BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Vllaznia - Napoli

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    op Vllaznia - Napoli

    Mesazh nga LePuRuShJa 14/8/2008, 15:58

    Zemra kuqeblu, arma qė mund tė sjellė sukses

    KUPA UEFA .. TURI 2 ELIMINATOR Sot, ora 20:30 Stadiumi “Loro Boriēi”, Shkodėr Gjyqtarė: Igor Jegorov, Vladislav Khodejev, Andrej Malorodov (Rusi)

    Hysen Zmijani, njė nga ikonat e Vllaznisė dhe tė futbollit shqiptar nė vitet ‘80-‘90, beson te vlerat e kuqebluve dhe mbetet me shpresėn se lojtarėt do tė dinė t’i shpalosin nė fushė ato, pėr tė marrė njė rezultat tė madh kundėr Napolit. I mėsuar me pėrballje tė mėdha ndėrkombėtare gjatė karrierės si futbollist, Zmijani thotė se ēdo gjė ėshtė e mundur nėse skuadra luan me shpirt, duke vendosur zemrėn nė fushė. “Midis Napolit dhe Vllaznisė nuk mund tė bėhen krahasime dhe pėr kėtė nuk ka pse tė na vijė keq”, thotė Zmijani. “Futbolli italian ėshtė ndėr mė tė pėrparuarit nė botė, kombėtarja italiane ėshtė kampione e botės dhe diferencat e skuadrave italiane me ato shqiptare janė tė dukshme. Nė tė tilla kushte, pėr tė arritur njė rezultat pozitiv duhet lojė me shpirt luftarak. Lojtarėt duhet tė lėnė zemrėn nė fushė, tė luajnė tė pėrqendruar nė maksimum. Vetėm kėshtu mund tė arrihet njė rezultat pozitiv”. Ish-mbrojtėsi energjik merr si shembull kohėn kur luante vetė, pėr tė treguar se djemtė kuqeblu mund tė arrijnė atė qė ėndėrrojnė. “Kur luaja futboll me kombėtaren, jemi pėrballur me skuadra qė nė letėr ishin shumė mė lart se, por me zemėr dhe disiplinė kemi arritur rezultate befasuese”, thotė Zmijani, protagonist i Shpresės sė madhe tė viteve 1982-83 dhe i kombėtares sė Shyqyri Rrelit qė mė 1984 guxoi tė pretendonte kualifikimin nė botėror. “Prandaj, nuk do tė habitesha nėse Vllaznia arrin rezultat pozitiv kundėr Napolit. Me rezultat pozitiv ADMIR URUĒI kam parasysh edhe barazimin, por futbolli ėshtė befasues dhe mund tė shpresohet edhe pėr fitore. Asgjė nuk ėshtė e pamundur”. Zmijani shton se skuadra e Agim Canajt, dikur njė tjetėr lojtarkyē i Shpresės sė famshme tė Ramazan Rragamit, duhet tė shfrytėzojė mė sė miri statusin e atij qė nuk ka asgjė pėr tė humbur. “Napoli ėshtė favorit, ndėrsa ne nuk kemi asgjė pėr tė humbur. Duhet ta shfrytėzojmė kėtė gjė, shpeshherė i ka nxjerrė faqebardhė skuadrat e vogla nė letėr”, shpjegon Zmijani. “Lojtarėt duhet t’i lėnė jashtė fushe emocionet e kėsaj pėrballjeje tė madhe, ndėrkohė qė uroj qė edhe qė Napoli ta ketė marrė pak lehtė kėtė takim me ne. Lojtarėt kanė shansin tė hyjnė nė histori, bashkė me Vllazninė. Besoj te mrekullitė dhe uroj qė njė e tillė tė ndodhė nesėr (sot) nė “Loro Boriēi”, kundėr Napolit”.
    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    op Re: Vllaznia - Napoli

    Mesazh nga Albatros 15/8/2008, 11:24

    Shkodranėt munden 0-3 nga Napoli.

    1’ Napoli luan topin e parė, por shkodranėt vihen nė zotėrim e Sukaj gjuan nga larg, jashtė.
    4’ Krosim nga njė goditje tė lirė nga e djathta, Sukaj godet me kokė, mbi tra.
    13’ Goditje e lirė nga e majta pėr Napolin, pas krosit gjuan me kokė Pacienca dhe Denis, pranė shtyllės, nuk arrin ta devijojė drejt rrjetės.
    20’ Vllaznia pranė golit! Krosim i Osjes nga kėndi, Jeco gabon nė dalje dhe nuk e kap topin, por Nallbani nuk arrrin tė gjuajė drejt portės.
    28’ Gjuajtje pothuajse nga mesi i fushės nga Kaēi, por Jeco ėshtė i vėmendshėm dhe pret qetė.
    28’ Napoli kalon nė epėrsi. Kundėrsulm nga e djathta, Maxho kroson, topi devijohet dhe Pią gjuan i pambuluar dhe shėnon, duke pėrfituar edhe nga
    njė hezitim i Telit. Tipike shqiptare, mungesė vėmendjeje dhe pėsim atėherė kur nuk pritet. 0-1.
    31’ Pią pranė golit tė dytė, teksa del pėrballė Bishanit, por portieri tregohet mė i shpejtė dhe i heq topin nga kėmbėt.
    47’ Pią shėnon golin e dytė. Pas njė topi nga Denis, braziliani mposht Telin nė njė duel shpejtėsie, madje pėrfiton nga shtyrja e lehtė e shkodranit, dhe kalon topin mbi portierin Bishani. 0-2 pėr Napolin.
    62’ Top i gjatė nga mbrojtja pėr Sukaj, shkodrani lė pas dy mbrojtėsit e Napolit dhe gjuan menjėherė, por pret Jeco.
    64’ Sukaj gjuan nga jashtė zonės me tė majtėn, Jeco grushton shkėlqyeshėm, duke devijuar nė goditje nga kėndi.
    66’ Aksion i Licit, qė hyn nė zonė dhe lirohet bukur nga Rinaudo, por ky i fundit e pengon. Penallti e pastėr, por Lici fiton vetėm njė karton tė verdhė pėr simulim.
    73’ Sukaj gjuan bukur me tė majtėn nga jashtė zonės, pa gjetur kuadratin e portės.
    75’ Denis shėnon golin e tretė. Argjentinasi hyn me galop nė zonė, nė ndjekje tė topit tė ardhur nga e djathta dhe godet saktė nė kėndin e kundėrt
    tė portės. 3-0 pėr Napolin.
    77’ Aksion personal i De Zerit, hyn nė zonė duke shmangur mbrojtjen dhe gjuan, por vetėm rrjetė e jashtme.
    90’ Goditje e lirė nė pozicion ballor pėr Vllazninė. Gjuan Sukaj, topi devijohet dhe shkon drejt e nė duart e portierit Jeco.

      Ora ėshtė 8/5/2024, 13:23