BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    “Burgosja e Lul Berishės nė Itali dhe vrasja e Dishės”

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    09102009

    Buzqeshje “Burgosja e Lul Berishės nė Itali dhe vrasja e Dishės”

    Mesazh nga Vizitor

    “Burgosja e Lul Berishės nė Itali dhe vrasja e Dishės” 29uo8sn
    penduari i bandės sė Durrėsit ka vazhduar rrėfimin e tij pėr aktivitetin kriminal. “Pėr vrasjen e Marsel Sotirit u pėrdor si karrem e dashura e Klod Saliut”





    Leonard Bakillari

    TIRANĖ - Mes debatesh e akuzash, i penduari i bandės sė Durrėsit ia ka dalė tė dėshmojė sėrish nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda. Pėr mė shumė se 7 orė, Adriatik Coli ka rrėfyer me detaje aktivitetin kriminal tė bandės gjatė viteve 1999-2000, kohė kjo qė shėnoi pėrēarjen e bandės dhe solli disa vrasje nė qytetin e Durrėsit. Dėshmia e Colit herė pas here ka acaruar tė pandehurit dhe avokatėt e tyre mbrojtės, qė jo rrallėherė kanė debatuar me tė pandehurin, madje kanė akuzuar edhe prokurorin e ēėshtjes pėr ndikim te dėshmitari. Gjatė dėshmisė sė Colit, avokatėt kanė paraqitur dy kėrkesa, tė cilat janė rrėzuar nga trupi gjykues, rreth mėnyrės sė qėndrimit tė tė penduarit, i cili ėshtė njėherėsh dhe i pandehur nė kėtė proces, si dhe ndaj pėrfaqėsuesit tė akuzės, i cili sipas mbrojtėsve, sugjestiononte tė penduarin. Sipas burimeve nga Gjykata e Krimeve tė Rėnda, mėsohet se njė ndėr momentet qė ka acaruar mė shumė situatėn e ndezur mes palėve, ka qenė qėndrimi i tė penduarit gjatė dėshmisė. Me urdhėr tė gjykatės, Adriatik Colit i ėshtė sjellė njė karrige dhe njė tavolinė nė sallėn e gjyqit, ndėrsa avokatėt kanė reaguar, duke thėnė se i pandehurit nuk mund tė qėndrojė i ulur, ndėrsa dėshmon. Avokati Detar Hysi i ka kėrkuar trupit gjykues tė sqarojė pozicionin e Colit, i cili sipas tij, ose ėshtė i sėmurė, ose nuk ėshtė i pandehur, pasi nuk mund tė dėshmojė ulur. Gjykata ka rrėzuar pretendimet e palės mbrojtėse, duke thėnė se dėshmitari ka nevojė tė qėndrojė i ulur, pėr shkak tė dėshmisė sė gjatė. Sipas burimeve nga akuza, procesi i djeshėm ka qenė normal dhe i pandehuri ka treguar me detaje aktivitetin kriminal tė bandės pėrgjatė viteve 1999-2000, kohė kjo qė shėnon edhe krisjen e parė nė marrėdhėniet mes Lulėzim Berishės dhe Klodian Saliut. Ai ka shpjeguar lėvizjet e bandės, nė kohėn qė Lul Berisha ndodhej i burgosur nė Itali pėr trafik droge, si dhe arsyet e vrasjes sė Dritan Dishės”.

    Njė vajzė, karremi pėr vrasjen e Sotirit

    “Tė nesėrmen, kur dola nga shtėpia, pashė nė afishe se kishte vdekur Marsel Sotiri dhe shkova e mora makinėn. Pas dy ditėsh u mblodhėm bashkė unė, Luli, Klodi e Indrit Taullai dhe biseduam pėr ngjarjen. Nė muhabet e sipėr, Klodi i tha Lulit: “Po ti, si ike dhe mė le vetėm”? Luli i tha qė “unė tė thirra dy herė, por ti nuk u pėrgjigje dhe e dija se ke ikur”. Klodi kishte ikur me Indritin nga kodra dhe kishin shkuar nė Spitallė. Pas disa ditėsh, kur isha te shtėpia e Klodit, ky mė pyeti sesi ndodhi muhabeti qė ikėt me Lulin atė ditė. Unė i tregova qė erdhi Luli dhe unė i thashė: “Ku ėshtė Klodi”? Ai thirri dy herė dhe mė tha hip nė makinė dhe ec. Klodi nuk foli. Mė vonė e mora vesh nga ēunat, se Marseli atė ditė qė u vra kishte njė makinė “BMW” tė blinduar. Pastaj ēunat filluan tė lėviznin, se vdiq Marseli. Luli mori njė anije 500-tonėshe me qira nga njė fierak, qė nuk mė kujtohet emri dhe ia dha dikujt pėr tė punuar. Ai ēonte klandestinė dhe drogė nė Itali. Kėtė gjė unė e di, sepse e shihja atė qė vinte te shtėpia e Lulit dhe jepte ēdo muaj lekėt e punės. Ndėrkohė, Plarenti kishte ndėrtuar njė shtėpi trekatėshe pėrballė shtėpisė sė tij tė vjetėr nė pallat dhe ne atje mblidheshim. Unė aty dėgjova pėr herė tė parė emrin e njė femre, qė nuk e njihja se kush ishte. Mė vonė e mora vesh nga Klodi emrin e plotė. Ajo kishte qenė e dashura e Klodit, qė ky e kishte pėrdorur si karrem pėr ta tėrhequr nė pritė Marsel Sotirin. Vajza u bė e dashura e Marselit dhe njoftonte Klodin pėr lėvizjet e tij. Ditėn e atentatit, ajo kishte qenė me Marselin dhe njoftoi Klodin kur po ktheheshin pėr nė shtėpinė e saj qė ndodhej afėr vendit ku u vra Marseli. Mė pas u nisėn pėr nė Itali, Luli me Klodin me anije. Pas rreth dy javėsh, me tė njėjtėn anije ikėn nė Itali Plarenti, Indrit Taullai dhe ish-e dashura e Klodit. Gjatė kohės sė qėndrimit nė Shqipėri, kur iku Klodi, Indrit Taullai e zuri dashnore. Pėr kėtė, Klodit i ngeli qejfi pak, por nuk tha gjė. Pas njė muaj kur ikėn ēunat, edhe unė ika pėr nė Itali. Shkova te vėllai, ku kam qėndruar tre muaj dhe kam punuar si ndihmės-murator. Pastaj u ktheva pėrsėri nė Shqipėri dhe mėsova qė Klodi, Luli, Plarenti dhe Indrit Taullai kishin jetuar nė Ravena tė Italisė. Luli kishte nxjerrė nė punė si prostitutė vajzėn nga veriu. Po ashtu, mėsova se Klodi kishte gjetur disa lidhje pėr t’u marrė me drogė. Rreth muajit maj e qershor 2000, u kthye nė Shqipėri Klodi. Mė pas erdhi edhe Plarenti e Indrit Taullai. Dy ditė pas ardhjes sė tyre nė Shqipėri, Lulin e arrestoi policia italiane pėr punė droge dhe e mbajtėn nė burg mė shumė se njė vit. Gjatė kėsaj kohe, unė e forcova shoqėrinė me Klodin dhe nė atė kohė u fut nė shoqėri edhe Indrit Dokle, i cili ishte si ēerr i shkathėt i vogėl. Por gjatė kėsaj kohe, edhe Plarenti rrinte shumė me Klodin”.

