BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kadare: Shteti mė ka borxh rreth 2 milionė $, por nuk mė vjen mirė t'i kėrkoj

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    30102009

    Buzqeshje Kadare: Shteti mė ka borxh rreth 2 milionė $, por nuk mė vjen mirė t'i kėrkoj

    Mesazh nga Albatros

    Shkrimtari mė i madh shqiptar nė njė rrėfim interesant pėr ēmimin qė ka fituar pak ditė mė parė nė Spanjė, marrėdhėniet me Ramiz Alinė, largimin nė Francė, botimin e librave jashtė vendit dhe honoraret e 20 viteve qė nuk i mori asnjė herė



    Nė Paris jeni mė i qetė apo ka njė ritėm tjetėr jete midis Parisit dhe Tiranės?

    Dhe qetėsia dhe shqetėsimi janė ndryshe nė Tiranė dhe Paris. Janė tė natyrave tė ndryshme.


    Nė ē'kuptim?

    E kam tė vėshtirė ta shpjegoj, por nga tė gjitha kuptimet.


    Ju keni marrė njė prej ēmime mė prestigjioze botėrore sot, i cili nė debatet e sotme nė tė gjithė botėn, konsiderohet nė pėrzgjedhjen e tij, jo nė tė tjerat, ndoshta mė serioze edhe se vetė ēmimi
    Nobel, i cili mbetet mė i njohuri. Kur e morėt vesh qė e fituat kėtė ēmim, kur u shpall publikisht apo e dinit pėrpara?

    Kandidatėt janė shpallur pėrpara. Ky ishte njė ēmim transparent, nuk ėshtė i fshehtė.

    Domethėnė, do tė merret nga njė prej kandidatėve tė shpallur.



    Dhe vitin e kaluar keni qenė i dyti nė mos gaboj...

    Po kam qenė i dyti.


    Nė vitin e kaluar, menduat qė e humbėt shansin pėr ta marrė njė ditė kėtė ēmim?

    Jo, aspak. E kam humbur mė duket pėr njė votė, e ka marrė njė shkrimtar izraelit tė cilin e njoh shumė mirė.


    E njihnit personalisht?

    Po, e kam takuar disa herė. Ėshtė njė shkrimtar i mirė dhe njė njeri me reputacion njerėzor, shumė tė mirė.



    Ēmimi Princi i Asturias mė shumė se tek vlera e tij, apo tek prestigji, ėshtė edhe njė derė shumė e rėndėsishme pėr tė hyrė nė letėrsinė ose pėr t'u pėrkthyer nė botėn hispanike. Sa prezent jeni ju nė kėtė botė?


    Unė jam shumė i botuar nė botė, prej gati 40 vitesh, qė nė fillim, pas Francės, kanė qenė disa shtete evropiane qė kanė botuar veprėn time.




    Spanja ka qenė njė ndėr tė parat...


    Ndėr katėr pesė tė parat, ka qenė paralelisht qė ėshtė botuar pas Francės, ka botuar Gjermania, Anglia, SHBA, Spanja etj.




    Si ka qenė reagimi i kritikės dhe i publikut nė Spanjė?


    Tė them tė drejtėn nuk e kam ndjekur nė mėnyrė tė detajuar, ka qenė pėrgjithėsisht si kudo nė Evropė...



    Shumė e ēuditshme, meqenėse ju mė pėrmendet vendet tė cilėt botuan tė parėt, Franca, Gjermania, Anglisht, SHBA, Spanja, tė gjitha vende qė nė fund tė viteve '60, kur ju keni botuar nė Perėndim, ishin vendet mė armiqėsore me Shqipėrinė komuniste tė asaj kohe...


    Po absolutisht po.


    Nuk pėrbente njė problem kjo pėr ju?

    Problem qė ende s'kuptohet nga njė gjė unikale qė njė shkrimtar nga vendi mė i ashpėr stalinist, komunist, deri nė Evropė si tė thuash, reaksionare, tipike pėr mendimin tonė, pėr mendėsinė tonė. Nė Evropė qe njė pėrzgjedhje, Shqipėria ishte armike, s'kishte as marrėdhėnie diplomatike, veē Francės.


