BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Si e njoha At Zef Pllumin

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    10102009

    Buzqeshje Si e njoha At Zef Pllumin

    Mesazh nga Vizitor

    Si e njoha At Zef Pllumin Smcznm
    Intervista me Ismail Kadarenė


    Shkrimtari Ismail Kadare rrėfen pengun e tij tė madh mbi faktin se e pat njohur shumė vonė prelatin e fundit tė franēeskaneve At. Zef Pllumi. Kanė kaluar dy vjet nga vdekja e tij, njė pėrvjetor qė kaloi pa ndonjė jehonė ndėr qarqe akademike dhe kulturore.


    Nė intervistė shkrimtari Ismail Kadare dėshmon se si pater Zefi i kishte tejkaluar kufijtė e tė qenit vetėm prift por njėkohshėm ishte edhe dėshmitari mė i denje i gjithė atij brezi martirėsh qė u flijuan pėr besim dhe pėr mendimin e lirė, nėn regjimin e ashpėr komunist. "Unė kam njė peng mbi at Zef Pllumin se jam njohur shumė vonė me tė, duhet ta kisha njohur mė pėrpara...", rrėfen shkrimtari Ismail Kadare.


    Jemi kėtu nė shtėpinė tuaj pėr tė folur pėr njė prej personaliteteve tė kulturės shqiptare e pikėrisht pėr At. Zef Pllumin. A mund tė na tregoni se si ka qėnė njohja me tė dhe cilat ishin pėrshtypjet tuaja tė para mbi At Zefin?


    -Sė pari, desha te them qė unė kam njė peng nė lidhje me At Zef Pllumin se jam njohur shumė vonė me tė. Tepėr vonė, mund tė them dhe duhet ta kisha njohur mė pėrpara. Nuk dua tė zgjatem pėr shkaqet sepse ndonjėherė nė Shqipėri ėshtė shumė e lehte te gjenden shkaqet negative pėr njė gjė, pse nuk ndodh njė gjė.


    Sepse shpesh kėtu veprimet pozitive janė mė tė vėshtira tė ndodhin midis njerėzve se sa veprimet negative, domethėnė nė ato qė quhen vende tė qytetėruara gjenden gjithmonė forca qė i afrojnė njerėzit, intelektualėt, njerėzit e njohur me njėri-tjetrin.
    Pėr fat tė keq me ne shpesh ndodh e kundėrta. Se ka njerėz qe janė shumė tė zellshėm pėr tė larguar, pėr tė mos tė tė lėnė tė afrohesh.


    Besoj se kėshtu mė ka ndodhur edhe mua me kėtė njeri te shquar dhe nėse ne jemi njohur pėr fat tė keq nė kohėn kur atė po e linte shėndeti, desha tė them qė ėshtė merita e tij se ndoshta unė duhet ta kisha patur atė nismėn pėr ta njohur por kam qėnė ...nuk e di nė ē'rrethana, i pavėmendshėm pėr kėtė gjė. Pra edhe kėtė njohje tė vonė ishte ai qė ishte shumė mė i vjetėr se unė qė e ndėrmori dhe nuk kam qėnė unė. Mė vjen keq pėr kėtė.


    Njohja e parė ka ndodhur pikėrisht nė kėtė dhomė, kėtu ka ardhur dhe ėshtė ulur, ka kėrkuar tė njihet me mua dhe sigurisht kam qėnė i gėzuar pėr kėtė gjė dhe jam habitur edhe vetė qė nė moment se pse nuk jam njohur pėrpara, pse nuk kanė ardhur rrethanat. Siē ua shpjegova, kėshtu ndodh me ne pėr fat tė keq.


    Ai ka ardhur, ėshtė marrė vesh sigurisht me telefon me njerėzit dhe ai kishte gjithmonė njerėz qė e donin, qė e shoqėronin, ka ardhur e ka sjellė botuesi im mė kujtohet dhe njė kureshti prandaj e thashė kėtė ... botuesi im mė tha pastaj qė mė bekoi makinėn qė e solli, pasi qėndroi tek hyrja e gratacelit ku unė banoj.


    Ka qėnė dy -tre ditė para se tė bėhej njė aktivitet pėr Dante Aligherin. Nė fakt ka qėnė pikėrisht Dante Aligheri qė na afroi, njė ese qė kam shkruar per Danten. Mė tha vetėm kaq: E pėlqeva shumė, dhe qė donte te vinte nė diskutimin pėr tė. Diskutimi u bė nė njė sallė tė madhe nuk mė kujtohet ku..


    Nė Pallatin e Kongreseve...


    Po, kishte shumė njerėz dhe kishte gjithashtu edhe mjaft italianė tė ardhur nga shoqata "Dante Aligheri", natyrisht nga ambasada dhe At Zefi ka hyrė atje, do tė thoshja nė mėnyrė tė mrekullueshme, veshur me zhgunin e franēeskanėve, I vetmi qė e kishte, qė ėshtė shumė e rrallė se njerėzit kanė dėgjuar shumė pėr to por pak kanė parė, sidomos rinia. Nė Shkodėr ndoshta mund t'i ndeshėsh mė lehtė por atje ai ėshtė njė figurė gati mitike.


