BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Pėr tė drejtėn ndėrkombėtare detare

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    14102009

    Buzqeshje Pėr tė drejtėn ndėrkombėtare detare

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Mė 30 janar 1932 ministri amerikan nė Tiranė, Herman Bernstein, i dėrgonte njė raport konfidencial Sekretarit tė Shtetit.


    Thelbi i mesazhit ishte sovraniteti i Sazanit, i cili de jure i takonte Shqipėrisė, por de facto kontrollohej nga Italia.


    Kablli telegrafik midis Brindizit e Sazanit ishte duke u ndrequr, kėsisoj autoritetet italiane i kėrkuan drejtorit tė Telegrafės sė Vlorės lejen pėr tė transmetuar telegramet e tyre pėr Sazan nėpėrmjet Telegrafės sė Vlorės.


    Z. Bernstein raportonte nė Washington se "qeveria shqiptare udhėzoi drejtorin e telegrafės tė pėrgjigjej se telegramet pėr Sazan mund tė dėrgoheshin rregullisht, si pėr ēdo pjesė tjetėr tė territorit shqiptar, sepse ishulli i Sazanit ishte territor shqiptar".


    Ministri Bernstein citon Mehmet Konicėn tė shprehej: "Kjo pėrgjigje irritoi shumė italianėt, pasi ata mendonin se Sazani ishte i tyri. Mirėpo, Mbreti dėshironte t'u kujtonte atyre se Sazani mbetej gjithmonė territor shqiptar. Ai ishte i lumtur qė ky rast iu dha tani". [Raport No. 450; HB:KK 801.46, Arkiva e Departamentit tė Shtetit].


    Edhe pse nuk mund tė dimė se ēfarė raportesh hartojnė sot diplomatėt e huaj pėr qendrat e tyre, pėrmendim nė kėtė ngjarje historike, nė kontekstin e marrėveshjes sė kohėve tė fundit pėr pėrcaktimin e kufirit detar midis Shqipėrisė dhe Greqisė, ku mėsojmė se, sipas disa burimeve, Shqipėria paska humbur rreth 350 km katrore tė ujėrave tė veta, d.m.th njė sipėrfaqe pak mė e vogėl se sa rrethi i Lezhės.


    Nė shembullin e parė kemi njė administratė qė, edhe pse e pafuqishme ndaj fqinjit, pėrpiqej me ēdo mėnyrė tė ushtronte sovranitetin e vet mbi mbarė territorin e saj, edhe aty ku hė pėr hė nuk mundte; ndėrsa 77 vjet mė vonė kemi njė marrėveshje qė, sipas shtypit, vjen nė dėm tė interesave tė ligjshme tė shtetit shqiptar si dhe nė kundėrshtim me Kushtetutėn e Shqipėrisė [Neni 3 i Kushtetutės: "tėrėsia e territorit ...ėshtė baza e kėtij shteti, i cili ka pėr detyrė ta respektojė dhe ta mbrojė atė"] pasi thuhet se Shqipėria i paska dhėnė fqinjit atė qė i takon asaj.


    Do tė theksonim qysh nė fillim, se fryma e miqėsisė dhe e paqes me fqinjėt dhe negocimi i marrėveshjeve me interes dypalėsh duhet pėrshėndetur. Mirėpo, nė proces negociatash duhet tė hysh me qartėsi e kompetencė, si dhe me vullnetin politik pėr mbrojtjen e interesit tė shtetit tėnd. Pėrndryshe, askush nuk tė shtrėngon tė hysh nė njė marrėveshje qė nuk tė intereson.


    Kushtetuta dhe e Drejta Ndėrkombėtare


    Prandaj nuk mund tė pajtohemi me mendimin se: "Nė bazė tė nenit 5, 121 dhe 122 tė Kushtetutės, e drejta ndėrkombėtare ose traktatet ndėrkombėtare, ku Republika e Shqipėria ėshtė palė, janė detyrimisht tė zbatueshme dhe kanė prioritet pėr legjislacionin vendas."


    Sė pari, Neni 4 i Kushtetutės parashikon se ajo "ėshtė ligji mė i lartė nė Republikėn e Shqipėrisė" dhe kėsisoj, ky nen pėrcjell sėrish debatin gjithmonė tė gjallė nė lagjen e juristėve, nėse kryet e vendit nė hierarkinė e legjislacionit tė brendshėm e ka Kushtetuta, apo e drejta ndėrkombėtare.


