BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ofensivė opozitare, krijohet fronti pėrtej sė majtės dhe sė djathtės

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    09102009

    Buzqeshje Ofensivė opozitare, krijohet fronti pėrtej sė majtės dhe sė djathtės

    Mesazh nga Vizitor

    Dy ditė para protestės sė paralajmėruar me nismėn e socialistėve, mblidhen krerėt e forcave politike dhe sociale, qė kėrkojnė transparencėn e zgjedhjeve tė deformuara tė 28 qershorit. Tė pranishėm, tė larguarit nga LSI-ja e Ilir Metės





    Ylli Pata

    Kėrkuesit e vendosur tė zbardhjes sė atij qė quhet “krim elektoral”, arritėn njė pikė tė lartė mirėkuptimi dje, larg ndarjeve tė majtė e tė djathtė, pasi krijuan njė front tė pėrbashkėt nė mbrojtje tė demokracisė dhe kundėr praktikave tė kryeqeveritarit Sali Berisha.

    Fronti i gjerė politiko-social ka shpallur si synim kryesor mbrojtjen e demokracisė nė vend dhe transparencėn e manipulimeve nė zgjedhjet e 28 qershorit. Dje ėshtė zhvilluar pėr tė parėn herė nė formėn e tij publik dhe tė plotė takimi i faktorėve politikė opozitarė nga e majta nė tė djathtė, duke pėrfshirė edhe aktorėt socialė, si sindikalistėt, me moton e vetme: nisjen e protestave popullore nė mbrojtje tė demokracisė nė Shqipėri. Hapja e kutive tė votimit tė zgjedhjeve parlamentare tė 28 qershorit ka mbledhur nė njė tryezė tė pėrbashkėt kreun socialist, Edi Ramėn, kreun e PSD-sė, Skėnder Gjinushin, kreun e PDS-sė, Paskal Milon, kreun e Partisė G99, Erion Veliajn, kreun e PDK-sė, Nard Ndokėn, kreun e LZHK-sė, Dashamir Shehin, kreun e Partisė pėr Drejtėsi dhe Ligj, Spartak Ngjelėn, si dhe disa drejtues tė shoqatave, si ajo e pensionistėve dhe e minatorėve. Nė kėtė takim ka marrė pjesė edhe njė prej politikanėve tė spikatur tė sė majtės shqiptare, i cili u largua nga LSI-ja pas firmosjes sė paktit me Berishėn. Bėhet fjalė pėr Ndre Legisin. “Kėrkesa legjitime ėshtė transparenca e zgjedhjeve tė 28 qershorit. Jam i kėnaqur qė rruga jonė e moshyrjes nė parlament dhe rezistenca demokratike nė shfaqjen e kėtij refuzimi nuk ėshtė vetėm rruga e PS-sė, por e shumicės sė shqiptarėve”, - deklaroi kreu i PS-sė, Edi Rama, menjėherė pas takimit tė zhvilluar dje paradite. Kreu i partisė mė tė madhe nė opozitė paralajmėroi njė vazhdė tė kėtyre protestave nė tė gjithė vendin. "Rruga fillon tė shtunėn nė bulevard dhe nuk mbaron, por vazhdon nė tė tjera sheshe tė Shqipėrisė. Vendimi pėr bojkotin e parlamentit ėshtė i gjithė shqiptarėve. Ēdo pushtet i lindur jo nga vota e lirė, ėshtė i destinuar tė pėrfundojė keq”, theksoi Rama nė njė prononcim pėr gazetarėt, pas pėrfundimit tė takimit. Ata u bėjnė thirrje qytetarėve qė tė bashkohen tė gjithė nė protestėn qė do tė zhvillohet tė shtunėn nė Tiranė. Ndėrkaq, kreu socialdemokrat, Skėnder Gjinushi, deklaroi se “protesta pėrfaqėson 800 mijė vota tė shqiptarėve, tė cilat janė vjedhur nė zgjedhjet e 28 qershorit”. Ish-drejtuesi i LSI-sė, Ndre Legisi, tha se ishte nė atė tryezė, si pėrfaqėsues i tė gjithė atyre anėtarėve tė LSI-sė, tė cilėve u ėshtė vjedhur vota qė me ndryshimin e Kushtetutės dhe Kodit Zgjedhor. Legisi tha se i ishte bashkuar PS-sė, qėkur LSI-ja kishte vendosur tė bashkėpunonte me qeverinė. “Unė pėrfaqėsohem dhe nė kėtė takim, duke ruajtur atė linjė qė kemi pasur nė vitin 2005, ku LSI-ja ishte iniciuese pėr hapjen e njė komisioni hetimor pėr zgjedhjet e atij viti. Pėr hapjen e kutive tė votimit, pėrfaqėsojmė tė gjitha votat e LSI-sė qė janė vjedhur si rezultat i papėrgjegjshmėrisė qė u tregua nė natėn kur u ndryshua Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor”. Kreu i PDS-sė, Paskal Milo, shtoi se nė takim ishte diskutuar edhe mbi hartimin e njė platforme tė pėrbashkėt, pėr tė ēuar mė tej aksionin politik pėr zbardhjen e votės sė 28 qershorit. “U bėjmė thirrje tė gjitha forcave politike qė janė nė opozitė, qė tė dalin nė protestė dhe tė protestojnė manipulimin e zgjedhjeve”.