    E mori fjalėn nė njė mėnyrė supreme si njė njeri qė ka pėrjetuar metaforėn e madhe tė Dantes, qėndrimin nė Ferr, iu drejtua ambasadorit italian dhe tha: "Dante e ka shkruar Komedine, Ferrin e tij, pėr ne, jo pėr ju".... dhe ishte i saktė nė kėtė gjė qė dukej tepėr e ēuditshme sepse nė fund tė fundit ne ishim tė fundit qė e pėrjetuam njėlloj siē e kishim pėrjetuar sipas pėrfytyrimit dantesk gjithė shekujt si tė thuash.


    La njė pėrshtypje tė mrekullueshme, natyrisht foli shumė bukur, fliste gjithmonė shumė bukur. Kėshtu pra jemi njohur, jemi takuar pastaj disa herė, unė kam qėnė mysafir i tij nė Shkodėr dhe nė rezidencėn e tij kėtu nė Tiranė ku banonte. Te Franēeskanėt nė Shkodėr kemi qėndruar gjatė bashkė, kemi biseduar.


    Ishte njė njeri siē e kanė cilėsuar, ėshtė e ditur tashmė e thonė tė gjithė, jashtėzakonisht i rrallė. Kishte njė tėrheqje qė sigurisht vinte nga intelekti dhe nga zemra, nga tė dyja. Ishte i saktė, ishte i mprehtė, ishte emotiv, ishte racional, I kishte tė gjitha.


    - Ju pėrmendėt Ferrin ose mė saktė pėrcaktimin e At Zefit mbi Danten dhe Komedinė Hyjnore. Le tė themi qė libri i tij "Rrno pėr me tregue" ėshtė pėrshkrim i rrathėve te Ferrit Komunist qė ai e ka treguar pėr publikun, ia ka dhėnė lexuesit shqiptar. Cila ėshtė konsiderata juaj pėr kėtė libėr nė letėrsinė postkomuniste?


    Pikėrisht, lidhja e tij me Dante Aligerin nuk kishte njė burim estetizant si njė njeri i kulturės .


    Lidhja e tij ishte organike, ishte e shumėfishtė dhe prandaj ai kur iu drejtua italianėve atje ishte nė mėnyrė sovrane, ishte dicka e dalė nga thellėsia e tij. Libri i tij ėshtė njė projektim i Ferrit tė Dantes, ishte njė projektim me atė mozaikun e personazheve tė jashtėzakonshėm qė ka, plus me atė Kalvar qė ka pėrshkruar, me atė frymė njerėzore qė ngrihet mbi vuajtjet njerėzore, mbi pesimizmin, mbi mėrzinė qė tė shkakton kur dėgjon pėr njė Ferr.


    Karakteristikė e artit tė madh, qoftė arti direkt ta zėmė dramat e mėdha qė janė shkruar ne botė, karakteristikė e artit tė madh ėshtė qė ti shikon tmerre tė mėdha nė skenė por ti nuk mėrzitesh, ti nuk depresionohesh, ti nuk lėshohesh, nuk ligėshtohesh shpirtėrisht. Pėrkundrazi, ti shikon gjėma qė tė ngrenė leshtė e kokės pėrpjetė dhe del prej teatrit ose prej vendit ku recitohet diēka, del me njė gjendje shpirtėrore tė ngritur.


    Kjo ėshtė magjia e ēuditshme, kundėrthėnėse, hyjnore e artit tė madh. Dhe ky tipar i artit tė madh nuk ėshtė e thėnė tė gjendet vetėm nė veprat artistike, ai gjendet shpesh edhe nė veprat dokumentare kur janė tė mėdha siē ėshtė rasti i librit "Rrno, pėr me tregue" qė ėshtė njė nga dokumentet mė tė mėdhenj tė gjysmės sė shekullit mund tė them.


    Mė tė thellė e mė tė bukur, nė kuptimin e bukurisė se ai nuk ėshtė i bukur... ai ėshtė i tmerrshėm, i trishtuar..por nė atė kuptim dhe pikėrisht shprehja tmerrėsisht i bukur i shkon shumė. Tipar i kėtij lloj arti, i kėsaj ngritjeje te mendimit artistik dhe intelektual nė nivelet me tė epėrme, mė tė larta.


    At Zef Pllumi nuk ka qėnė thjesht, njė personalitet i kulturės, erudite, dhe mund tė shtojmė kėtu shumė cilėsore, por ka qėnė edhe njė prift franceskan. Ju nė shumė shkrime tė ndryshmė keni shprehur njė lloj simpatie nėse mund ta quaj kėshtu pėr Kishėn e krishterė, pėr Kishėn Katolike. Cili ėshtė pėrcaktimi apo konsiderata juaj ne lidhje me rolin e Kishės Katolike nė Shqipėri gjatė shekujve por nė veēanti gjatė shekullit tė 20-tė?


