BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Frika nga Kosova

    Mjeshtri
    Mjeshtri
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 27/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 992
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 1512
    <b>Votat</b> Votat : 2

    Buzqeshje Frika nga Kosova

    Mesazh nga Mjeshtri 27/12/2009, 19:08

    Shumė pėrfaqėsuese tė shteteve evropiane nė futboll, tė cilat llogarisin nė futbollistė kosovarė, pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės kanė filluar tė frikėsohen se mund tė mbesin pa lojtarėt e tyre me prejardhje nga Kosova.

    Kjo frikė vjen pasi drejtuesit e Federatės sė Futbollit tė Kosovės (FFK) kanė treguar se llogarisin nė shėrbimet e tyre, menjėherė pas pranimit tė saj nė FIFA e UEFA.

    Pėrfaqėsuesja e Zvicrės ėshtė e fundit e cila po ballafaqohet me kėtė frikė. Futbollisti kosovar Granit Xhaka, i cili me reprezentacionin U-17 tė Zvicrės para pak ditėve, bashkė me vėllanė e tij Taulantin, i cili po ashtu ėshtė futbollist, erdhi pėr vizitė nė Kosovė.

    Granit dhe Taulant Xhakėn i priti kreu i FFK-sė, Fadil Vokrri, i cili qė tė dyve ua dhuroi nga njė fanellė tė pėrfaqėsueses sė Kosovės.

    Gjatė atij takimi me kreun futbollit kosovar, i ati i tė dy kėtyre futbollistėve, Ragip Xhaka para medieve tha se djemtė e tij do t’i kthehen pėrfaqėsueses sė Kosovės menjėherė pas pranimit tė FFK-sė nė FIFA.

    Kjo deklaratė e Ragip Xhakės menjėherė ėshtė bėrė temė diskutimi nė mediet zvicerane, tė cilat menjėherė kanė kontaktuar me nėnėn e Granit dhe Taulant Xhakės, e cila u ka thėnė gazetarėve se tė bijtė e saj do tė vazhdojnė tė luajnė me ekipin kombėtar tė Zvicrės.

    Njė situatė e tillė pati ngjarė edhe nė Finlandė rreth dy vėllezėrve Pėrparim e Mehmet Hetemaj, tė cilėt luajnė me pėrfaqėsuesen U-21 tė Finlandės.

    Ndėrkohė, Shqipėria ka qenė vendi i parė ku mediet e kanė trajtuar mjaft shumė kėtė temė pash shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės mė 17 shkurt tė vitit 2008. Nė atė kohė, kėtė ēėshtje e kanė trajtuar mediet e tė gjitha shteteve qė pėr reprezentacionet e tyre luajnė kosovarėt.

    Edhe selektori i pėrfaqėsueses sė Kosovės, Albert Bunjaku, e pranon se pėr disa reprezentacione tė huaja kjo ēėshtje ėshtė e ndjeshme.

    “Normalisht se pėr ato kombėtare, e veēmas pėr pėrfaqėsueset A dhe U-21, tė cilat kanė lojtarė kosovarė, kjo ēėshtje ėshtė e ndejshme. Tek ato vende tani ekziston mendimi se ēka tė bėjmė pa kėta lojtarė, nėse i kthehen Kosovės”, tha Bunjaku pėr Express.

    Megjithatė, Bunjakut nuk i interesojnė dilemat e tė tjerėve. Ai ėshtė i interesuar vetėm qė t’ia krijojė njė reprezentacion tė fortė Kosovės nė futboll.

    “Unė dua ta mbroj integritetin e futbollistėve. Ne duhet t’i njoftojmė lojtarėt tanė qė luajnė jashtė Kosovės pėr tė gjitha zhvillimet nė futbollin kosovar. Njė gjė tė tillė do ta bėjmė nėpėrmjet kontakteve tė drejtpėrdrejta me ta, nėpėrmjet prindėrve tė tyre dhe nė mėnyra tjera”, theksoi Bunjaku.

    Ai tha se lojtarėt kosovarė qė jetojnė jashtė vendit dhe tė cilėt nuk luajnė me kombėtare tjera, nuk do tė jetė e vėshtirė pėr t’i bindur qė tė bėhen pjesė tė pėrfaqėsueses sė Kosovės. Por, mė e vėshtirė do tė jetė qė tė binden ata lojtarė qė janė tė angazhuar nė reprezentacione tė huaja.

    “Lojtarėt e tillė, tė cilėt luajnė me kombėtare tė huaja, do tė mundohemi t’i bindim pėr t’iu kthyer pėrfaqėsueses sė Kosovės, duke u treguar me fakte se pėrfaqėsuesja jonė ėshtė e organizuar mirė, tek ne punohet nė mėnyrė profesionale, jemi korrekt, kemi ambicie tė mira, etj”, nėnvizoi ai.

    Pas kėsaj, seleksionuesi kosovar tha se tė gjithė futbollistėve kosovarė qė luajnė jashtė vendit do t’u jepet rasti pėr tė zgjedhur vetė ekipin e ardhshėm kombėtar tė tyre – pėrfaqėsuesen e Kosovės apo atė ku luajnė aktualisht.

    Ndėrsa numri i kosovarėve qė luajnė pėr kombėtare tė ndryshme nė Evropė ėshtė i madh.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 20:25