BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Hapėsira detare "dhėnė" grekėve, zbulohet vlera!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    11102009

    Buzqeshje Hapėsira detare "dhėnė" grekėve, zbulohet vlera!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Stacionet dhe rrjeti i shtrirė nė tre kontinente kalon nė Otranton shqiptare

    Territori qė qeveria do t'i kalojė Greqisė, nisur nga viti 2012, do tė jetė njė nga nyjat e rrjetit tė energjisė sė "pastėr"


    Zbulohet vlera e hapėsirės ujore tė territorit shqiptar, tė cilin sė shpejti mund ta pėrvetėsojė shteti grek. Pjesa e dizenjuar nė marrėveshje, jo shumė larg nė kohė, do tė jetė njė urė lidhėse midis gadishullit Ballkanik dhe pjesės tjetėr tė Evropės, pėr pėrēimin e njė prej motorrėve mė tė fuqishėm tė botės sė industrializuar, tė energjisė. Bėhet fjalė pėr projektin mė tė madh prodhimit dhe shpėrndarjes tė energjisė sė tė ardhmes, i kryer ndonjėherė, falė bashkėpunimit tė dhjetėra shteteve nė tre kontinente.

    Nė njė projekt tė iniciuar nga presidenti francez, Sarkozy, pėr prodhimin e energjisė nga burime tė rinovueshme dhe infrastukturės sė rrjetit shpėrndarės sė kėsaj energjie drejt Evropės, vihet re se njė nga degėzimet kalon nė kanalin e Otrantos, nė territorin detar shqiptar. Ėshtė pikėrisht, ajo pjesė detare e territorit shqiptar, e ndodhur nė detin Jon, e cila sipas marrėveshjes mes dy qeverive, shqiptare dhe helene, mund t'i kalojė sė shpejti shtetit grek. Duket se nėse territori detar nė fjalė do t'i kalojė shtetit grek, atėherė Shqipėria nuk do tė arrijė tė shijojė atė qė i takon nga "torta" e madhe e revolucionit diellor, qė do tė udhėheqė ekonominė e sė ardhmes.

    Prej muajsh nė mediat shqiptare po pėrflitet marrėveshja mes qeverisė shqiptare dhe asaj greke, pėr kalimin nė favor tė Greqisė tė rreth 354.4 kilometrave katrorė nga ujėrat detare tė territorit tonė. Njė marrėveshje aq e pėrfolur dhe e lakuar edhe nga shoqėria civile. Janė hedhur hipoteza nga mė tė ndryshmet, lidhur me pėrfitimet e shtetit grek nė kėtė histori. Madje, studiues tė ndryshėm shqiptarė kanė hedhur dyshimet e tyre se tabani i zonės nė fjalė ėshtė naftėmbajtės. Ndėrkaq, nga autoritetet e vendit tonė nuk ėshtė bėrė asnjėherė e ditur se kush ėshtė arsyeja e kalimit tė kėtij territori detar fqinjit. Gjithashtu, nuk ėshtė sqaruar opinioni publik se ēfarė pėrfitimesh mund tė ketė shteti shqiptar apo ai helen nga kjo marrėveshje.

    Iniciativa e Bashkimit tė Vendeve tė Mesdheut pėr prodhimin dhe shpėrndarjen e energjisė sė rinovueshme nė tė ardhmen ėshtė vendosur tė startojė nė vitin 2012. Ėshtė njė publikim i marinės italiane i datės 25 korrik tė vitit tė kaluar, e cila mund tė gjendet nė sitin: (http.ecoblog.it). Artikulli ėshtė i ilusturar edhe me njė hartė, nė tė cilėn pėrshkruhen tė gjitha stacionet e prodhimit tė energjisė sė rinovueshme nė vendet e pellgut tė Mesdheut dhe atyre evropiane. Po nė kėtė hartė ėshtė dizenjuar edhe gjithė rrjeti shpėrndarės i energjisė. Stacionet e shtrira nė gjithė hapėsirėn e shkretėtirės sė Saharasė dhe tė Gadishullit Arabik, janė ato tė cilat do tė prodhojnė kryesisht energji tė marrė nga dielli.

