BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    VALBONA SELIMLLARI

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje VALBONA SELIMLLARI

    Mesazh nga LePuRuShJa 28/8/2008, 17:18

    VALBONA SELIMLLARI Vip2110

    NUK JAM PENDUAR PĖR ZGJEDHJET E JETĖS SIME

    Vazhdon tė ruajė sharmin e njė gruaje tė bukur ndonėse kanė kaluar 16 vjet qė kur ajo u zgjodh Miss-i i parė shqiptar nė evenimentin “Miss Albania “. E veshur thjesht, me njė stil dhe qėndrim klasik, me mėnyrėn e saj fisnike pėr tė respektuar ēdokėnd flet pėr zgjedhjet e saj nė jetė, pėr tė kaluarėn, tė sotmen, marrėdhėniet me njerėzit dhe mėnyrėn tė gjitha kėto kanė ndikuar pėr tė ndėrtuar personalitetin e saj. Sekreti i suksesit qė i erdhi rastėsisht nė jetė, krejt pa e kėrkuar. Zgjedhja e saj mes karrierės dhe familjes. Tė qenit Valbona pa kopjuar modele por duke ndėrtuar vetveten mbi bazėn e “recetave” tė mirėsisė, pozitivitetit dhe moskonformizmit…..

    " Gjithnjė kam ėndėrruar tė kem njė jetė tė qetė, tė kem njė punė tė mirė me tė cilėn tė mbaj familjen dhe kaq. Dua tė bėj njė jetė absolutisht normale. Nuk ėshtė se jam njė femėr qė dua tė jetoj nė luks. Mjafton qė unė tė kem njerėzit e mi afėr, tė mos mė mungojė ushqimi dhe tė tjerat tė vijnė e tė ikin nuk u bė qameti. Nėse nuk vesha njė palė kėpucė sot do i vesh nesėr. E marr shumė thjesht jetėn. "

    Cilat janė karakteristikat e veēanta qė ju ia njihni mirė vetes?

    -Le tė themi se mirėsia ėshtė njė nga virtytet e mia tė forta. Unė mendoj se jam njeri i mirė, korrekte me tė tjerėt, e dashur nė shoqėri. Ėshtė pak e sikletshme tė flasėsh pėr veten nė kėtė mėnyrė. Unė do thosha se tek njeriu ekzistojnė tė gjitha: si e mira dhe e keqja. Njerėzit janė tė krijuar nė kėtė formė. Kam pėrshtypjen se pėrgjithėsisht mė zotėron e mira.

    Thatė qė nga karakteristikat tuaja ėshtė mirėsia. Ėshtė kjo anė e medaljes qė tregoni dhe nė momentet e vėshtira?

    -Unė pėrgjithėsisht mendoj pozitivisht dhe nė momentin qė mendon kėshtu, reagimet janė gjithnjė pozitive. Unė jam njeri impulsiv, por pėrgjithėsisht nuk prek nė shtegun e sė keqes por nė atė tė tė mirės. Edhe kur ndodh diēka e keqe unė mendoj arsyen pse ndodh. Kjo mė bėn tė mos krijoj probleme me tė tjerėt.

    Edhe nė rastet kur tė tjerėt ju shkaktojnė njė padrejtėsi mendja pėrsėri tek e mira ju shkon?

    -Ėshtė e ēuditshme por unė edhe nė kėto raste nuk mendoj keq. Gjėja e parė qė mendoj ėshtė “mos kishte njė arsye pse ndodhi?”,
    sepse e kam tė papranueshme faktin qė dikush do tė mė bėjė keq. Sepse unė nuk dua t’i bėj keq askujt. Tė paktėn me dashje, jo. Mbas analizės secili mban pjesėn e vet. Unė i lė Zotin se ai ėshtė shumė i madh. Unė nuk dua t’i bėj keq askujt.

    Mendoni se kjo paqe me mirėsinė reflektohet edhe nė pamjen tuaj tė jashtme?

    -Ndoshta. Kur bėhej “Miss Albania” tė gjithė mė thėrrisnin Nėnė Tereza. Unė jam kjo qė jam. Unė kam lindur kėshtu. S’kam lindur perfekte. Por nė pėrgjithėsi mė mbulojnė kėto virtyte.