    Dhe ju shkaktonte kjo probleme nė Shqipėri nė atė kohė?

    Besoj se po. Krijonte dhe ishte normale qė tė krijonte probleme, militantėt e partisė thoshin pse ne kemi njė shkrimtar qė edhe vetė e duam edhe e pranojmė, por na e do edhe borgjezia. Kėtu ėshtė njė gjė bazike, ėshtė themelore, nuk e shmang dot njė dilemė tė tillė, kush ėshtė e vėrteta. O ne nuk jemi nė rregull, o ata s'janė nė rregull. O ne s'e kuptojmė kėtė shkrimtar, ose ata e kuptojnė ndryshe. Unė kam qenė nė njė pozitė vėrtet tė habitshme, paradoksale, pėr shumė vite, vazhdoi pėr 20 vite kjo histori. Ka qenė nga fillimi i viti 1970 qė kam botuar unė, me njė bujė tė madhe, me njė tralala tė madhe, pasi kaloi gradualisht.


    Po, ishte njė botim i bujshėm, versioni i parė...


    Po, ishte shumė i bujshėm.


    Si ėshtė pėrkthyer fillimisht dhe ėshtė botuar nė Francė "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur"?


    Ėshtė botuar nė Tiranė dhe jo nė Francė. Ėshtė botuar falė nismės sė Jusuf Vrionit, i cili kishte dalė nga burgu, ishte pa punė dhe pėr qejf tė tij, si tė thuash, pėr nevojė tė tij, i pėlqeu ky libėr, erdhi tek unė, e kam njohur pėr herė tė parė. Mė tha, zoti Kadare, do tė doja qė ta botoja. Po si, i thashė unė.


    Ju nuk e njihnit?


    Fare, nuk e njihja. E ka filluar ta pėrkthejė qė nė 1963-1964. Qė nė fillim. Kanė kaluar shumė vite dhe pastaj rastėsisht u botua nga shtėpia botuese "8 Nėntori", frėngjisht, nė kolonėn e letėrsisė qė botoi tek ne, gjithmonė thuhet qė iu bė njė privilegj Kadaresė. S'ėshtė e vėrtetė, tė gjithė shkrimtarėt shqiptarė, pak a shumė tė njohur, kishin libra tė pėrkthyer anglisht, frėngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht.

    Por nuk dilnin nė tregun perėndimor...


    Sigurisht qė nuk dilnin, por shpėrndaheshin me anė tė ambasadave, me anė tė shoqatave.



    Ishte pjesė e propagandės komuniste tė kohės...

    Absolutisht, pjesė e propagandės pėr botėn e jashtme... Nė radhė tė parė ishin veprat politike sigurisht, tė Enver Hoxhės, pastaj ishin vepra letrare, ishin pothuajse tė gjitha vepra tė pėrkthyera.



    Dhe u botua nė Shqipėri, nė gjuhėn frėnge "Gjenerali ushtrisė sė vdekur"...

    Nė 1967-1968.



    Mė pas...?!

    Rastėsisht i ka rėnė nė dorė njė kryeredaktori tė revistės "Evropa", nė Francė, Pier Parath, mik i vjetėr i Shqipėrisė, mik qė nga koha e Zogut, jo mik pėr arsye tė komunisteve. E ka marrė pėr ta lexuar, dikush ia dha nė Tiranė, ėshtė habitur nga romani dhe ėshtė habitur edhe nga pėrkthimi. Mė ka marrė leje, mė ka telefonuar nė ambasadė, mė ka telefonuar, a mund ta ēojė gjėkundi. Ajo ishte vepėr publike, e ka ēuar dhe e ka botuar tek shtėpia botuese parisiene, ėshtė botuar menjėherė.



    Menjėherė?


    Po, pasi e ka ēuar ai. Dy vite pasi ka dalė nė Tiranė.


    Cili ishte buja qė shoqėroi romanin?


    Menjėherė ėshtė pritur qė nė javėn e parė me njė tufė artikujsh.


