BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Statusi i Shqipėrisė, Berisha takon Merkel: Gjermania, jo pengesė

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    30102009

    Buzqeshje Statusi i Shqipėrisė, Berisha takon Merkel: Gjermania, jo pengesė

    Mesazh nga Albatros

    TIRANĖ - Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Gjermania s'do tė bėhet pengesė pėr shqyrtimin e statutit tė Shqipėri pėr vend kandidat i BE-sė. Ai bėrė kėtė deklaratė pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel. I pyetur nga gazetaret, Berisha tha se bojktoi i opozites ka ndikuar ne opinionin e europianeve per Shqiperine.


    Nė faqen zyrtare tė Kryeministrisė shkruhet se "Kancelaria gjermane Angela Merkel e siguroi Kryeministrin Berisha se do tė bėjė tė gjitha pėrpjekjet pėr zgjidhjen sa mė tė shpejtė tė mundshme tė problemit teknik lidhur me konstituimin e Parlamentit gjerman."



    Nė mbledhjen e fundit tė ministrave tė jashtėm tė BE-sė nuk u ra dakord tė nisin bisedimet pėr statusin e Shqipėrisė dhe natyrisht Gjermania ishte njė pengesė kryesore.



    Por Kryeministri ynė ngulmon se kjo ėshtė vetėm njė ēėshtje teknike dhe jo politike. Sipas tij progres-raporti bėri vlerėsime pozitive pėr Shqipėrinė. "Mendoj se ministri i Jashtėm i Holandės e shpjegoi shumė qartė. Duhej Raport Progresi, nė qoftė se bėhej fjalė pėr njė problem politik, por nė qoftė se bėhej fjalė pėr marrėdhėnie qė i pėrkasin qeverisė gjermane me parlamentin gjerman, ky ėshtė njė problem kushtetues ligjor", tha Berisha.



    Nė bazė tė ligjeve gjermane, Gjykata Kushtetuese gjermane duhet ta konstituojė Parlamentin para ēdo vendimi qė ka tė bėjė mė Bashkimin Evropian.


    Lidhur me bojkotin e opozitės, Berisha u shpreh se "ėshtė nė njė moment shumė tė papėrshtatshėm pėr vetė pamjen e vendit, por duke qenė njė akt pa asnjė arsye ligjore nuk mund tė bllokojė proceset qė janė tė njė rėndėsie kapitale pėr vendin".
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 20/5/2024, 20:46