    Duhet pranuar se prirja e pėrgjithshme sot ėshtė epėrsia e sė drejtės ndėrkombėtare, por kjo nuk ėshtė ekskluzive.


    Epėrsia e sė drejtės ndėrkombėtare ndaj sė drejtės sė brendshme, pėr shembull, zbatohet me cilėsime nė fushėn e tė drejtave tė njeriut, nė rrethin e normave tė gjithėpranuara tė sė drejtės ndėrkombėtare, si dhe nė kuadrin e organizatave ndėrkombėtare tė tipit tė Bashkimit Evropian.


    Por, ėshtė absurde tė mendohet se e drejta ndėrkombėtare paska epėrsi ndaj sė drejtės sė brendshme, aq sa njė vendi tė caktuar mund t'i imponohet cėnimi i integritetit tė vet territorial tokėsor, detar e ajror.


    Sė dyti, Kushtetuta cilėson apo pėrcakton se "Republika e Shqipėrisė zbaton tė drejtėn ndėrkombėtare tė detyrueshme pėr tė", pra vetėm atė ēka ėshtė "e detyrueshme", dhe jo tė drejtėn ndėrkombėtare nė tėrėsi. Prandaj, vepron procedura e ratifikimit dhe e denoncimit tė marrėveshjeve ndėrkombėtare, me ligj ose me referendum, e parashikuar nė Nenet 122 e 123 tė Kushtetutės.


    Kjo mė tej vėrteton se e drejta ndėrkombėtare, para se tė bėhet pjesė e sė drejtės sė brendshme dhe tė fitojė epėrsi ndaj saj, duhet fillimisht t'i nėnshtrohet gjykimit dhe vendimit tė sovranit, i cili mund ta pranojė ose mund tė mos ta pranojė atė. Pėr shembull, Konventa e sė Drejtės Detare, edhe pse mbahet si ndėr dokumentet mė tė rėndėsishme juridike tė shekullit XX, nuk ėshtė ratifikuar nga SH.B.A., Turqia apo Peruja.


    Po ashtu, nė disa raste njė shtet ruan tagrin pėr ta zbatuar tė drejtėn ndėrkombėtare sipas interesit tė vet. Greqia, pėr shembull, i ka bashkangjitur Konventės deklaratėn sqaruese ku shprehet se "i ushtron tė drejtat e saj sipas strategjisė sė vet kombėtare."


    Po ashtu, Republika Popullore e Kinės pohon tė drejtėn pėr "delimitimin e kufirit detar me shtete me breg tė afėrt ose tė kundėrt me Kinėn, sipas sė drejtės ndėrkombėtare si dhe sipas parimit tė zbatimit tė drejtė e tė ndershėm tė normave [equitability]."


    Shqipėria dhe Konventa


    E drejta detare ėshtė tėrėsia e normave qė rregullojnė pėrdorimin e detit nė kohė paqeje, nė sipėrfaqe e nė thellėsi tė tij. Ajo ėshtė kodifikuar me Konventėn e OKB-sė pėr tė Drejtėn e Detit, dokument relativisht i ndėrlikuar i sė drejtės ndėrkombėtare.


    Shqipėria e ka ratifikuar atė me 23 qershor 2003, por nuk ka paraqitur deklaratė shoqėruese. Konventa u njeh shteteve bregdetare disa tė drejta: (i) ujrat territoriale deri nė 12 milje nga vija bazė e bregut [Neni 3]; (ii) zonė kufitare (contiguous) prej 24 miljesh nga vija bazė [Neni 33]; zonė ekonomike ekskluzive deri nė 200 milje nga vija bazė [Neni 55] si dhe platformė kontinentale, shtrirja e sė cilės llogaritet sipas nenit 76 tė Konventės.


    Pra, Shqipėrisė i takojnė ujrat territoriale nė brezin prej 12 miljesh, ku ajo ka sovranitet tė plotė, plus brezi kufitar prej 12 miljesh shtesė, ku ajo ushtron tė drejta tė rėndėsishme tė ligjshmėrisė e tė rendit, plus zona ekskluzive ekonomike, plus brezi i platformės kontinentale.


    Te tė dyja zonat e fundit, Shqipėria ushtron vetėm tė drejta ekonomike.
    Pėrcaktimi i kufirit (delimitimi) i ujrave territoriale dhe i platformės kontinentale, kryhet duke u mbėshtetur kryesisht te Konventa. Si vend bregdetar, Shqipėria ka fituar praktikė relativisht tė konsoliduar tė sė drejtės detare.