    Ndėrkohė ju e ndiqnit kėtė bujė nė Shqipėri?


    Jo shumė.


    Por e dinit qė libri ishte botuar nė Francė?


    E mora vesh, nuk e kisha parė qė ishte botuar, pas njė farė kohe e kam parė botimin, pasi nuk kishte asnjė mekanizėm pėr tė bėrė lidhjen.


    Kur kontaktuat pėr herė tė parė me botuesin tuaj? Ishin ata qė ju kėrkuan pas botimit tė parė?


    Ėshtė njė histori shumė e gjatė, nuk besoj se ka shumė kohė pėr ta treguar. Ėshtė njė histori krejtėsisht paradoksale. Nė tė gjithė Shqipėrinė u hap fjala qė unė jam ftuar nga botuesi francez, por shteti shqiptar, sipas zakoneve qė diheshin, nuk lejoheshin shkrimtarėt shqiptarė qė tė venin nė Perėndim. Kanė vazhduar thashetheme dhjetė muaj, njė vit, ishin thashetheme, nuk ishte e vėrtetė.


    Nuk ishte e vėrtetė?


    Jo, s'isha ftuar. Dukej e logjikshme saqė mekanizmat qeveritare e besuan qė njė mekanizėm tjetėr, njė organizėm tjetėr e ka mbajtur ftesėn, nuk e kanė dhėnė. Unė vetė kujtoja se jam i ftuar, sigurisht.


    Por nė fakt nuk ishit i ftuar?


    Po. Pastaj kam ardhur, mė kanė thirrur nė komitetin e partisė, pėr tė mė thėnė qė partia, pėr t'i vėnė fre thashethemeve dashakeqėse qė nuk e duam letėrsinė dhe artin, as ne s'duam qė tė vazhdojnė, ju lejon tė shkoni t'i pėrgjigjeni ftesės... Unė nuk thashė qė nuk kam marrė asnjė ftesė, pasi kujtoja se diku ėshtė ndalur ftesa. Nė Komitet tė Partisė...


    ... Pra ju s'kishit ftesė dhe komiteti i partisė duke u nisur nga njė thashethem ishte gati...


    Tė gjithė e dinim qė kishte ftesė, qeveria e dinte se e dinte partia, partia se e kishte njė organizėm tjetėr mė i lartė i partisė, tė tėrė ishin tė bindur qė unė kisha njė ftesė.


    Ju erdhėt nė Paris...

    Erdha nė Paris dhe ishte ambasadori Javer Malo, i cili gjithashtu kujtonte se unė kisha ftesė.



    Pastaj botuesi ju priti pėr hir tė...


    Botuesi nė fakt, ėshtė njė ēėshtje shumė enigmatike qė ka mbetur. Botuesi im i parė francez mė ka takuar si me pahir si tė thuash, a ishte puna se ata e kanė botuar pa kontratė si duket, kanė marrė ēdo gjė falas, e kanė shitur nė 15-20 vende, pa pyetur. Ėshtė kjo arsyeja krejt e vockėl, por kjo doli pėr mbarė pėr mua, pasi nga ky shkak unė kalova tek njė botues tjetėr shumė i madh, tek "Hasheti". Ka ndodhur kjo nė njė restorant, qė e mbaj mend edhe sot, jo vetėm qė Malo ishte shumė i shqetėsuar, qė unė erdha dhe tė mos mė priste kush. Kam shkuar nė njė drekė, me njė personalitet tė rėndėsishėm, drejtorin e "Hashetit". Ishte njė burrė i shquar dhe nė drekė e sipėr mė thotė: zoti Kadare, pas suksesit qė patėt, ēfarė do tė botoni. Unė i thashė qė s'do tė bėj gjė, pasi mu kthyen edhe dy dorėshkrime tė tjera. Jusuf Vrioni, ndjesė pastė, punoi me njė vrull tė madh, i ngazėllyer nga suksesi edhe i pėrkthimit tė tij, qė tė tėrė thoshin sa mirė ėshtė i pėrkthyer, pa vėnė emrin, ishte e ndaluar tė vihej emri, pėrkthimi ishte anonim. Atėherė ai pėrktheu me shpejtėsi dy romane tė tjera tė miat, qė ishin botuar ndėrkaq, "Kėshtjella" dhe "Kronikė nė gur", i kisha dorėshkrimet me vete. Kur erdhėm, ambasadori i ēoi Javer Malon, sė paku pėr tė korrigjuar kėtė gjė tek botuesit. Ata dhanė pėrgjigje pas dy javėsh, negative. Prandaj thashė, pėrdora fjalėn enigmė, unė s'e kam marrė vesh ende sot se ēfarė ka ndodhur. Drejtori i "Hashet" mė pyeti, ai shikoi ambasadorin nė sy, duke kujtuar, qė ky njeri ėshtė nė vete apo jo, ėshtė nė rregull nga mendja qė po thotė kėtė gjė. I dukej absurde si tė mos botosh mė pasi... Ambasadori tha qė po ėshtė e vėrtetė. Ai i tha "ok" shumė tė drejtė, por a mund tė mi tregoni mua ato dy dorėshkrimet e tjera, po sigurisht i thashė, sa tė dalim nga restoranti, shkojmė nė hotel, t'ua jap. Pas tre ditėsh mė ka marrė nė telefon, mė tha se do t'i blej tė dyja. Kėshtu unė e mbylla me botuesin e parė, me tė cilin s'kisha kontratė dhe kalova tek njė botues shumė herė mė i madh dhe mė shumė serioz, ėshtė njė perandori mė vete.