    Edi Rama

    Ne jemi tė vendosur tė jetojmė nė njė vend europian, qė as nuk mund tė merret peng dhe as nuk mund tė kthehet nė pronė tė atij qė qeveris. Ēdo pushtet i lindur jo nga vota e lirė, jo nga vullneti i lirė, jo nga aspiratat qė lirisht shprehen pėrmes votės sė popullit, ėshtė i destinuar tė pėrfundojė keq. Unė uroj qė ky pushtet, i cili sot qėndron nė kėmbė falė manipulimit, falė korrupsionit elektoral, falė njė mashtrimi tė madh, tė mos zgjedhė arsyen e forcės, por tė zgjedhė forcėn e arsyes, tė mos ndjekė verbėrisht vijėn qė deri mė sot ka bėrė tė ditur, duke zhvlerėsuar kėrkesat tona legjitime, duke luajtur rolin e shurdhit pėrballė alarmit qė kemi vėnė, sepse ne duam njė zgjidhje tė arsyeshme, duam qė rrugėt tona tė kryqėzohen nė parlament dhe jo gjetkė.





    Vangjel Dule

    Ėshtė njė shqetėsim politik, ėshtė njė shqetėsim shoqėror, i cili shpresojmė qė tė na ēojė nė ato lėvizjet e duhura qė do tė krijojnė premisat pėr daljen nga impasi politik nė tė cilin ndodhet vendi. Nuk ėshtė momenti pėr veshė tė shurdhėr, ėshtė momenti i cili kėrkon kompromise tė guximshme, historike, tė cilat do tė kenė nė fokusin e tyre interesat strategjike tė vendit, jo interesat mikropartiake tė momentit. Ajo mbetet pėr t’u shprehur prej tyre, ėshtė kėnaqėsi qė rrethi i politikanėve dhe i forcave politike qė janė tė shqetėsuar pėr mėnyrėn e zhvillimit tė zgjedhjeve tė 28 qershorit ėshtė duke u shtrirė dhe duke u konsoliduar. Kjo provon vėrtetėsinė e shqetėsimeve tona qė nė momentet e para.





    Skėnder Gjinushi

    Ka njė bashkim tė majtė, tė djathtė, tė tė gjithave forcave qė janė pėr njė demokraci tė vėrtetė, qė janė pėr rikthimin e votės sė lirė, dhe kujtoj qė tavolina e mbledhur sot, qė u bėn apel qytetarėve pėr protestė tė shtunėn, kėtu nė bulevardin "Dėshmorėt e Kombit" , pėrfaqėson 900 mijė vota tė shqiptarėve nė zgjedhjet e 28 qershorit. Pra, protesta nuk bėhet nė emėr tė humbėsve. Bėhet nė emėr tė atyre qė pėrfaqėsojnė shumicėn e popullit shqiptar e qė padrejtėsisht ndodhen nė opozitė nga deformimi i votės dhe nga shitja e votės qė ka bėrė LSI-ja.