    Me Italinė marrėveshja pėrkatėse e delimitimit tė platformės kontinentale ėshtė pėrfunduar qysh mė 1992. Edhe me Malin e Zi mund tė zbatohet, i rishikuar, Protokollit shqiptaro-jugosllav i 26 korrikut 1926 qė caktonte si kufi "vijėn e drejtė pingule me drejtimin e pėrgjithshėm tė bregut dhe qė pėrfundon nė grykėderdhjen kryesore tė Bunės". Sa i takon Detit Jon, problemi ndėrlikohet pėr arėsye tė afėrsisė sė bregdeteve dypalėshe nė Ngushticėn e Korfuzit dhe vijės sė pėrthyer bregdetare greke.


    Edhe pse sot kritikohet me pa tė drejtė shteti komunist qė zbatoi kufirin detar prej 15 miljesh gjatė viteve 1976-1990, ai ishte brenda tė drejtave tė tij sovrane e nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare, pėr ta ndėrmarrė atėhere atė hap. Siria, pėr shembull, deri vonė ka zbatuar njė kufi detar prej 35 miljesh.


    Ėshtė e qartė, se qysh me krijimin e shtetit modern shqiptar, ushtarakėt dhe marinarėt shqiptarė e kanė pasė njohur mirė Kodin Zakonor tė Detit. Mirėpo, sot nuk mund tė thuhet se te juristėt, gjykatėsit apo prokurorėt shqiptarė gjen njė nivel tė ngjashėm diturish dhe njohjeje.


    E drejta detare dhe Konventa vetėm sa ceken nė lėndėn e sė drejtės ndėrkombėtare nė fakultetet e drejtėsisė dhe nuk studiohen fare si lėndė e veēantė. Praktika juridike e gjyqėsore e sė drejtės detare dhe e Konventės ėshtė e pakėt dhe e panjohur edhe pse ngjarjet e ndodhura nė ujrat territoriale dhe kufitare kanė qenė e janė tė shumta.


    Marrėveshja Dypalėshe


    Marrėveshja shqiptaro-greke pėr "delimitimin e zonave tė tyre pėrkatėse tė shelfit kontinental dhe zonave tė tjera detare qė u pėrkasin nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare" paraqitet mjaft problematike qoftė nė rrafshin e sė drejtės ndėrkombėtare, qoftė nė rrafshin e sė drejtės sė brendshme. Nuk duket se titulli i marrėveshjes pasqyron pėrmbajtjen e saj.


    Shqipja nuk pėrdor fjalėn "shelf" por "platformė" ose "rrafshnaltė nėnujore". Sipas deklarimit tė negociatorėve shqiptarė, mėsojmė se "pėr caktimin e kufirit detar janė respektuar neni 5, 7, 10 dhe 15 i Konventės pėr tė Drejtėn e Detit".


    Neni 1 i Marrėveshjes pohon parimin e baraslargėsisė sė mesores ose vijės sė mesme nga vija bazė nė bregdetet pėrkatėse. Prandaj, edhe pėrcaktimi i drejtė dhe i ndershėm i vijės bazė ėshtė thelbėsor nė arritjen e njė marrėveshjeje tė drejtė e tė qėndrueshme.


    Ka dy mėnyra pėr pėrcaktimin e vijės bazė: vijė bazė e zakonshme sipas vijės bregdetare (Neni 5), ose vijė bazė drejtvizore pėr bregdete tė thyera (Neni 7).
    Nuk e dimė se cila metodė ėshtė pėrdorur pėr secilėn palė. Duket se e meta themelore e marrėveshjes ėshtė pėrcaktimi i vijės bazė sė palės greke, prej nga varet shtyrja e mesores drejt bregdetit shqiptar.


    Po ashtu, nga njoftimet e shtypit, del se pala shqiptare nuk ka pėrfituar nga pėrvoja apo kujtesa institucionale, e fituar nė negociatat e ngjashme pėr marrėveshjen pėr platformėn kontintentale me Italinė mė 18 dhjetor 1992.


    As nuk ėshtė mbajtur parasysh e drejta e brendshme detare sipas disa dekreteve tė vitit 1970 dhe 1976, ku pėrcaktohen shtatė segmente tė vijave bazė tė bregdetit shqiptar si dhe parimet e praktikėn qė rrjedh prej tyre.