    Si arrini tė evidentoheni tek tė tjerėt?

    -Unė nuk kam kompleksin tė evidentohem. Ajo gjė vjen nė mėnyrė natyrale. Unė nuk mundohem tė sillem ndryshe. Unė sillem siē jam dhe njerėzit mė pranojnė kėshtu siē jam. Unė nuk jam perfekte. Kam defektet e mia. Por jam unė, me tė tėrėn me tė mirat, tė kėqijat, jam unė. Nuk mundohem tė sillem mirė kur mė vjen tė bėrtas apo tė bėj tė kundėrtėn.

    A keni pasur njė model qė e keni ndjekur duke u rritur?

    -Nė punė kam pasur Vera Grabocken. Ėshtė njė zonjė qė punon nė mėnyrė tė mrekullueshme. Ka shumė energji dhe ėshtė njė grua e fortė.

    Nė luftėn pėr tė gjetur vetveten keni ndjekur njė shembull?

    -E kam shumė tė pranueshme veten kėshtu siē jam dhe nuk mundohem tė gjej modele. E shoh dikė dhe i admiroj forcėn qė ka. Por vetėm kaq. Asnjėherė nuk mundohem tė bėj si ata. Unė kam mėnyrat e mia tė tė sjellurit dhe tė punuarit, tė cilat mė kanė funksionuar ashtu siē janė. Unė dhe vetė si person jam energjik. Modelet qė admiroj nuk dua t’i kopjoj, thjesht i admiroj.

    Gjithsesi nė kėto vite keni ndryshuar. Ēfarė keni bėrė pėr tė pėrsosur vetveten?

    -Pėrsosja vjen nė mėnyrė natyrale. Njeriu ndryshon me jetėn qė kalon. Tė transformon jeta sociale. Unė nuk kam bėrė gjė pėr tė ndryshuar. Ndryshimet kanė ardhur vetė me rritjen.

    Keni pasur ndonjėherė beteja tė vėshtira?

    -Edhe kam pasur. Unė jam njeri shumė i fortė dhe di t’i pėrballoj sfidat. Me mirėsi, me butėsi di t’i pėrballoj. Nė pėrgjithėsi jam njė femėr e fortė. Mendoj se nė kėtė jetė ēdo gjė rregullohet, mjafton tė gjesh ēelėsin. Unė kam pėrshtypjen se kam ditur ta gjej.

    Thatė se shfaqeni tek tė tjerėt me tė mirat dhe tė kėqijat qė ke. Nėse ne kemi perceptuar anėt e mira tė kėqijat tuaja cilat janė?

    -Duhet tė jetosh me mua pėr t’i njohur. Unė jam pak nevrike dhe impulsive. Sa jam e mirė, e durueshme dhe e butė aq jam dhe impulsive. Kėto evidentohen nė ato situata ku duhet tė nxjerrėsh dhėmbėt. Dhe unė kam tekat e mia.

    Ju keni qenė dhe vazhdoni tė jeni grua e bukur. A ka ndonjė histori simpatike lidhur me suksesin tuaj nė shoqėri?

    -Nuk mund ta them, sepse unė nuk e konsideroj veten shumė tė bukur. Unė jam njė vajzė si shumė tė tjera. Po tė dalėsh nė rrugėt e Tiranės dhe do gjesh vajza qė ke qejf ti shohėsh, tė kėnaqet syri sepse janė tė bukura pa fund. Njerėzit janė tė predispozuar tė mė shohin thjesht se unė jam njė emėr qė jam lancuar dikur. Mendoj se vetėm ky ėshtė ndryshimi. Unė mendoj se jam njė vajzė e kėndshme, simpatike, me mėnyrat e veta, e pranueshme tek njerėzit. Nuk mendoj se suksesin e kam vetėm nga pamja e jashtme, mendoj se mė shumė vlerėsohet personaliteti.

    E kthejnė akoma ēunat kokėn kur ecni nė rrugė?