    Tė dy librat u pritėn me njė sukses tė madh?


    Menjėherė. Tė dy librat ishin tė njėjtė si tek "Gjenerali...", prandaj iu duk edhe mė absurde edhe mė e pabesueshme. Unė kėtė s'e kam thėnė gjėkundi, e kam biseduar shumė rrallė, pasi ishte e pabesueshme.


    E pabesueshme, por e besueshme pėr njė vend si Shqipėria...

    Mund tė ndodhin tė tilla keqkuptime, por si mund tė ndodhin me njė botues francez, ėshtė e habitshme.


    Drejtuesi i Hashetit tha se i blen menjėherė. Kam pėrshtypje qė "i blej" ishte shumė vrastare pėr veshėt tuaj nė atė kohė...


    Unė s'merrja as honorar, isha krejt shpėrfillės pėr anėn financiare. Prandaj kur shkoi i pari dėm...


    Ku shkonin honorarėt tuaja?


    Vinin nė Tiranė.


    Pėr 20 vjet rresht?

    Po.


    Dėrgoheshin nė rregull?

    Nuk besoj se dėrgoheshin nė rregull, se ata e kuptuan qė unė s'kisha asnjė interes, ose autori s'merrte vesh nga llogaritė, as nuk konsultohesha, me siguri, nuk jam i sigurt...


    Por paratė vinin nė Tiranė pėr 20 vite rresht...

    Po, nė fillim kalonin tek shteti. Pastaj u bė njė si ligj, qė autorėt nga botimet e huaja pėrfitojnė njė pėrqindje tė vogėl, e cila llogaritej nė mėnyrė raciste, nė kuptimin e dollarit amerikan, nė njė vlerė shumė tė vogėl, dhjetė herė mė pak, vetė pėrqindja ishte e vogėl, vetė vlera ulej, na katandisej nė njė gjė... Unė kur bėja udhėtime jashtė, qė kisha ftesa herė pas here, qė pėrgjigjesha pozitivisht, shkoja me kėto honorarė. Nuk i menaxhoja unė, i kishte shteti.


    A e keni idenė se sa ishte kjo shumė pėr 20 vjet?

    Jo, nuk e kam idenė. Mund tė kem njė ide tė turbullt, duke ditur sa janė honorarėt qė kam marrė nė kėto 20 vite qė kam marrė nė Francė.


    Sa mund tė ishte kjo shumė?

    Pak a shumė, rreth 2 milionė dollarė, por s'besoj se kanė arritur tė gjitha nė Shqipėri.


    Ju nuk i kėrkuat mė kėto para nga shteti shqiptar?

