BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Shumė e gjatė pėr tė jetuar!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Shumė e gjatė pėr tė jetuar!

    Mesazh nga LePuRuShJa 17/8/2008, 00:21


    Jeta nė gjatėsinė 2 metra e 48 centimetra nuk ka qenė e lehtė pėr Sandy Allen e cila mbajti rekordin e gruas mė tė gjatė nė botė, por qė nuk arriti tė jetojė mė shumė se 53 vjeēe.

    Gjigantja, Sandy Allen pati njė sėrė problemesh me zemrėn, diabetin, etj. pėr shkak tė gjatėsisė sė saj dhe gjigandizmit.

    “Unė nuk fajėsoj zotin qė mė bėri kaq tė gjatė” – tha Allen gjatė njė interviste. “Jam shumė krenare qė jam e gjatė”.

    Ndėrkohė qė doktorėt mėsojnė mė shumė rreth faktorėve qė ēuan nė zmadhimin e Allen nė njė njeri gjigant ata po shikojnė edhe njė sėrė problemesh qė i janė shkaktuar asaj prej gjatėsisė.

    Zakonisht gjigantizmi shfaqet pas zhvillimit tė njė tumori nė tru. Tumori ndalon qė gjėndrat tė mbledhin informacion pėr nivelin e rritjes sė hormoneve nė trup. Kjo bėn qė hormonet tė rriten gjithmonė pasi nuk janė nėn kontroll.

    Kur njeriu ėshtė fėmijė, hormonet rriten pasi qendrat e rritjes janė tė hapura.

    Nė adoleshencė, receptorėt e rritjes mbyllen, kėshtu qė njeriu nuk mund tė rritet mė. Por vazhdojnė tė ndodhin simptoma tė tjera, si trashja e kockave, ashpėrsimi i fytyrės dhe rritja e kėmbėve dhe duarve.

    “Nėse sėmundja kapet nė moshė madhore, ėshtė shumė e vėshtirė tė ndalohet, pasi ėshtė e fshehtė” – tha Dr. Vivien Bonert, shef i njė klinike mjekėsore.

    Nėse njeriu rritet jashtė kontrollit, edhe shanset e tij pėr tė vdekur herėt janė mė tė mėdha. Nėse nuk merren ilaēe, mundėsia e vdekjes sė parakohshme rritet nga dy deri nė pesė herė.

    Rreth 60% e pacientėve kanė zmadhim tė zemrės. Kjo bėn qė tė mos funksionojė mirė barkushja e majtė e saj.

    Gjithashtu 60% e tyre vuajnė nga diabeti.

    Mjekėt rendisin edhe shumė komplikacione tė tjera tė tilla si; dobėsimi i muskujve, prishja e kyēeve, mungesa e gjumit etj.

    Studimet kanė treguar se njerėzit gjigantė kanė edhe mė shumė shanse pėr tė krijuar tumore.

    Bonert thotė se nėse sėmundja e gjigantizmit zbulohet herėt, tė gjitha problemet mund tė parandalohen dhe jeta e njeriut do tė jetė mėse normale.

    Nėse shohim zgjatjen e njė fėmije mund ta kuptojmė menjėherė nėse ai tenton tė bėhet gjigant ose jo.

    Nė pacientėt me moshė madhore, kapja e sėmundjes ėshtė shumė e vėshtirė pasi shenjat janė shumė tė fshehura.

    Njė jetė e shkurtėr por e mbushur

    Vitet e fundit tė jetės Allen i kaloi nė njė azile pleqsh. Rritja e peshės prej gjatėsisė sė madhe bėri qė ajo tė kishte vėshtirėsi nė tė ecur.

    Megjithėse jeta pėr tė nuk ishte shumė e lehtė, ajo ėshtė pėrpjekur ta jetojė atė nė mėnyrat mė tė mira tė mundshme.

    “Mė pėlqen jeta ashtu siē vjen” – kishte thėnė Allen nė njė intervistė nė 2007-ėn. “Duke marrė ēmimin Gunness mu dha mundėsia tė shėtisja gjithė botėn, dhe tė shikoja vende qė i kisha parė vetėm nė ėndėrr”.

      Ora ėshtė 28/4/2024, 11:29