-Ro nai, apo pikturat me pėrmasa tė jashtezakonshme tė Tivadar Csontvary si dhe pikturat e tė talentuarit Vilmos Aba-Novak.

    Muzeu i Historisė sė Budapestit, i njohur ndryshe edhe si Muzeu i Kėshtjellės (Var Muzeum), paraqet 2000 vitet e historisė sė qytetit. Kjo histori e pasur 2000 vjeēare ndodhet e “vendosur” me shumė kujdes dhe shije nė tre kate tė pallatit mbreteror, i cili ėshtė shumė i pasur me materiale dhe eksponate tė ndryshme. Hyrja pėr nė dhomat e pallatit, i cili daton nė shekullin e 15-tė, gjendet nė katin perdhes, ku janė vendosur eksponate tė pallatit mbretėror qysh nga periudha e Mesjetės. Tė tri sallat e bukura me harqe – njėra me derėn e mrekullueshme me mermer tė kuq dhe me emblemėn e mbretėreshės Beatriēe, me pikturėn e korbit dhe tė unazės (emblema e bashkėshortit tė saj. Mbretit Matthias Corvinus) – tė ēojnė tek Salla Gotike, tek qilari mbretėror si dhe tek devijimi i murit nė shekullin e 14-tė.



    Edituar pėr herė tė fundit nga LePuRuShJa nė 29/7/2008, 17:31, edituar 1 herė gjithsej
    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Shigjet Re: BUDAPESTI – “PARISI I EUROPES QENDRORE”

    Mesazh nga LePuRuShJa 29/7/2008, 17:30

    Vazhdimi ......

    Kurora e Shėn Stefanit dhe Bazilika e famshme

    Sipas legjendės, Asztrik, kryemurgu i manastirit tė Benediktėve ne Pannonhalma, nė anėn perėndimore tė Danubit, i cili paraqiti kurorėn tek Shėn Stefani si dhuratė nga ana e Papa Silvestro i Dytė ne vitin 1000, ligjėroi nė kėtė mėnryrė qeverimin e mbretit tė ri dhe konfirmoi mbretėrinė e tij nė Romė kundėr Kostandinopojės. Kjo ėshtė njė histori vėrtet e bukur, por nuk ka asnjė lidhje, sikurse thuhet, me objektin qė ekspozohet nė ndėrtesėn magjike dhe madhėshtore tė parlamentit. Kjo kurorė, me kryqin karakeristik tė pėrkulur, zbukurimet dhe ornamentet e varura tek ēdo anė e tij si dhe pllakėzat me Apostujt, datohet nė shekullin e 12-tė. Gjithsesi, ajo qė ėshtė e rėndesishme dhe nuk ka asnjė pikė dyshimi ėshtė fakti se kurora e Shėn Stefanit pėrbėn simbolin e kombit hungarez.

    Ėshtė e ēdutitėshme se si edhe me simbolet shpesh ndodh i njėjti fat si me objekte tė tjera shumė tė vyera. Kėshtu, bėhet e ditur se kurora e Shėn Stefanit u zhduk shume here gjatė shekujve, por asnjėherė nuk humbi, sepse pas ēdo zhdukjeje, ajo rishfaqej nė njė kohė tjetėr, sado qė nė disa raste zhdukja e saj ndodhi pėr njė kohė tepėr tė gjatė. Duke iu referuar gjithnjė historisė, gjatė sulmeve tė Mongolėve nė shekullin e 13-tė kurora ra ndėrkohė qe po transportohej nė njė shtėpi tė sigurtė... Qindra vite mė vonė, saktėsisht nė vitin 1945, fashistėt hungarezė qė u arratisėn nga ushtria sovjetike, e morėn kurorėn me vete nė Austri. Odisea e kurorės sė famshme do tė vazhdonte edhe pas kėsaj. Mė nė fund ajo ra nė duart e ushtrisė amerikane, e cila e ēoi atė tek Fort Knox nė Kentaki. Mė shumė se 30 vjet mė vonė, saktėsisht nė vitin 1978, kurora u kthye nė Hungari, nė atdheun e vet. Kthimi i kurorės sė Shėn Stefanit nė Hungari u bė me nderime madhėshtore, gjė qė tregon fare qartė se sa i rėndėsishėm ėshtė pėr hungarezėt ky simbol i ēmuar.

    Fakti qė tė gjitha vendimet ligjore jepeshin “nė emėr tė Kurorės sė Shėn Stefanit”, ajo u quajt si njė simbol i gjallė dhe kėshtu vazhdon tė cilėsohet edhe nė ditėt e sotme.