    Jo, s'mė ėshtė dukur, nuk e di. S'mė ėshtė dukur e arsyeshme t'i kėrkoj, ėshtė shtet i varfėr sidoqoftė, nuk mė vjen mirė t'i kėrkoj.


    Tė rikthehem edhe njė herė nė njė pikė shumė interesante. Do tė doja tė kthehesha tek "Princi i Asturias", por po e kaloj nė kohė. Meqenėse folėm pėr mėnyrėn se si ju erdhėt dhe u botuat fillimisht nė Francė, dhe mė pas se si filloi njė karrierė e juaja nė Perėndim, pasi nisi nga Franca. Sot jemi pothuajse katėr-pesė ditė, nga 19 vjetori i largimit tuaj nga Shqipėria dhe vendosjes nė Paris. Njė gjest i cili radikalizoi krejtėsisht lėvizjet nė Shqipėri dhe dėrgoi pastaj nė lėvizjet e dhjetorit, dhe ndryshimin e sistemit nė Shqipėri. Si e morėt vendimin pėr tė qėndruar nė Francė, nė tetor tė vitit 1990?

    Nuk ka qenė i menjėhershėm. Ishte mė i gjati i shtrirė nė kohė. Vendimi ishte marrė nė fillim tė vitit 1990, unė kam pasur njė korrespondencė me Ramiz Alinė, e cila ėshtė botuar. Atje duket krejt qartė...



    Kishit shpresė tek Ramiz Alia nė fillim fare?

    Po, sepse siē kishte njerėz nė Shqipėri, megjithėse siē kishte shumė njerėz qė thoshin se nuk ka ēfarė bėn...



    Ju e njihni dhe personalisht mirė, nė mos gaboj...

    E njihja, e kam takuar shumė herė, tė gjithė shkrimtarėt e kishin takuar, ai kishte marrėdhėnie, ishte i lehtė shumė nė marrėdhėnie...




    Nuk e ruante staturėn e ashpėr tė drejtuesit...


    Absolutisht ishte i afrueshėm shumė. Me tė mund tė flisje, mund tė flisje edhe me guxim dhe gjėra qė nuk thuheshin zakonisht mund tė shpėtonin, mund tė bėje shaka tė rėnda. Tė gjithė ne e njihnim, ishte i afrueshėm. Por nė kėtė rast, korrespondenca me tė pėr mua ishte fatale, ishte njė zhgėnjim absolut.


    Ky ishte zhgėnjimi i parė i juaji me Ramiz Alinė, apo kishit pėsuar edhe njė zhgėnjim tė mėparshėm?

    Herė pas here tė justifikueshme ishin zhgėnjimet, ky njeri s'ka ēfarė bėn, ėshtė sekretar i partisė. Ka dy gjėra, ka bindje tė tilla dhe s'ka ēfarė bėn. Disa anonin nga njėri shpjegim, disa nga tjetri. Letėrkėmbimin me tė mund ta lexojė kushdo, ėshtė botuar disa herė. Ishte vėrtet skandaloz nga ana e tij, njė njeri qė s'e njeh mė, sikur tė del pėrpara njė njeri i shfytyruar, unė kuptova tė gjitha dyshimet qė kisha pėrpara...


    Qė ishin...?


    Kėtu ėshtė njė gjė e keqe qė nuk shpjegohet se ēfarė po ndodh me Shqipėrinė. Kėtė e kam shpjeguar edhe mė parė, kur kam kaluar nga Gjermania, kur ambasadori ynė nė Bon gati po ikte nga mendja nga kjo tronditje, pėrse Shqipėria nuk do.

    Gjermanėt i kishin propozuar Shqipėrisė nė atė kohė, sipas kujtimeve tė djalit tė Shtrausit, njė projekt pilot pėr ta futur Shqipėrinė nė Bashkimin Evropian, brenda njė kohe tė shkurtėr, prej 18-24 muaj.