    Gjiret, Ishujt dhe hapėsira ajrore


    Marrėveshja ka njė problem tjetėr tė madh, pasi qenka mbėshtetur edhe nė Nenin 10 tė Konventės qė mbulon gjiret, ēka duket shumė e paqartė, madje nė kontekstin tonė, e panevojshme.


    Zbatimi i kėtij neni pėr Ngushticėn e Korfuzit do tė ishte i padrejtė pasi krijon njė vijė bazė drejtvizore greke nė Gjirin e Korfuzit, qysh nga kepi afėr Shėn Stefanit deri nė Kėrkyrė, qė cėnon parimin e baraslargėsisė sė vijės ndarėse tė dy shteteve bregdetare duke e shtyrė mesoren apo kufirin mė afėr bregut shqiptar dhe brenda ujrave territoriale qė i pėrkasin Shqipėrisė, sipas sė drejtės ndėrkombėtare. Nėse ka ndodhur kjo, negociatori ose negociatorėt shqiptarė nuk duhej ta pranonin kėtė vijė bazė.


    Nga ana tjetėr, vija bazė alternative nga kepi i Shėn Stefanit nė Anno Lefkimmi, gjeografikisht mė e drejtė dhe e ndershme [equitable], nuk mund tė interpretohej sipas Neni 10 tė Konventės.


    Rrjedhimisht, ajo nuk mund tė pranohej nė marrėveshje dhe interesat e shtetit shqiptar do tė mbrohesin mė mirė duke rėnė dakord pėr njė mesore tė baraslarguar nga pikat korresponduese tė brigjeve dypalėshe tė ngushticės ndėrkombėtare tė Korfuzit.


    Marrėveshja nėnkupton se pėr pėrcaktimin e vijės bazė mund tė jenė pėrdorur kritere qė lidhen me konceptin e arqipelagut [Neni 47 i Konventės], ēka i mundėson palės greke pėrdorimin "edhe tė njė shkėmbi mbi sipėrfaqen e ujit ...si pikė referimi pėr ndarjen e sipėrfaqes ujore", sipas deklarimit tė negociatorit shqiptar.


    Kjo duket te pėrmbajtja e Nenit 1 tė Marrėveshjes, ku teksti i paqartė nė shqip, nė kllapa, pėrmend termin "vijė bazė ishullore".


    Mirėpo kjo mund tė ketė sjellė njė vijė bazė kryekėput nė favor tė palės greke dhe rrjedhimisht, tė ketė cenuar nė thelb parimin e barazlargėsisė dhe kėsisoj tė ketė dėmtuar interesat e palės shqiptare.


    Pikėrisht, kėtu mund tė jetė zanafilla e humbjes sė rreth 350 kilometrave katrore sikurse pretendohet sot.
    Mirėpo, delimitimi nė tė drejtėn ndėrkombėtare detare nuk mbėshtetet domosdoshmėrisht nė vijat bazė tė ishujve.


    Pėr shembull, Marrėveshja e delimitimit midis Italisė e Jugosllavisė e 8 janarit 1968 (e njohur sot nga Kroacia dhe Sllovenia) zbaton kriterin e mesores midis dy brigjeve duke i dhėnė njė efekt nul ose minimal ishujve jugosllavė tė Pelagosės, tė Pomos dhe Shėn Andreas.


    Pėr analogji, edhe marrėveshja shqiptaro-greke duhej t'i jepte efekt nul ose minimal ishujve tė Erikusės dhe Othonit nė veri tė Korfuzit dhe qė ndodhen pėrballė bregut shqiptar tė Lukovės.


    Por, Marrėveshja mund tė paraqesė problem tjetėr serioz pėr hapėsirėn ajrore. Sipas sė drejtės shqiptare dhe ndėrkombėtare, kufiri i njė vendi ėshtė vija ndarėse qė pėrmbledh rrafshin vertikal tė hapėsirės tokėsore, ajrore, detare dhe nėntokėsore. Mirėpo, ky parim nuk njihet nga fqinji ynė.


    Greqia e ka brezin e hapėsirės sė vet detare (ujėrat territoriale) 6 milje, por hapėsirėn ajrore e shtrin edhe 4 milje pėrtej hapėsirės detare. Marrėveshja dypalėshe nuk flet fare pėr kėtė ēėshtje.


    Nuk del e qartė gjithashtu nėse, nė zbatim tė parimit tė barazlargėsisė, pala greke ka filluar tė zbatojė brezin prej 12 miljesh tė ujrave territoriale nė Detin Jon, ēka nuk e ka shpallur nė Egje, pasi njė veprim tė tillė Turqia do ta konsideronte si "casus belli"...