    Me emrin e Shėn Stefanit nuk lidhet vetėm kurora qė pėrbėn simbolin e kombit hungarez, por edhe Bazilika e famshme e Shėn Stefanit nė qendėr tė Budapestit, jo shumė larg godinės magjike tė parlamentit. Eshtė njė ndėrtesė madhėshtore, e bukur, tėrheqee, joshėse, ndėrtuar sipas stilit neoklasik, qė qėndron hijerėndė vetėm disa metra larg ujrave tė Danubit. Pėr ndėrtimin e kėsaj kryevepre tė arkitekturės u nevojitėn plot pesėdhjetė vjet. Ndėrtimi i plotė i kėsaj bazilike tepėr interesante pėrfundoi nė vitin 1905. Ka qėnė, sipas historianėve, njė ndėrtim i mundimshėm, shpesh edhe me dhimbje tė mėdha. Ndėr ndėrprerjet mė tė bujshme tė ndėrtimeve tė kėsaj bazilike pėrmendet ajo qė cilėsohet si “fiaskoja e vitit 1868”. Quhet kėshtu sepse pikėrisht nė atė vit u rrėzua dhe u shemb kubeja si pasojė e njė shtėrngate shumė tė fuqishme. Njė punė shumėvjeēare kishte shkuar dėm dhe ishte shembur sa hap e mbyll sytė.

    Tashmė nuk bėhej fjalė pėr ndėrtimin vetėm tė kubesė sė shembur, por pėr rifillimin e ndėrtimit tė krejtbazilikės nga e para. Kėshtu u shemb gjithēka ishte ndėrtuar deri nė atė kohė dhe mbi gėrmadhat rinisėn ndėrtimet, kėsaj radhe me mė shumė kujdes dhe vemėndje. Eshtė vėshtirė tė imagjinohet se ēfarė mundi, talenti dhe pėrkushtimi ėshtė treguar gjatė njė gjysėm shekulli pėr ndėrtimin e plotė tė Bazilikės sė Shėn Stefanit. Atmosfera qė krijohet brenda saj ėshtė magjike nga tė gjitha pikėpamjet. Qetėsia e shenjtė qė mbretėron nė hapėsirat gjigande tė bazilikės bėhet akoma edhe mė e shenjtė nga gjithė ai shkėlqim dritash, ngjyrash dhe ari qė mbulon ēdo centimetėr te bazilikes, sepse atje ēdo kėnd i saj ėshtė i punuar dhe i zbukuruar me ornamente nga mė fantastiket.

    Monumente, skulptura, muze, opera, teatro – Sa shumė vepra arti!

    Bukuria, magjia dhe romantizmi i Budapestit qėndron edhe tek ekzistenca e shumė monumenteve, skulpturave, muzeve (janė dhjetra tė tillė), teatrove (janė rreth 60 teatro nė kryeqytet), Operas se famshme, kinemave, galerive tė artit. Janė aq shumė, tė dalin para syve nė ēdo vend qė mund tė ndodhesh nė kryeqytetin hungarez, aq sa me tė drejtė mund tė thuhet se Budapesti ėshtė njė “muze” gjigand arti, nisur edhe nga fakti se shumė ndėrtesa tė tij janė vepra tė vėrteta arti. Nė kėtė kuptim, edhe ndėrtesa madhėshtore e parlamentit ėshtė njė vepėr e vėrtetė arti, e cila nė vetvete pėrbėn njė kombinim perfekt tė stileve tė ndryshme arkitekturore, si psh tė stilit neo-gotik, neo-romantik apo neo-barok, duke e bėrė atė njė “vitrinė” tė vėrtetė arti tė kėtij qyteti vėrtet mjaft tė bukur.

    Nėse flitet pėr monumentet, skulpturat apo veprat e tjera tė artit, duhet pėrmendur qysh nė fillim, pa asnjė dyshim, Sheshi i Heronjve. Eshtė njė vend qė tė mrekullon me harmoninė e veprave tė artit qė e pėrbėjnė kėtė shesh me emėr nė histori. Nė qendėr tė tij lartėsohet deri nė 36 metra Monumenti Ushtarak, nė majė tė tė cilit gjendet Engjelli Gavril, i cili mban nė dorė Kuroren hungareze si dhe njė kryq. Poshtė, nė bazėn e kėtij monumenti mbresėlėnės dhe impozant, gjendet Arpad dhe gjashtė udhėheqėsit e Magjarėve, tė hipur mbi kuaj, tė cilėt morėn rrafshnaltėn e Karpateve. Aty pranė gjendet edhe monumenti mė impozant i kombit humgarez – njė arkivol i zbrazėt qe eshte nė nderim tė njė prej njerėzve tė rezistencės sė revoltės sė njohur tė vitit 1956 kundėr pushtimit sovjetik.