    Kjo ėshtė krejt e vėrtetė, unė kėtė e kam mėsuar nga tė parėt, nga njė udhėtim qė kam bėrė nė Gjermani. Kemi shėtitur natėn nė Bon, ambasadorin qė ishte nė Gjermani e kisha fqinj, zoti Shpėtim Ēaushi, ai nė gjendje depresive gati mė tregoi se Shqipėria nuk kuptoi qė po i binte tė mirės me shkelm. I thashė, qė ti mė pyet mua, unė do tė pyes ty qė je ambasador, pasi unė s'kuptoj asgjė sepse ne nuk kuptonim nė atė kohė. Vetė kėtė dija, qė ne po i binim tė mirės me shkelm.



    Por pėr ēfarė arsye? Pėr arsye tė mosdijes, tė mosnjohjes, apo ishte njė bindje...


    Nga ajo qė konstatova unė, shteti shqiptar kishte marrė njė vendim tė fshehtė, nuk e di se ēfarė instancash ėshtė marrė dhe asnjė s'e pranon ende sot kėtė gjė, qė ne me perėndimin nuk shkojmė. Popullit i premtohej pėr tė ulur tensionin, sepse tensioni kishte filluar nė Shqipėri, trysnia kishte filluar dhe mbahej nė shpresė. Mė vonė, dihej qė kishte njė enigmė, njė vendim i fshehtė, se pėrse nuk dihej arsyeja. Merrni me mend njė tru i mykur i tyre nuk kuptonte qė kishin frikė tė shtyhej nga perėndimi.



    A kishte lidhje klasa drejtuese komuniste e asaj kohe me Bashkimin Sovjetik?


    Ashtu... Mė vonė pas njė viti, kur fitoi puēi, ahere u bėnė tė qarta disa gjėra, u hap fjala qė puēistėt kishin lidhje, kishin shtirė nė dorė Ministrinė e Jashtme dhe tė Brendshme, praktikisht kontrollonin Rusinė shumė kohė mė pėrpara. Me sa duket kishte hyrė nė lidhje me Jugosllavinė dhe me Shqipėrinė. Kjo ėshtė ajo qė mendoj unė se ka ndodhur. Nė Shqipėri nuk e pranon askush kėtė gjė. Janė zbuluar dokumentet pėr marrėdhėniet e tyre me Jugosllavinė dhe ka qenė njė arsyet hovėzimit tė Millosheviēit, qė nė atė kohė po vinte nė pushtet, nuk ėshtė vėrtetuar asgjė nga ana historike dokumentare lidhur me Shqipėrinė. Kudo thuhet qė nė atė kohė ka pasur bisedime tė fshehta me ta dhe ėshtė njė tjetėr thashethem, qė ėshtė pėrhapur kudo, qė nė Tiranė natėn e parė, atė pasdite gushti, kur kujtuan se puēistėt fituan, janė bėrė festa kudo, nė rrethe tė nomenklaturės tė asaj kohe. U siguruan si duket, hipoteza ėshtė se ata i kanė thėnė mbahuni-mbahuni me fjalė sa tė vijė dita qė do tė zgjidhet ky problem.


    Nga zhgėnjimi qė pėsuat nga Ramiz Alia, ishte njė zhgėnjim qė e pėsuat nga ai vetė, apo mendoni qė as Ramiz Alia nuk ishte i lirė pėr tė marrė vendime?


    Njė kompleks. Ky vend thashė unė, kėtu nuk ndreqet mė, tani pėr tani. Kėtu ka diēka, unė s'e dija kėtė tė puēistėve. Ndonjėherė gazetarėt kur unė kam pyetur, e kanė rrumbullakosur sikur unė e dija kėtė. Unė s'mund ta dija nė atė kohė, dija vetėm qė ka njė bllokim misterioz gati tė afrimit me perėndimin, me pretekste absurde, jo na kėrkon tė hapi kisha, xhamitė, jo na kėrkuan kėtė, jo na kėrkojnė shumė, jo na ndėrhyjnė, ato ishin tė gjitha gėnjeshtra.


    Ju u larguat nė atė kohė nė Francė me tė gjithė familjen. Si ishte e mundur kjo?