    Ndre Legisi

    Shkėputja jonė nga LSI-ja ka ndodhur qė me refuzimin e kėrkesės sė njė grupi anėtarėsh tė kryesisė sė LSI-sė se, nėse Meta e LSI-ja do tė bashkėpunonte me Berishėn, ne nuk do tė ndiheshim mė anėtar tė LSI-sė e pėr pasojė mbeteshim socialist. Si tė tillė jemi pėrfaqėsuar edhe nė kėtė takim. Duke ruajtur atė linjė qė kemi pasur edhe nė vitin 2005, gjė e cila nuk u bė, pasi tė dyja forcat politike, PD e PS, nė atė kohė refuzuan tė hapin kutitė e votimit, ku ishte fshehur krimi dhe vjedhja e votave tė LSI-sė nė vitin 2005.





    Erjon Veliaj

    Do t’i bashkohemi protestės. Ftojmė tė gjithė tė rinjtė qė t’i bashkohen protestės. Ka disa cinikė qė kujtojnė se bėhet fjalė pėr njė protestė, pėr ca kuti kauēuku me ca letra brenda. Nė fakt, kur njė njeri voton, voton aspiratėn dhe ėndrrėn e vet pėr tė ndryshuar disa gjėra, kėshtu qė nuk guxon njeri qė tė thotė qė ne do tė djegim kutitė me ėndrrat e shqiptarėve, sepse kjo do tė ishte e pafalshme. Ndaj i ftojmė gjithė tė rinjtė shqiptarė, dhe unė besoj qė askush nuk guxon t’u thotė tė rinjve shqiptarė qė ju nuk do tė ėndėrroni mė, sepse babi i Argitės dhe i Shkėlzenit do tė ėndėrrojė vetėm pėr fėmijėt e tij.





    Paskal Milo

    Dėshiroj tė theksoj edhe njėherė tjetėr, qė ditėn e shtunė ne nuk do tė dalim kėtu nė bulevard pėr tė rrėmbyer pllakat e bulevardit, pėr tė sulmuar institucionet, as nuk do tė dalim me shishe molotov me vete, qė tė godasim zyrėn e kryeministrit, por pėrkundrazi, do tė dalim me njė mesazh shumė tė qartė dhe paqėsor tė qytetarėve shqiptarė, tė cilėt kėrkojnė qė tė ndalet deformimi i votės dhe i vullnetit tė tyre politik njėherė e pėrgjithmonė nė Shqipėri. Do tė kėrkojmė qė Shqipėria tė jetė pėrfundimisht njė vend demokratik, ku ēdo qytetar ta ndiejė veten zot tė votės dhe vullnetit tė tij politik.





    Spartak Ngjela

    Qėllimi i takimit ishte qė edhe ne tė spektrit tė djathtė t’u japim mbėshtetjen dy pikave esenciale tė kohės: bojkotit dhe protestave. Mendimi ynė ishte qė vetėm bojkoti dhe protestat janė mjeti efikas pėr tė risjellė demokracinė e sistemin liberal nė demokraci. Sot, nė kėto momente qė ka marrė fund gjithēka, qė shteti ėshtė uzurpuar, ky ėshtė i vetmi solucion, d.m.th bojkot dhe protesta, protesta tė forta madje. Nuk ka njė marrėveshje midis tė majtėve dhe tė djathtėve nė raport me programet, por ka njė marrėveshje pėr rikthimin institucional tė demokracisė liberale nė Shqipėri. Ne nuk mund tė pranojmė uzurpimin e shtetit, tė gjithė jemi goditur.





    Kolė Nikolla

    Ne do tė marrim pjesė tė gjithė nė protestėn e ditės sė shtunė dhe do tė pėrkrahim gjithė kėtė lėvizje pėrtej sė majtės dhe sė djathtės, nė bashkim tė forcave tė majta dhe tė djathta politike qė duan njė demokraci tė vėrtetė, qė duan njė demokraci qė t’iu shėrbejė punėtorėve, jo qė t’iu marrė pronat, t’iu marrė zyrat e t’i nxjerri nė rrugė, tė rrisė ēmimin e energjisė elektrike, tė mos pranojė krizėn, tė rrisė varfėrinė etj.


    Ofensivė opozitare, krijohet fronti pėrtej sė majtės dhe sė djathtės 14294ch
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 21/5/2024, 00:15