BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Laboratori i Kimisė helmon nxėnėsit nė Laē

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    10102009

    Buzqeshje Laboratori i Kimisė helmon nxėnėsit nė Laē

    Mesazh nga Vizitor

    LAĒ - Katėr nxėnėse janė shtruar nė urgjencė dje pasi shfaqėn simptoma tė helmimit gjatė orėve tė mėsimit. Dyshohet se laboratori i Kimisė sė shkollės sė mesme 'At Shtjefen Gjeēovi' ka medikamente tė skaduara, ndaj Drejtoria e Higjienės i kanė vėnė kyēin sot.


    Ngjarja ndodhi dje paradite, kur katėr vajza, nxėnėse tė kėsaj shkolle pėrfunduan nė spital pasi kishin zhvilluar mėsim nė laboratorin e Kimisė.


    Sipas mjekėve tė spitalit tė Laēit ėshtė mirė qė nė laboratorin ku ndodhen edhe lėndėt helmuese nxėnėsit tė mos bėjnė mėsim. Ajo, qė ka vėnė nė dyshim Drejtorinė e Higjienės ėshtė fakti se katėr vajzat janė shprehur se nuk kishin konsumuar ushqim nė mėngjes. Kjo mund tė ketė bėrė qė ato tė jenė mė tė ndjeshme se nxėnėsit e tjerė, qė nuk shfaqen shenjat e helmimit edhe pse bėnė mėsim nė tė njėjtin laborator. Po kėshtu nuk pėrjashtohet mundėsia qė vajzat tė jenė alergjike. Kjo mund tė vonojė edhe relacionin pėrfundimtar tė Drejtorisė sė Higjienės, mbi funksionimin e kėtij laboratori.


    Ndėrsa, drejtoresha e shkollės, Marie Syziu, shprehet se "nxėnėsit nuk do tė bėjnė mėsim nė kėtė klasė deri nė sqarimin e rrethanave tė ngjarjes".


    Drejtoria e Higjienės dyshon se gjithēka mund tė ketė ardhur pasi nė laborator mbahen medikamente qė pėrdoren pėr eksperimente, tė cilėn mund tė kenė skaduar. Sipas tė njėjtave burime, dyshohet se ēarja e soletės qė ka sjellė edhe lagėshti tė mureve ėshtė bėrė shkak i skadimit tė kėtyre substancave qė mbajnė erė tė rėndė.


    Aktualisht nė kėtė shkollė mėsojnė rreth 1030 nxėnės tė vendosur nė 29 klasa. Nxėnėsit dhe prindėrit shprehen tė alarmuar pėr situatėn e krijuar nė shkollė dhe kėrkojnė qė tė dalin sa mė shpejt analizat pėr laboratorin e Kimisė.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 20/5/2024, 23:48