    Transparenca dhe Rishqyrtimi i Marrėveshjes


    Ėshtė pėr tė ardhur keq, qė negocimi i marrėveshjes u bė me dyer tė mbyllura dhe me fare pak transparencė. Nėse pala shqiptare nuk ishte e pėrgatitur, ajo nuk duhej tė futej nė negociata.


    Po ashtu, nuk kishte arsye tė refuzonte ndihmėn e ekspertėve nga vende anėtare tė Konventės. Aq mė tepėr qė mesorja e marrėveshjes Shqipėri - Greqi lidhet nė njė pikė nė jugė tė Kanalit tė Otrantos me mesoren e Marrėveshjes Shqipėri - Itali tė vitit 1992 dhe me atė midis Italisė - Greqisė tė 24 majit 1977.


    Po ashtu, Neni 1 i Marrėveshjes, qė pėrcakton mesoren ose "vijėn e mesme" duhej tė shoqėrohej me njė "hartė detare sipas shkallės sė pėrshtatshme pėr tė pėrcaktuar vendosjen e vijės ndarėse apo kufirit", sė cilės i duhej dhėnė "publicitet i duhur", kėrkesė kjo e parashikuar nė Nenin 16 tė Konventės. Pėrdorimi i tė dhėnave gjeodezike tė koordinatave gjeografike pėrdoret vetėm si alternativė e hartės dhe "mundet", por nuk duhet detyrimisht ta zėvendėsojė atė.


    Prandaj, qeveria menjėherė duhet tė shpallė e tė bėjė publike hartėn e marrėveshjes, nė mėnyrė qė opinioni publik tė qartėsohet dhe tė gjykojė lirisht dhe jo duke u mbėshtetur nė 150 koordinata gjeografike tė vėshtira pėr t'u pėrcaktuar e interpretuar.


    Ky rast sjell nė vėmendje dobėsitė nė formimin e specialistėve dhe juristėve me njohuri tė shėndosha nė tė drejtėn ndėrkombėtare nė pėrgjithėsi dhe nė atė detare nė veēanti.


    Ndoshta ka ardhur koha qė Universiteti i Vlorės ose i Durrėsit tė hapin katedra tė specializuara tė sė Drejtės Ndėrkombėtare Detare qė tė jenė jo vetėm qendra arsimimi e studimi, por edhe pėr grumbullimin e dokumentacionit shkencor, traktateve, hartave, etj.


    Po ashtu, vetė shteti mund tė ēelė njė Institut tė Studimeve Oqeanografike dhe tė sė Drejtės Detare, i cili tė jetė qendra e formimit, e studimit dhe e pėrvojės tė sė drejtės sė brendshme detare, qė t'u shėrbejė specialistėve shqiptarė tė marinės, juristėve, specialistėve tė mjedisit, por edhe biznesit shqiptar qė parashikon tė shfrytėzojė pasuritė e platformės kontinentale tė Jonit e Adriatikut.


    Po pėr Marrėveshjen ē'duhet bėrė? Opinioni publik mund tė jetė mė i qartė, pasi tė shpallen hartat pėrkatėse, si dhe teksti shqip, greqisht dhe anglisht i saj. Nėse del se marrėveshja nuk cenon interesat e shtetit shqiptar, atėherė ajo duhet ratifikuar.


    Pėrndryshe, ajo duhet tė ēnėnshkruhet, veprim ky qė nuk ėshtė i panjohur nė tė drejtėn ndėrkombėtare dhe as Kuvendi nuk duhet ta miratojė e as Presidenti nuk duhet ta dekretojė.


    Po ashtu, palės greke mund t'i niset njoftim ku tė ftohet pėr tė ridiskutuar mesoren, vijat bazė dhe koordinatat gjeografike tė marrėveshjes, e cila duhet tė rinegociohet me njė ekip tė ri negociatorėsh dhe jo nė Korfuz.


    Pėrndryshe, njėra nga palėt e legjitimuara nė nenin 134 tė Kushtetutė dhe nė Nenet 52 e 53 tė igjit pėr Gjykatėn Kushtetuese duhet ta vėnė atė menjėherė nė lėvizje pėr tė shqyrtuar pajtueshmėrinė e Marrėveshjes me Kushtetutėn. /Burimi Shekulli/
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 20/5/2024, 22:42