BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    "Me 20 nentor, barrikade njerezore"

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    17102009

    Buzqeshje "Me 20 nentor, barrikade njerezore"

    Mesazh nga Vizitor

    "Me 20 nentor, barrikade njerezore" 260r149
    Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, paralajmeron nga qyteti dy mijevjecar i Beratit protesta radikale, per hapjen e kutive te votimit me 20 nentor. Ne prani te aleateve, Gjinushi, Milo, Veliaj, Muci dhe ne vecanti te Kryetarit te PLD-se, Spartak Ngjela, kreu socialist beri akuzat e radhes ndaj qeverise dhe kryeministrit Berisha. "Levizja e radhes e opozites, do te jete me 20 nentor ne Tirane per t'u bere barrikade njerezore perballe pushtetit te manipulimit dhe korrupsionit elektoral. Ne 20 nentor, ne Tirane per te pare voten tone, per te hapur kutite e votave tona, per te cliruar voten nga presioni i shtetit te bere njesh me pushtetin", iu drejtoi thirrjen qytetareve, per t'u bashkuar ne proteste, Rama. Ai theksoi se mohimi i kerkesave te opozites, per te hapur kutite e votimit, eshte vetem frike e kryeministrit Berisha, ndaj zbardhjes se te vertetes se zgjedhjeve. "Berisha ka frike nga e verteta. Nese Berisha do kerkoje te mbaje forcerisht ne kuti vendimin e sovranit, ne do ta perballim ate me pushtetin e sovranit", paralajmeroi lideri i partise me te madhe ne opozite. Gjate fjalimit te mbajtur ne protesten e radhes se opozites, ne Berat, kryesocialisti theksoi se fati i betejes, qe shteti te jete i te gjitheve dhe jo i sherbetoreve te pushtetit te disave eshte ne zemrat e tyre, nuk diktohet dot nga nje burre shteti i korruptuar, qe vjen nga vjedhja e votes se popullit. "Me lejoni qe une ne emrin tuaj, t'i pergjigjem atij apeli, me 20 nentor ne Tirane per t'u bere barrikade njerezore perballe korrupsionit te manipulimit edhe korrupsionit elektoral. Me 20 nentor ne Tirane per te hapur kutite e votave tona, per te cliruar voten tone nga presioni deformues i pushtetit", iu drejtoi ftesen qytetareve, Rama. Sipas tij, nese Sali Berisha do te kerkoje te mbaje forcerisht vendimin sovran, socialistet dhe opozita do ta perballin Sali Berishen me pushtetin e sovranitetit te votes. Nepermjet kesaj levizje, lideri socialist tha se do te kerkoje qe shteti te ndahet nga pushteti njehere e mire dhe kurre me, te mos perzihet ne nje beteje elektorale. "Ne kerkojme qe zgjedhjet e 28 qershorit te hetohen nga Parlamenti, per te mos u perseritur me kurre, ne radhe te pare per t'i hapur kutite e votimit ne "syte" e te gjithe Shqiperise", sqaroi kerkesen e tij, lideri i partise me te madhe ne opozite. Sipas tij, mospranimi per te hetuar ne Parlament dhunimin e zgjedhjeve, duke i dhene popullit te drejten te shohe se cfare ka ne kuti, eshte vetem prova e frikes se madhe qe Sali Berisha, ka nga e verteta. Ai perseriti se grupi parlamentar socialist nuk hyn dhe nuk do te hyje ne Parlament, per t'u bere bashkefajtor ne mbylljen e syve perpara manipulimit te zgjedhjeve. "Kush shqetesohet nga mungesa jone duhet te kuptoje, se ne jemi edhe me te shqetesuar per mungesen tone ne Parlament, por boshlleku per barazi perpara ligjit, nuk e mbush boshllekun tone ne Parlament", nenvizoi Rama. Nder te tjera, ai theksoi se votat nuk dhurohen dhe nuk falen. Ne mitingun e zhvilluar gjate mbremjes se dje-shme ne Berat nuk ishte i pranishem kryetari i Partise Bashkimit per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, aleat i socialisteve ne zgjedhjet e 28 qershorit.

    Ngjela: Forca kthen prapa uzurpatorin

    Kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, i cili ishte per te paren here pjesemarres ne nje miting te opozites, deklaroi se ka ardhur qe te gjithe shqiptaret te krijojne nje front te perbashket, per te bere nje aleance te gjere ndaj shtetit. "Nuk ka te majte dhe te djathte, e djathta dhe e majta jane nocione qe i takojne zhvillimit, por jo sistemit. Kjo eshte arsyeja qe jam ketu dhe ju falenderoj. Asnje gjuhe tjeter pervec forces, nuk e kthen prapa kete uzurpator", deklaroi Ngjela. Ai theksoi se ne daten 20 nentor, do ta quajne daten kulmore per t'i dhene fund kesaj qeverisjeje shterp. "E gjithe Shqiperia te vije ne Tirane. 850 mije shqiptare kane te drejte te kerkojne hapjen e kutive", u drejtoi thirrjen qytetareve, lideri i Partise Ligj dhe Drejtesi. I cili dje ka qene shume i ashper.