    -I perceptoj dhe tani pėlqimet e njerėzve. Por mendoj se ėshtė vetėm kurioziteti se jam Misi i parė. Goca tė bukura ka plot. Ato kthejnė kokėn sepse shohin Valbonėn. Shpeshherė mė ndalojnė rrugės dhe mė thonė: “Valbona , po ti nuk ke ndryshuar! “Kjo gjė mua mė lumturon. Ėshtė njė kėnaqėsi qė njeriu e pėrfton dashje pa dashje. Por mendoj se ėshtė kuriozitet.

    Njė nga karakteristikat tuaja ėshtė mungesa e impostimit. Jeni e vėrtetė nė ekran, nė jetė dhe nė skenė. I vėrtetė si konstatim?

    -Unė them qė 100 % ėshtė kėshtu. Unė fuqinė e vetes e shoh tek e qenit Bona. Mė pėlqen ta prezantoj veten kėshtu siē jam. I respektoj rregullat e skenės por nuk ngacmoj aspak tė qenin Unė. Kėtė nuk e ndryshoj.

    A ka kėrkuar dikush ta ndryshojė Unin tuaj?

    -Askush, nuk guxon. Kam personalitetin tim. Nuk lė njeri tė mė ndryshojė. Kritika marr dhe i quaj shumė normale. Kanė qenė dhe ato pjesė e rritjes sime. Mendoj se njeriu pėrmirėsohesh me kohėn. Ēdo gjė vjen me hap. Perfeksionimi vjen nė mėnyrė graduale.

    Nė shoqėri keni zėnė gjithnjė vendin e liderit?

    -Nuk e kam kėtė kompleks. Nė pėrgjithėsi nė shoqėri kam pasur njė vend tė konsiderueshėm. Dhe kjo ka ndodhur shumė shpejt, dhe nuk ka lidhje me missin. Unė qė kur kam qenė fėmijė kam qenė tip shumė i shkathėt, me shumė personalitet qė i jepja drejtim gjėrave. Nė njė farė mėnyre drejtoja si gocat dhe ēunat e lagjes. Ka ardhur nė mėnyrė natyrale drejtimi. Dhe kur luanim unė dija tė zgjidhja lojėn e duhur, tė organizoja dhe tė zgjidhja momentin duhur pėr tė bėrė gjėrat.

    Kjo ka vazhduar dhe kur jeni bėrė e madhe?

    -Ėshtė njė karakteristikė qė mė ka ndjekur gjithmonė. Unė jam njeri i organizuar nė pėrgjithėsi.

    Jeni e organizuar dhe kur i vini vetes qėllime pėr tė arritur diku?

    -Jo. Unė jetėn e kam jetuar dhe gėzuar siē mė ka ardhur. Nuk kam kėrkuar shumė, i kam lėnė gjėrat tė mė rrjedhin. Unė mė shumė kam pasur dėshira se qėllime nė jetė. Dhe ato dėshira unė i kam realizuar. Nuk kam qenė e mbytur nga qėllimet se duhet ta bėj diēka medoemos. Unė nuk jam shumė ambicioze. Unė nuk vdes po nuk e realizova diēka nė jetė.

    Kur njė vajzė bėhet miss ėshtė e lidhur me skenėn, spektaklin, dukjen. Ju e keni kėtė kompleks?

    -Unė nuk dua tė dal kudo. Unė nuk jetoj pėr tu dukur. Kėnaqėsinė e marr nė rrugė, nė shoqėrinė time. Nuk kam nevojė tė shfaqem kudo dhe t’i bėj reklamė vetes.

    Raportet me njerėzit gjithnjė mbi shina pozitiviteti?

    -Nuk mbaj mend gjatė jetės sime tė kem njė raport negativ me dikė. Personat joshės kanė njė magji tė brendshme. Ato shprehin diēka por jo gjithēka.

    Ju keni sekrete tė jetės suaj qė nuk i shfaqni dhe qė ju bėjnė misterioze pėr tė tjerėt?

    -Sekretet janė pėr tė respektuar jetėn time. Janė ca gjėra private qė nuk duhet tė hidhen nė shesh sepse nuk janė bėrė pėr t’i hedhur nė shesh. Jeta e njė njeriu ėshtė vetėm e tij, dhe ndėrsa janė tė tijat nuk ka pse tė dalin pėr tė tjerėt.