    Vrasja e Tan Dishės

    “Rreth fillimit tė muajt korrik 2000 u vra Mehmet Saliu, kėtė muhabet e mora vesh nga ēunat. Ne shkuam nė varrimin e Mehmetit dhe aty u bisedua qė Metin e kishte vrarė njė ēerr i vogėl. Dua tė them se Lul Berisha e kishte fis tė largėt Mehmet Saliun. Vrasėsi i tij gjatė kėsaj kohe shoqėrohej me Tan Dishėn, i cili kishte lidhje me Marsel Sotirin. Vendosėm ta vrisnim Tan Dishėn, meqė shoqėrohej me ata qė thashė mė lart dhe kėtė detyrė ma ngarkuan mua dhe Indrit Dokles. Klodi mė thirri njė javė pas vrasjes sė Mehmet Saliut, ku aty ishte Indrit Taullai, qė e thėrrisnim Indriti i madh dhe Indrit Doklen e thėrrisnim Indriti i vogėl, Plarenti, Klodi. Klodi i tha njė personi qė kishte njė furgon qė do na merrte ne dhe tė na dėrgonte deri nė Shėnavlash. Ai pranoi. Unė bashkė me Indritin e vogėl morėm nga njė kallash te shtėpia e Klodit dhe u nisėm. Shkuam nė Shėnavlash te shtėpia e Mehmet Saliut, ku pritėm sa u errėsua pak. Kishim lėnė njė djalė, qė nuk e di se kush ishte, pėr ta ruajtur te lagja Tan Dishėn se kur do tė dilte Tani pėr nė Durrės. Dolėm me makinė dhe zbritėm poshtė. Shoferi iku. Unė me Indrit Doklen dolėm dhe zumė pritė rreth 300-400 metra larg shtėpisė sė Tan Dishės, kurse Indrit Taullai shkoi 500 metra para nesh qė, kur tė kalonte Tani, tė na lajmėrojnė me njė tė shtėnė pistolete. Ne e kishim planifikuar qė, kur tė vinte Tani Disha, tė sinjalizoheshim nga dy shokėt dhe tė dilnim nė rrugė e ta qėllonim. Pasi kemi ndenjur rreth 30 minuta aty, nė tė dy anėt e rrugės afėr njė gardhi, ku kishte parkim makinash nė krahun e kėnetės, dėgjuam tė shtėnėn e pistoletės qė na sinjalizonte pėr ardhjen e Tan Dishės.

    Indrit Dokle doli nė rrugė, ndėrsa unė isha pak para tij, nė anėn tjetėr tė rrugės. Sa pashė dritat e makinės qė po afrohej, e lashė tė afrohet rreth 20 metra dhe fillova tė qėlloj me automatik nė drejtim tė makinės, derisa mbarova karikatorin e kallashit. Makina doli nga rruga dhe ra nė kanal. Unė iu afrova me karikatorin rreth 1-2 metra dhe e qėllova pėrsėri Tanin me breshėri. Pastaj ne u larguam nė kėmbė nga kėneta dhe armėt i hodhėm nė kanalin e madh, qė kalon aty afėr. Pastaj, shkuam nė Spitallė, takova Klodin, Plarentin e Indrit Taullain. Ata mė pyetėn: “Vdiq”? - Unė u thashė: “Po, po”. U shpėrndamė nė shtėpitė tona. Nė atė kohė, Luli ishte nė burg nė Itali”.

    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 20/5/2024, 23:03