    Kjo ka qenė kėshtu, unė jam pėrgatitur gjashtė-shtatė muaj pėr tė ikur, do tė gjeja rastin, se nuk ikja dot kollaj. I kam dėrguar fjalė botuesit tim, vajzėn e kisha pėr studime dhe i ka treguar tė vėrtetėn, babai do qė tė vijė nė Francė, por do njė ftesė shumė kėmbėngulėse. Pasi ftesat, ėshtė vėrtetė qė unė kam udhėtuar shpesh, por edhe nė shumicėn e ftesave refuzoheshin, duhet tė bėnin njė ftesė tė tillė qė tė ishte e parefuzueshme, e sajuar, qė tė ftohet bashkė me tė shoqen. Botuesi im, pastaj, gjithmonė nėpėrmjet vajzės, arrita t'i them qė tė vinte vetė, ndoshta tė arrinte ta merrte pėr njė vizitė tjetėr, ta merrte vetė, tė vinte me gruan, erdhi me gruan. Ishte koha kur Ramiz Alia ishte gati tė shkonte nė Amerikė, vėmendja e tė gjithė shtetit shqiptar ishte drejtuar tek vizita e Ramiz Alisė nė OKB. Ishte lėkundja e fundit, qė tė mos i prish punė, e kam menduar kėtė gjė, e them me sinqeritet, e dija kėtė gjė. Unė erdha nė Francė qė nė fund tė shtatorit dhe do tė prisja kėtė vizitė.


    Ramiz Alia ka thėnė qė ju e pėrcollėt nė aeroport...

    S'ėshtė e vėrtetė, ėshtė absurde, unė kam qenė nė Paris nė atė kohė, kam ikur nė shtator. Ėshtė njė fantazi, ose ėshtė njė transferim i kujtesės sė gabuar tė tij, nuk besoj se e bėn me ndonjė qėllim, por ėshtė fare absurde. Para njė muaji kam qenė nė Paris dhe prisja mbarimin e kėsaj vizite. Thosha qė nėse ky merret vesh mė nė fund me Amerikanėt, unė s'po i prish punė, do tė kthehem nė Shqipėri, s'ka nevojė tė iki.


    Pra ju e kishit dilemėn qė mund tė ktheheshit?

    Absolutisht, deri nė ditėn e fundit. Ka bėrė vizitėn nė Amerikė dhe prisja me padurim rezultatin. Rezultati ishte ky, takoj ambasadorin, e fjala e parė qė mė thotė ėshtė se la nam shoku Ramiz nė Amerikė, e shoqėronin 70 shqiptarė tė armatosur. I thashė more je nė vete apo si, ēfarė janė kėta shqiptarė tė armatosur, po nga entuziazmi. Po ēfarė ėshtė ky vend qė lejuaka shqiptarė tė armatosur tė shoqėrojnė Presidentin. Pyeta pak botuesin, qė pyeti nė Ministrinė e Jashtme, ishte gafė e gjitha, ishte njė bllof, vizita ishte njė takim me diasporėn, ishte pėr tė hedhur hi syve.


    Dhe ju morėt vendimin pėr tė qėndruar nė Francė?

    Absolutisht, menjėherė tė nesėrmen, sapo e dėgjova kėtė gjė, ishte e fundit lėkundje e imja. Nuk kam dashur t'i krijoj telashe vendit tim.


    Si ndodhi?

    Unė shkova menjėherė tė nesėrmen bashkė me time shoqe dhe dy vajzat, e dinin ata tė ministrisė qė u kam thėnė se kam ndėrmend, por ndoshta do tė shikoj.


    Ishte e informuar Ministria e Jashtme?


    Ishte e informuar sepse botuesi im, ishte njė personalitet kulturor, shumė i famshėm nė Paris, kanė lidhje me shtetin, jo pėr t'i shėrbyer shtetit, por pėr t'i shėrbyer interesave tė Francės. Dhe i kam lajmėruar menjėherė, nuk kisha asnjė lėkundja. Na ka pritur vetėm ministri i Jashtėm. Janė bėrė dokumentet nė Ministrinė e Jashtme, kanė ardhur tė policisė, tė prefekturės, pėr tė bėrė dokumentet atje, i kanė bėrė urgjent dhe unė jam larguar.