    Qėndrimi im intelektual dhe emocional ndaj Kishės katolike Shqiptare ka njė burim kulturor ne radhė tė parė. Dhe kur them kulturor kemi thėnė gjithēka. Ka njė burim identitar, nuk ėshtė burim fetar, unė nuk jam katolik, nuk jam i krishterė, por qėndrimi im ėshtė normal, nuk ėshtė i pazakontė.


    Ėshtė qėndrimi normal i njeriut shqiptar tė kulturuar. Nuk po e them kėtė si njė mburrje apo si njė epitet por ėshtė i njė njeriu siē thuhej mė pėrpara, tė lexuar, tė kėnduar thoshte populli, tė ndriēuar dhe kjo nuk ėshtė njė gjė e rrallė. Janė me mijėra e me mijėra tė tillė.


    Pra, qėndrim im ėshtė qėndrimi i njė shqiptari normal i cili shikon te kjo traditė fetare dhe kulturore katolike, identitetin e tij, tė kombit dhe tė popullit tė tij dhe prandaj nuk ėshtė as pėr tu ēuditur e aq mė pak (sepse disa herė mua ma kanė keqkuptuar kėtė gjė),pėr t'u keqinterpretuar. Kjo nuk mė bėn pėrshtypje sepse nuk ka pse tė mė bėjė pėrshtypje njė gjė qė nuk ka atė kuptim tė ngushtė dhe meskin siē mund t'i japin tė tjerėt.


    Ky ėshtė qytetėrimi europian shqiptar i lidhur nė mėnyrė tė ngushtė me krishterimin. Pavarėsisht se Europa ėshtė njė kontinent qė i njeh tė gjitha besimet, natyrisht dhe kėtu e ka ēuar fryma e saj e thelle demokratike, emancipimi i saj i thellė qė ėshtė kontinenti mė i pėrparuar nga ana e emancipimit njerėzor, kontinenti qė ka njohur ashpėrsinė e botės, egėrsinė e saj, butėsinė edhe dritėn e saj. Europa i ka tė gjitha, Europa nuk ėshtė njė kompleks idilik siē mund ta quajmė ne, rozė.


    Ajo ėshtė njė kontinent i ashpėr dhe qytetėrimi i saj rozė ka lindur nėpėrmjet ashpėrsisė, e njeh atė, e ka pėrjetuar dhe ka funksionuar shpesh herė me tė, prandaj ėshtė e fortė Europa dhe qytetėrimi europian. Ai ka njė element zotėrues tė krishterė, por edhe njė element tė tillė human qė pranon besimet e tjera.


    -Nė kėtė kėndvėshtrim cili ėshtė roli i Kishės katolike gjatė shekullit tė 20-tė nė Shqipėri.

    Unė do tė veēoja kėtu rolin e Franēeskanėve duke qėnė se dhe At Zefi vinte prej kėtyre bashkėvėllezėrve dhe nga njė traditė pėr tu lėvduar e pėr tu evidentuar si Fishta, Vincenc Prendushi dhe shumė tė tjerė?


    Nė pėrgjithėsi mund tė them me bindje se dega e franēeskanėve ka qėnė mė e shquara nga pikėpamja kulturore, patriotike dhe kulturore nė letrat shqipe.


    Andej kanė dalė revistat mė tė mėdha, shkrimtarėt mė tė mėdhenj, tradita mė e madhe dhe mė e qėndrueshme dhe ata u martirizuan tė gjithė. E kur flasim pėr rol kulturor tė klerit katolik shqiptar qė ėshtė i padiskutueshėm, natyrisht nė radhė tė parė kemi parasysh franēeskanėt.

    Kanė qėnė nė pararojė tė kėtij veprimi tė pandalshėm kulturor qė nuk ka reshtur asnjėherė. Natyrisht ata kanė marrė pjesėn e tyre tė lavdisė e pėr fat tė keq kanė marrė edhe pjesėn e tyre tė martirit.


    Ata janė martirizuar si rrallėkush nė botėn komuniste. Tė gjitha besimet janė martirizuar nė perandorinė komuniste por katolikėt shqiptarė e nė kėtė rast franēeskanėt, janė vėrtet dhe kanė njė vend tė shėnjuar dhe pėr kėta kanė tė drejtėn morale mė fort se kushdo tjetėr tė dėshmojnė pėr kėtė gjė, tė flasin pėr kėtė gjė.


    Dhe ne kemi detyrėn morale qė ta dėgjojmė zėrin e tyre dhe tė nxjerrim mėsime tė mėdha prej kėtij zėri, pavarėsisht se ēfarė zanafille fetare ose kulturore kemi. Atje ne bashkohemi tė gjithė.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 20/5/2024, 21:25