    Megjithatė e keni njė mister tė brendshėm?

    -Nuk e di se ku e kam misterin sepse nė fakt unė mendoj se jam njė libėr shumė i lexueshėm pėr tė tjerėt. Se di.

    Pėrgjithėsisht vlerėsimet e tė tjerėve ndaj jush ku konsistojnė?

    -Pėr korrektėsinė, ndershmėrinė, mirėsinė dhe rehatinė. Jam tip komod. Nuk vė njeri nė siklet, nuk vė njeri nė pozitė. Mendoj se shoqėria i vlerėson kėto gjėra. Nuk besoj se nuk kam bėrė njerėzit tė ndjehen keq. Unė i kam tė pastra gjėrat. Kam njė mendim pėr njerėzit dhe kėtė ia shpreh nė sy. Nuk dua qė ai mendimin tim ta dėgjojė nga dikush tjetėr. I kam inat gjėrat prapa krahėve.

    A i keni arritur gjėrat lehtėsisht nė jetė?

    -Kam punuar pėr t’i arritur. Unė nuk vishem me taka nė punė, por me atlete. Unė nuk shkoj pėr tu dukur nė punė, po pėr tė punuar. Kėtė gjė e kam bėrė gjatė gjithė jetės. Ato njerėz qė mė mbajnė nė punė mė mbajnė pikėrisht pėr kėtė gjė. Nuk mė mban njeri pėr sytė e bukur. Sytė e bukura t’i sheh njė ditė, ja njė muaj dhe mė pas punėdhėnėsi nuk ka nevojė pėr pamjen tėnde. Nė kėtė botė jep dhe merr. Nuk ka ndryshe.

    Pasionet tuaja cilat janė?

    -Jam e lidhur me artin. Edhe puna qė bėj ka lidhje me artin. Me librat nuk kam marrėdhėnie shumė tė mirė.

    Shkoni nė palestėr?

    -Nuk shkoj fare nė palestėr. Sigurisht qė kur rritesh ke nevojė pėr pak palestėr por jam pak dembele. Jam marrė shumė vite me sport dhe e ndjej veten tė lodhur. Jam njeri qė nuk e teproj me ushqimin, jam e kujdesshme dhe pjesa tjetėr ėshtė njė metabolizėm shumė i mirė.

    Ka probleme me celulitin Valbona. Apo s’keni fare?

    -Nuk ka femėr qė s’ka celulit. Kam pak dhe unė, por minimalisht.

    Pėrgjithėsisht e ndiqni modėn?

    -Nuk e ndjek fare. Veshjet qė vesh unė nuk kanė tė bėjnė me tendencat e sezonit. Unė vesh ato qė mė shkojnė mua nė trup, qė mė rrinė
    mirė dhe mė pėlqejnė. Nuk dua t’ia di fare nėse ėshtė nė modė ose jo.

    Ēfarė e bėn tė lumtur Valbonėn?

    -Ēdo gjė e bukur: natyra, dashuria, marrėdhėnia e mirė, qetėsia. Tė qenit pranė familjes sime.

    Qani ndonjėherė?

    -Sigurisht qė qaj. Jam njeri si gjithė tė tjerėt. Pėrgjithėsisht lotoj nė gėzimet e mia dhe tė tė afėrmeve. Jam njeri qė nxjerr shumė lot gėzimi.

    Momentet mė tė vėshtira nė jetė si i pėrballon?

    -Atėherė nuk qaj por bėhem njeri shumė i kontrollueshėm. Nė rastet e vėshtira del nė pah ana e fortė e karakterit tim.

    Keni bėrė ndonjė marrėzi gjatė jetės tėnde?

    -Jo nuk jam njeri i marrėzive. Jam njeri me pėrgjegjėsi dhe mė pėlqejnė gjėrat qė natyra ka diktuar. Ēmenduritė e mia janė shumė tė pranueshme.

    Jeni penduar pėr ndonjė gjė qė keni bėrė nė jetė?