    Milo: Fund epokes se vjedhjes se votes

    Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka theksuar dje gjate fjales se tij se duhet t'i jepet fund kesaj epoke te vjedhjes se votes dhe t'i jepet jehona e bashkimit. Sipas tij, progres raporti i Keshillit Evropian nuk shenoi progres per Shqiperine, sepse standardi me thelbesor, ai i zgjedhjeve, nuk u permbush. "Qeveritaret tane te mbrapshte me ne krye Berishen, nuk perqendrohen tek ju por vetem per te vjedhur dhe manipuluar voten", theksoi Milo. Sipas tij, vjedhja e votes eshte bere norme, moral dhe standard. Ai nenvizoi se nuk mendonte kurre qe do te vinte ne Berat, dy dite pas KE ka shpallur raport-progresin e Shqiperise per integrimin e saj ne BE, qe duhet te ishte rast i shtuar per te gjithe shqiptaret per plotesimin e standardet. Ai shprehu keqardhje qe ku rast nuk shenoi progres.

    Gjinushi: Qeveri e Sali Gerdecit dhe Ilir Floririt

    Kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, theksoi nga qyteti i Beratit se opozita dhe perkrahesit e protestes kerkojne hapjen e kutive, ne menyre qe Shqiperine ta qeverise ai qe do populli dhe jo qeveri e dale nga pazaret e Sali Gerdecit dhe Ilir Floririt. "Kur te gjithe kerkojne hapjen e kutive te votimit, ai merret me hapjen e varrit te Ahmet Zogut. Shqiptaret nuk mund te besojne dhe te pranojne qe te qeverisen me tej, nga nje qeveri e vjedhur",-tha Gjinushi. Sipas tij, eshte krejt absurde qe te mendosh se kjo qeveri do te forcoje institucionet, kur kater vjet me radhe i shkaterroi ato. Ai nenvizoi se qeveria aktuale nuk legjitimohet me voten tuaj dhe ajo nuk legjitimohet vetem me mandatin e Beratit, sepse ju votuat per largimin e tij.

    Muci: Te hapen kutite, fund vjedhjes

    Ish-anetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Mustafa Muci, deklaroi dje se per Beratin Sali Berisha eshte dhe ka qene ne minorance perjete. "Kur solla ndermend se sa here ne kete shesh, iu kemi folur beratasve se ne c'mjerim e kishte zhytur Shqiperine, Sali Berisha, se cfare krimi shteteror organizoi kryeministri, se si ne te majtet ne 29 qershor do te conim plakun e Gerdecit ne pension", solli ne vemendje premtimet e LSI, Muci. Ai shprehu keqardhjen se te gjitha keto paskan qene genjeshtra, te nje lidreshipi qe sot shqetesohet per tjeter gje, per te shqyer detin Jon dhe per ta perdorur si dhurate shteterore per pertej detit. Ai i drejtoi thirrje mazhorances, qe te hapi kutite per t'u perballur me ligjin, te gjithe ata qe besojne se per here te fundit "futen duart" ne kutite e zgjedhje parlamentare apo vendore qofshin ato.




    Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)



    Te Tjera nga rubrika

    "Me 20 nentor, barrikade njerezore"
    "Gjermania pro Shqiperise ne BE, opozita ne Kuvend"
    Rama: Hapja e kutive, zhbllokon dialogun politik
    Imami: Kufiri, s'ka dhurate per Greqine
    Dade: Grossruck, miku i Berishes
    Lohan: Udhetim pa viza edhe per Shqiptaret, ne mesin e vitit 2010.
    BE: Shqiperia, progres per zgjedhjet, vizat e reformat
    Raporti: Palet te gjejne dialogun ne Parlament
    Oli Rehn: Shqiperia beri progres, ka potenciale per standarde te larta
    Lohan: Marredheniet Shqiperi-BE, inkurajuese
    Lohan-Topalli: Shqiperia ka bere reforma te mira, zbatoi MSA-ne
    “Rama, bojkoton zgjedhjet nga frika”
    “Kufinte me Greqine, opozita po nxit ndenja ksenofobie dhe konfliktualiteti”
    “Meta, te nxjerre hartat e marreveshjes per kufijte, jo te flase si Berisha”
    Prifti-Urslo: Marredhenie me te forta dypaleshe

    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 20/5/2024, 22:42