    Ndėrkohė ju kishit pėrgatitur njė deklaratė, e cila u shpėrnda pėr tė gjithė shtypin francez...


    Deklarata u shpėrnda, ishte po ajo qė u lexua edhe nė Zėrin e Amerikės.
    A ishit ju nė mbrojtjen e policisė franceze?Kam pėrshtypjen, ju keni thėnė nė njė intervistė pėr revistėn Klan se ishit nė njė zonė ku nuk mund tė takonit njerėz tė tjerė, apo jo?
    Po tė doja po, kontaktoja. Shteti francez ėshtė sjellė me mua me shumė respekt, nuk mė ka kėrkuar asgjė, ēdo gjė ėshtė bėrė si tė doni ju, shtėpinė unė kur kam shkuar nė njė pronė tė largėt, nė pyjet e Luarės, nuk ia tregova askujt, as shtetit francez. Dikush mė tha qė ėshtė mė mirė, pasi ka lloj-lloj organizmash, do tė jesh mė i qetė. Unė kisha miq, nuk kėrkova nga shteti francez, siē u tha ishte nė njė vilė tė fshehtė...


    As mbrojtje dhe asgjė...

    S'kisha nevojė, po tė kisha nevojė do tė kėrkoja, nuk ishte e nevojshme. As bėra ndonjė alarm tė kotė.


    Cili ishte reagimi i ambasadės kėtu?

    Nuk kam asnjė ide, por me siguri janė hutuar, nuk kanė qenė agresivė.


    A i ndiqnit lajmet nė Shqipėri?


    Po, dėgjoja Zėrin e Amerikės. Natėn e parė kur u shpall kėtu, u shpall edhe nė tė gjitha televizionet francezė, kam qenė nė njė apartament nė Paris te miqtė dhe nuk kam dashur t'i shikoj kronikat. Nuk e di pse, por nuk kisha dėshirė ta shikoja lajmin qė u dha. Dėgjova vetėm "Zėrin e Amerikės", i cili u transmetua nė orėn 6 tė mbrėmjes.


    Ju kishit qenė nė njė eveniment tė rėndėsishėm nė Paris, njė vit mė parė nė korrik tė vitit 1989, me rastin e 200- vjetorit tė Revolucionit Francez. Nė kėtė ceremoni ju jeni takuar edhe me presidentin Bush, plakun. Pėrse nuk vendosėt tė qėndronit qė atėherė nė Francė, por vetėm njė vit mė pas?


    Nuk isha pėrgatitur ende pėr njė gjė tė tillė, nuk e kisha menduar. Pas njė muaj e gjysmė i bėra njė letėr presidentit Bush, e cila ėshtė e dokumentuar. Kjo letėr ėshtė shkruar nė bashkėpunim me botuesin tim pėr tė qenė me njė frėngjishte tė pėrkryer dhe i ėshtė ēuar nė dorė nė dorė presidentit nga Viser, novelist dhe njė miku ynė. Ajo letėr ende nė atė kohė tė kushtonte kokėn dhe ishte tepėr e rėndėsishme, pėr kėtė arsye miku im, mė ndihmoi t'ia dorėzonte personalisht presidentit amerikan.



    Nuk pati asnjė reagim ndaj kėsaj letre?

    Nė fund tė letrės shkruaja qė nuk doja asnjė pėrgjigje. Letra ishte treēerek faqe, unė vetė nuk kam mbajtur njė kopje. Letra mbėshtetej nė dy motive, e para i kėrkoja ndjesė pėr qėndrimin antiamerikan tė qeverisė shqiptare, ku i thosha qė populli shqiptar mendon ndryshe dhe kėtė do ta tregojė koha. Kombi shqiptar vuan nėn dy diktatura komuniste, njė shqiptare dhe njė serbe nė Kosovė. Tė dyja kėto kanė shpresė nga ndihma juaj. I thoshja tė mos besonte asgjė nga ato qė dėgjonte, se tė dyja pjesėt e kombit tė ndarė, kishin njė tjetėr vizion pėr Amerikėn.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 20/5/2024, 22:36