BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ps, ndryshime nė statut dhe program

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    14102009

    Buzqeshje Ps, ndryshime nė statut dhe program

    Mesazh nga LePuRuShJa

    TIRANĖ - Kryesia e Partisė Socialiste i ka hapur rrugė dje edhe procesit tė saj reformues, qoftė pėrsa i pėrket strukturave tė saj nėpėrmjet rinovimit tė Statutit, ashtu edhe programit politik, proces qė nga ana e rregullave, do tė pėrfundojė brenda muajit prill, ku kjo forcė politike ka programuar tė mbajė kongresin e saj.

    Me shumicė votash anėtarėt e kryesisė kanė miratuar projektin e paraqitur nga sekretariati i organizimit, i cili nė bazė tė vendimmarrjes sė Kongresit tė fund gushtit, kishte hartuar njė program pune tė detajuar, pėrfshi kėtu ngritjen e grupeve tė punės, qė do tė punojnė pėr kėtė reformė nė dy drejtime, ashtu edhe afatet nė tė cilat do tė kalojė ky proces.

    Kėshtu, nė bazė tė kėtij vendimi, PS-ja do tė ngrejė dy grupe pune me figura tė spikatura tė kėsaj force, njėri do tė punojė pėr hartimin e njė drafti propozimesh dhe thithjen mė pas tė mendimit tė bazės socialiste nė lidhje me ndryshimin dhe pėrshtatjen e programit politikė nė bazė tė nevojave qė linden nga gara e shkuar zgjedhore, ndėrsa grupi tjetėr do tė kryejė tė njėjtin proces, por vetėm nė lidhje me reformimin e statutit tė partisė.

    Grupin e punės pėr ndryshimet nė program do e drejtojė vet kryetari Edi Rama dhe nė pėrbėrje tė tij do tė jenė figura tė njohura tė kėsaj force, si ish-presidenti Rexhep Meidani, ish-kryetari i Kuvendit Servet Pellumbi, ish-kryeministri Pandeli Majko, ish-guvernatori Shkėlqim Cani, ish-ministrja Ermelinda Meksi, e shumė tė tjerė.

    Ndėrkohė, mėsohet se Arben Malaj dhe Saemira Pino, tė evidentuar si pjesė e grupimit "Pėr mendim ndryshe nė PS" nuk kanė pranuar qė tė bėhen pjesė e kėtij grupi pune, ndaj kanė tėrhequr emrat e tyre nga lista e propozuar nga sekretariati organizativ.

    Ndėrsa grupi tjetėr i punės, ai pėr ndryshimet statutore do tė drejtohet prej Gramoz Ruēit dhe nė tė do tė jenė pjesė ish-kandidati pėr kryetar partie, Maqo Lakrori, Namik Dokle, Fatmir Xhafaj, por edhe njė zė nga grupimi opozitar brenda PS-sė, Musa Ulqini.

    Tė dy kėto grupe do tė duhet qė brenda datės 25 tetor tė pėrcaktojnė axhendėn e tyre tė veprimit, por duke pasur parasysh qė e gjitha faza e diskutimeve tė propozimeve pėr ndryshime nė kėto dy dokumente themeltare tė kėsaj force tė kryhen brenda muajit dhjetor. Mė pas nė projektin e miratuar nga kryesia ėshtė parashikuar qė i gjithė "brumi" i propozimeve tė mbledhura nė bazė, ti nėnshtrohet njė diskutimi mė tė specializuar me grupet e interesit.

    Gjatė muajit shkurt 2010, PS-ja ka parashikuar qė kėto diskutime ti diskutojė nė Asamble e cila nga ana e vet do tė thėrrasė edhe Mbledhjen e Kongresit, qė po ashtu ėshtė parashikuar tė mbahet nė muajin prill.

    Ndėrkohė paralelisht me kėtė proces, strukturat e partisė socialiste do tė pėrfshihen nė njė analizė tė gjerė lidhur me ecurinė e procesit zgjedhor tė 28 qershorit, pėr tė nxjerrė prej tij mėsimet e duhura dhe pėr tė bėrė mė pas ndryshimet e nevojshme.

    Grupi i punės pėr ndryshimet nė program


    Edi Rama -kryetar
    Rexhep Mejdani
    Servet Pellumbi
    Ermelinda Meksi
    Besnik Baraj
    Ervin Bushati
    Ilir Beqaj
    Eglantina Gjermeni
    Pandeli Majko
    Shkelqim Cani
    Valentina Leskaj
    Olta Xhaēka
    Vasilika Hysi
    Ditmir Bushati
    Namik Kopliku
    Arben Malaj (tėrhequr)
    Sajmira Pino (tėrhequr)


    Grupi i punės pėr ndryshimet nė Statut

    Gramoz Ruēi - kryetar
    Namik Dokle
    Maqo Lakrori
    Fatmir Xhafaj
    Musa Ulqini
    Bashkim Fino
    Blendi Klosi
    Genci Gjonēaj
    Erion Braēe
    Damian Gjiknuri
    Sajmiri Tahiri
    Arben Ahmetaj
    Tauland Balla
    Agustin Marku
    Ilir Gjoni
    Rajmonda Gjoni
    Ndue Doda

    /burimi Shekulli/
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 20/5/2024, 20:26