    Nė pjesėn e pasme tė monumentit, nė krahun e djathtė dhe tė majtė tė tij, janė tė vendosura skulpturat e mrekullueshme tė 14 udhėheqėsve dhe politikanėve mė tė shquar hungarezė – qė nga mbreti Stephenon deri tek Lajos Kossuth. Aty, mes tyre, edhe njė emėr legjendar jo pak i njohur pėr ne shqiptarėt – Janos Huniad, i cili udhėhoqi hungarezėt nė periudhėn 1446 – 1452. I njohur pėr ne shqiptarėt per faktin se heroi ynė kombėtar Skėnderbeuka shkuar nė ndihmė tė ushtrisė sė lavdishme tė Huniadit nė luftėn kundėr turqve. Eshte vėrtet njė emocion i bukur kur befas gjendesh pėrballė bustit tė njė heroi tė njė vendi tjetėr, me tė cilin para mė shumė se pesėqind vjetėsh ka patur lidhje heroi i vendit tend, dhe pėr tė cilėt kemi dėgjuar tė flitet qysh kur kemi qėnė fėmijė nė bangat e shkollės. Ngjarje dhe vende tė largėta befas tė bėhen tė afėrta, aq sa arrin tė kuptosh se bota nuk ėshtė aq e madhe sa shpesh krijojmė pėrshtypjen pėr tė.

    Por aty, nė Sheshin e Lirisė, veprat e artit janė tė pranishme gjithandej. Nė anėn veriore tė sheshit ngrihet madhėshtor Muzeu i Arteve tė Bukura. Vetė kjo godinė e mrekullueshme, e cila u ndėrtuar nė vitin 1906, ėshtė njė vepėr e bukur arti qė tė “fton” tė vizitosh mjediset e saj tė brendshme. Jam mrekulluar nga gjithēka pashė nė tė tri katet e kėtij muzeu gjigand arti nė dhjetra salla tė tij. Bėhet fjalė pėr njė koleksion tė pasur, mbresėlėnės, te mrekullueshėm, me vepra tė spikatura arti, shumė prej tė cilave, sidomos pikturat, mbajnė pėr autorė emra tė dėgjuar mjeshtrish me famė botėrore. Dhe nėse pėr Budapestin thuhet se ėshtė “nje Paris i Europės Qėndrore”, pėr Muzeun e Arteve tė Bukura tė Budapestit mund tė thuhet se ėshtė “njė Luvėr i vogel”. Koleksioni i veprave tė artistėve mė tė vjetėr ėshtė ai mė i ploti nė kėtė muze, me mijra vepra tė piktorėve dhe akulptorėve tė shquar holandezė, spanjollė, italianė, francezė, gjermanė, britanikė tė periudhės nga shekulli i 13-tė deri nė shekullin e 18-tė. Aty, nė kėtė muze, ndodhen, mes tė tjerash, edhe shtatė piktura tė piktorit tė madh El Greko.

    Duke u endur nga njėra sallė nė tjetrėn, i mrekulluar nga magjia e artit tė krijuar nė shekuj, vizitori mrekullohet edhe nga veprat e artit egjiptian dhe greko-romak, si dhe nga pikturat e shekullit tė 19-tė dhe tė 20-tė, pa lėnė mėnjanė edhe disa vepra tė impresionistėve.

    Vėrtet, njė pasuri e rrallė, nje muze tė cilin do ta kishin zili zhumė vende.

    Ndėrsa del me mbresa nga mė tė bukurat nga Muzeu i Arteve tė Bukura, pėrballesh, nė anėn tjetėr tė Sheshit tė Lirisė, me Pallatin e Artit. Edhe nga jashtė ky Pallat ėshtė si i qėndisur, tamam si njė vepėr arti, ku shkėlqimi dhe hijeshia e tij tė mbėrthejne shikimin qysh nė ēastin e parė. U ndėrtua nė vitin 1896 dhe shėrben si njė vend pėr ekspozita tė pėrkohėshme tė artistėve hungarezė dhe tė huaj tė arteve tė bukura si dhe tė arteve tė aplikuara.

    Dhe, mė nė fund, Opera e Budapestit, e cila pėr mua pėrbėn njė nga kryeveprat e artit arkitekturor tė kėtij qyteti, skena magjike e sė cilės ėshtė “dėshmitare”125 vjeēare e sa e sa shfaqjeve nga krijimet e famshme operistike. Ky pallat madhėshtor arti, vepėr e arkitektit Miklos Ybl, qė u ndėrtua nė vitin 1884, tė magjeps me pasurinė e pabesueshme tė koleksionit tė veprave tė artit qė kanė gjithė mjediset e tij tė brendshme, qė nga salla me njė zbukurim mahnitės, skena, vendet e spektatorėve nėpėr tė katėr katet qė formojne atė harkim dhe dekor tė mrekullueshėm tė krejt mjedisit tė brendshėm tė sallės sė madhe, apo tė shumė sallave tė tjera. Tė gjitha tė bukura dhe tė mahnitėshme, me zbukurime dhe ornamente ari, me shandanė mjat tė bukur dhe me nje ndriēim rrezėllitės, me piktura murale te mrekullueshme, me buste tė njerėzve tė shquar qė lidhen ngushtė me historinė 125 vjeēare tė Operas sė Budapestit.

      Ora ėshtė 2/5/2024, 15:35