BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Frika nga Bambi

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Frika nga Bambi

    Mesazh nga Albatros 5/10/2009, 23:07

    Frika nga Bambi Bambi_jetmir.idrizi-490x320

    Bordi i Federatės sė Basketbollit tė Kosovės (FBK), tė shtunėn licencoi tetė skuadra pėr pjesėmarrje nė edicionin e ri tė Superligės sė Kosovės nė basketboll, nė mesin e tyre edhe klubin serb Bambi.

    Skuadra nga veriu i Mitrovicės ėshtė licencuar nė momentet e fundit, pasi Departamenti i Sportit i Ministrisė sė Sportit ėshtė zotuar se do t’i kryejė shpenzimet e kėtij klubi pėr tė garuar i qetė.

    Klubi serb nga Mitrovica edhe mė parė ka garuar nė elitė, por aspak nuk ka qenė serioz. Nė edicionin e fundit kjo skuadėr qe pėrjashtuar nga Komisioni i Garave i FBK-sė nga Superliga, pasi nuk paraqitej nė ndeshjet kampionale.

    Mirėpo kjo nuk ishte hera e parė, pasi Bambi nga garat ishte tėrhequr edhe nė sezonin 2007/08. Nė tė dyja kėto raste ērregulloheshin edhe garat kampionale, ngase pas tėrheqjes sė Bambit, nė ēdo xhiro njė ekip i Superligės do tė duhej tė pushonte.

    Skuadrat e tjera tė Superligės, e veēmas ato mė mėdha, si Sigal Prishtina, Big Brother Bashkimi, Peja e Trepēa i ka kapur qysh tani frika se mos Bambi po tėrhiqet edhe kėsaj here nga garat, me ē’rast mė sė shumti po pėsojnė ekipet e lartpėrmendura.

    Drejtori i Sigal Prishtinės, Ismet Karaxha shpreson qė Bambi tė mos e pėrsėritė edhe kėtė edicionin, ‘zakonin’ e vet – lėnien e garave nė gjysmė.

    “Shpresoj qė Bambi tė mos i lėrė garat nė gjysmė, pasi Ministria e Sportit ėshtė zotuar qė do t’ia kryejė shpenzimet pėr pjesėmarrje nė gara. Kur njė ekip po i lė garat nė gjysmė, atėherė edhe Liga po e humb seriozitetin qė duhet ta ketė”, deklaroi Karaxha pėr Express.

    “Kur njė ekip po tėrhiqet nga garat, atėherė skuadrės tjetėr po i bie tė pushojė dy javė, me ē’rast ekipi po bie edhe nga forma. Po ashtu, skuadrat tė cilat po pėrforcohen me lojtarė tė huaj, po humbasin shumė, sepse ata lojtarė po vijnė, po paguhen pėr tė luajtur dhe mė pas po rrinė, sepse nuk po kanė kundėr kujt tė luajnė. Me kėtė rast po humbim mė sė shumti ne klubet, sepse nuk po e nxjerrim maksimumin nga lojtarėt e huaj, pėr ēka edhe i paguajmė”, shtoi Karaxha.

    Njėjtė si Karaxha ėshtė shprehur edhe trajneri i BB Bashkimi, Jeton Nixha. “Bambi ėshtė e mirėseardhur nė Superligėn e Kosovės. Shpresoj t’i zgjidhė ato probleme financiare dhe t’i ēojė garat deri nė fund. Kur njė ekip tėrhiqet nga garat, normalisht qė edhe Liga po dėmtohet”, tha Nixha.

    Nė anėn tjetėr, pėr dallim nga Karaxha e Nixha, zyrtari i lartė i Trepēės, Kemajl Muja mendon se rivali lokal as qė do t’i nisė garat.

    “Unė mendoj qė Bambi as qė do tė mund t’i nisė garat, sepse pret tė marrė fonde nga Ministria e Sportit. Ministra dhe institucionet e tilla kur japin tė holla, atėherė shkon njė procedurė e gjatė. Kurse kampionati nis tė shtunėn dhe Bambi nuk do tė ketė mjete ta fillojė edicionin. Por nėse ndodh kjo, atėherė FBK-ja duhet shpejt ta zėvendėsojė Bambin me njė ekip nga Liga e parė, sepse mė pas po pėsojmė ne ekipet e tjera”, tha Muja.

    Pas tėrheqjes sė shortit, nė xhiron e parė Bambi do tė takohet me Kosovėn e Vushtrrisė.

      Ora ėshtė 17/5/2024, 16:20