    -Nuk pendohem. Kur gjėrat i dua, i bėj dhe nuk pendohem. Nuk kam kaluar gjėra pėr tė cilat tė pendohem. Ka gjėra qė nuk do doja ti
    kisha bėrė. Besoj se kjo u ndodh tė gjithėve.

    Cilat kanė qenė prioritetet tuaja nė jetė?

    -Prioritet pėr mua ka qenė familja. Pėr mua karriera vjen gjithnjė e dyta. Unė nuk jetoj dot pa njerėzit e mi. Nuk jam femėr karrieriste. Nuk jam njeri qė vdes tė jem dikushi. Jam rastėsisht dikushi. Unė e ndjej veten tė zakonshme si gjithė tė tjerėt. Unė nuk kam ėndėrruar tė jem mis nė jetė. Unė nuk kam ėndėrruar tė jem njeri i famshėm. Jeta mė solli tė jem e tillė.

    Ē'farė keni ėndėrruar tė jeni?

    -Tė kem njė jetė tė qetė, tė kem njė punė tė mirė me tė cilėn tė mbaj familjen dhe kaq. Dua tė bėj njė jetė absolutisht normale. Nuk ėshtė se jam njė femėr qė dua tė jetoj nė luks. Mjafton qė unė tė kem njerėzit e mi afėr, tė mos mė mungojė ushqimi dhe tė tjerat tė vijnė e tė ikin nuk u bė qameti. Nėse nuk vesha njė palė kėpucė sot do i vesh nesėr. E marr shumė thjesht jetėn.

    Cilat janė gjėrat e zakonshme qė i jetoni me kėnaqėsi?

    -Ēdo gjė qė ka tė bėjė me jetėn e bėj me kėnaqėsi. Unė kam njė punė, kam miq kam njė familje ku kthehem me kėnaqėsi. Me shėndet janė mirė.

    A ėshtė e vėshtirė tė ecėsh nė jetė kur je njė vajzė e bukur?

    -Impresioni i parė ėshtė i rėndėsishėm dhe unė pėr fat kėtė gjė e kam pasur. Por e mėpasmja nuk varet nga bukuria. Bukuria ėshtė vetėm prezantim. Nė momentin e dytė bukuria shkon nė zero dhe duhen treguar aftėsitė. Unė nuk kam marrė kurrė pėrsipėr gjėra qė nuk di t’i bėj.

    Me kė i keni mė tė mira marrėdhėniet?

    -Me tė gjithė. Unė kam konceptin se pėr fat njeriu mund tė jetė i pasur dhe po pėr fat mund tė jetė i varfėr. Pėr mua ka vlerė njeriu dhe jo gjėrat qė ai zotėron. Njeriu pėrfaqėsohet nga karakteri jo nga pasuria. Personalisht kam marrėdhėnie shumė tė mirė me pastruesen, me atė qė fshin rrugėn. Me ēdo njeri. Ēdokush ka nė jetė fatin e vet. Pėr mua tė jesh presidente apo roje ėshtė njėlloj. Kėtė vlerėsim e kam prej familjes sime. Jam edukuar me respektin ndaj qenies njerėzore me ēdo lloj petku qoftė ai.

    Keni kaluar njė fėmijėri tė bukur?

    -Kam kaluar njė fėmijėri tė mrekullueshme. Unė kam pasur fatin tė jetoj nė njė familje me harmoni dhe kjo ėshtė shumė e rėndėsishme pėr njė fėmijė. Kam jetuar me dy prindėr pozitivė qė mė kanė dhėnė shumė dashuri. Jam rritur mes dashurisė. Me familjarėt e mi jam shumė e lidhur. Ne vuajmė, gėzojmė dhe mėrzitemi tė gjithė sė bashku. Marrėdhėniet nuk i kam krijuar kurrė pėr interes, vetėm pėr ndjenjė shpirtėrore.

    Marrėdhėnia me nėnėn si ėshtė?

    -E kam tė mahnitshme. Ajo ėshtė njė grua e fortė dhe unė i kam ngjarė asaj nė karakter.

    VALBONA SELIMLLARI Seliml10

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 19/5/2024, 10:56