    Ndėrsa nė pjesėn veriperėndimore tė Afrikės dhe tė Kontinentit Evropian vihen re stacionet e prodhimit tė energjisė me anė tė erės. Gjithashtu nė hartė, vihet re edhe rrjeti shpėrndarės i energjisė qė lidh tė gjitha stacionet njėra me tjetrėn dhe pėrshkon vendet nė fjalė. Njė nga degėzimet e rrjetit e cila pėrmbledh stacione tė prodhimit tė energjisė diellore, tė cilat ndodhen nė Egjipt, kalon nėpėr Detin Mesdhe, fillimisht nė Kretė e pastaj nė Greqinė kontinentale. Pikėrisht, ky degėzim drejtohet nė veriperėndim tė Greqisė dhe hidhet nė Itali duke kaluar nė ujėrat e detit Jon. Nė hartė duket qartė, se nė projektin e revolucionit tė energjisė diellore degėzimi i rrjetit qė kalon nga Greqia drejt jugut tė Italisė duhet tė kalojė nė ujėrat e territorit shqiptar. Zona ujore, ku do tė kalojė rrjeti pėrcjellės i energjisė, pėrkon me ato kilometra katrorė tė cilat sipas marrėveshjes sė qeverisė sonė me atė helene, i kalojnė Greqisė. Autoritetet e qeverisė shqiptare dhe ato helene nuk janė shprehur lidhur me arsyen dhe strategjinė e kėsaj marrėveshjeje. Por, duke ju shkėputur kjo pjesė e detit territorit shqiptar, vendi ynė humbet tė ardhura financiare tė pėrhershme qė duhet tė jepen si pasojė e kalimit tė rrjetit brenda kufijve, derisa kėta tė fundit tė pushojnė sė ekzistuari. Kjo, pasi Shqipėria nuk do tė ketė privilegjin e tė qėnit pėrfituese e kėsaj nisme tė Bashkimit tė Vendeve tė Mesdheut, nismė e cila parashikon plotėsimin e nevojave energjetike tė tre kontinenteve nė tė ardhmen, kur edhe nafta, ndoshta, do tė ketė shteruar.

    Botuar mė 25 korrik 2008 nga Marina Italiane

    Projekti i revolucionit tė energjisė diellore starton mė 2012

    Projekti i Presidentit Francez, Sarkozy, pėr tė krijuar njė bashkim tė Mesdheut qė do tė pėrmbledhė nevojat e Pellgut, ku mė tė rėndėsishmet janė ato energjetike, po bėhet gjithmonė dhe mė real. Pas mbledhjes sė 13 korrikut tė vitit tė kaluar, ku morėn pjesė 27 vendet pjesėtare tė Unione Europea si edhe Algjeria, Egjipti, Izraeli, Jordania, Libani, Maroku, Mauritania, Siria, Tunizia, Turqia, Shqipėria, Kroacia, Bosnja-Hercegovina, Mali i Zi e Autoritetin Palestinez, nė kuadėr tė asaj qė do tė jetė nė tė ardhmen, nė vitet 2050 u duk mė qartė: "Lamtumirė naftė dhe rrugė e hapur pėr tė gjitha burimet e energjisė sė rinovuar, e mbi tė gjitha ajo diellore".

    Sarkozy ftoi vendet e Unionit Evropian pėr tė nisur dhe ndėrtuar bazat e revolucionit diellor ne dhjetė vitet e fundit, nga 2012 deri mė 2020, kur do tė jetė e nevojshme tė pėrgatiten tė gjitha infrastrukturat, me qėllim pėr tė mos u gjetur tė papėrgatitur nga ajo qė edhe nėse nuk do tė jetė fundi i naftės, do t'i ngjajė shumė asaj situate. Nė kėtė kontekst nis edhe projekti pėr tė kapur energjinė diellore nė shkretėtirėn e Saharasė qė do tė hyjė nė kuadrin mė tė gjerė tė TREC (Trans-Mediterranean Renewable Energy Cooperation) e ideuar dhe vėnė nė lėvizje nga Club of Rome, Hamburg Climate Protection Foundation e NERC (National Energy Reasearch Center of Jordan).

    (Botuar mė 25 korrik 2008 nga Marina nė: Energia Tecnologia Internazional Europa Persone Risparmio energitico Rinovabili Politica Nucleare Solare Idroeletrico Eolico)
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 20/5/2024, 19:56