BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Durrės-Kukės, Olldashi pranon: Mbyllet pa afat tuneli i Thirrės

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    10102009

    Buzqeshje Durrės-Kukės, Olldashi pranon: Mbyllet pa afat tuneli i Thirrės

    Mesazh nga Vizitor

    TIRANĖ- Tuneli i Thirrės nė rrugėn Durrės-Kukės do tė bllokohet sėrish dhe nuk do tė lejohet qarkullimi i automjeteve. Kėtė herė pėr njė kohė tė papėrcaktuar. Lajmin e ka njoftuar vetė ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, sipas tė cilit mbyllja e tunelit do tė nisė nga data 11 tetor nė orėn 19.00.

    Mėsohet se ai do tė vazhdojė tė jetė i mbyllur pėr disa javė, por nuk ėshtė pėrcaktuar njė kohė pėr rinisjen e lėvizjes pėrmes tij.

    Ministri Olldashi gjatė njė komunikimi pėr mediat paraditen e sotme ka sqaruar se mbyllja e tunelit bėhet edhe pėr shkak tė punimeve elektromagnetike. Gjatė kėsaj kohe, automjetet do tė jenė tė detyruara tė kalojnė nga aksi i vjetėr rrugor.

    Dje firma ndėrtuese e rrugės Durrės-Kukės, Bektel-Enka i kėrkoi sėrish Ministrisė sė Transporteve tė mbyllė pėr disa muaj tunelin e Kalimashit, pėr shkak tė probleme tė shumta qė janė shfaqur. Asfalti nė pjesėn e tunelit tė pa betonuar ėshtė pothuajse i shkatėrruar dhe po tė njėjtėn problematikė shqetėsuese paraqet dhe muri anėsor.


    Afro njė muaj mė parė, firma i kėrkoi Ministrisė sė Transporteve ta mbyllė pėr njė afat tė pacaktuar tunelin nė mėnyrė qė aty tė punohej pėr riparimin e defekteve, por nuk gjeti konsensusin e kėtij dikasteri. Madje inxhinierėt e firmės propozuan qė tė ndėrtohej njė aks qė i bie rrotull tunelit nė mėnyrė qė tė mos mbyllej totalisht rruga e re Durrės-Kukės. Ministria e Transporteve diktoi firmėn qė tė punonte vetėm natėn, pra tuneli tė mbyllej nga ora 19:00 deri nė orėn 07:00.


    Dje, firma pėrsėrit kėrkesėn pėr mbylljen pėrfundimtare tė tunelit pėr shkak tė punimeve qė kėrkojnė mjete tė posaēme dhe mė shumė se sa orėt e natės. Sipas burimeve nga firma, nė tunel ka nevojė pėr pėrforcime tė mureve anėsore nėpėrmjet betonimit tė tyre madje dhe pėrmirėsimin e asfaltit qė sipas teknikėve kėrkon gėrmim tė thellė dhe ngjeshje mė tė madhe tė dheut e mė pas shtrimin me asfalt. Specialistė qė po punojnė nė tė dyja kahet e tunelit bėjnė tė ditur se pėrpos punėve qė mbeten pa pėrfunduar nga pėrurimi me urgjencė, mali 'Qafa e Kumbullės' ka nxjerrė probleme tė paparashikuara qė kanė shkaktuar edhe dėmtime tė tjera nė tunel.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 20/5/2024, 22:20