BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Meta: PS te vije ne kuvend

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    12102009

    Buzqeshje Meta: PS te vije ne kuvend

    Mesazh nga Vizitor

    Meta: PS te vije ne kuvend 15q7vk3
    Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta duke iu referuar protestes se opozites nje dite me pare, theksoi se pjesemarrja e ulet e qytetareve ne te eshte tregues sipas tij se ata tashme jane te lodhur nga iniciativa te tilla, te vjeteruara dhe qe kane si qellim demtimin e procesit integrues te Shqiperise.

    Zoti Meta i beri thirrje Partise Socialiste te rikthehet ne Kuvendin e Shqiperise per te dhene kontributin e saj ne reformat kyce per vendin.

    “Pjesemarrja e ulet tregon se vete socialistet nuk mund te mbeshtesin nje politike shume te vjeter qe kerkon ta ktheje Shqiperine 10 vjet me pas, qe eshte provuar se nuk funksionon dhe qe eshte kunder edhe vete interesave te anetareve te PS dhe te gjithe opozitareve per integrimin europian te vendit apo per liberalizimin e vizave", deklaroi Meta.

    Kreu i LSI-se, njekohesisht zevendeskryeminister dhe Minister i Jashtem, gjate mbledhjes se Komitetit Drejtues Kombetar te partise i beri nje apel te qarte te gjithe perfaqesuesve te kesaj force politike ne te gjitha nivelet e vendimmarrjes.

    “Do te distancojme cdo rast ku perfaqesues te LSI-se nuk do jene korrekt me ligjin, detyren dhe transparencen e vendimmarrjes dhe ne te gjitha rastet ku perfaqesohet imazhi i LSI-se per interesa te ngushta apo korruptive”, shtoi me tej kreu i LSI-se.

    Me pas sekretari i pergjithshem, Petrit Vasili ka bere nje analize te detajuar te zgjedhjeve te 28 qershorit dhe organizimit te ri per procesin e pjesshem te zgjedhjeve lokale.

    Gjithashtu KDK-ja ka vendosur qe zevendeskryetar i ri te jete Edmond Haxhinasto, nenkryetar Lefter Koka, Monika Kryemadhi sekretare organizative dhe Edmond Panariti kryetari i ri i Komitetit Drejtues Kombetar.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 19/5/2024, 10:24