BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Deputetėt Braēe e Dalipi letėr Topallit pėr pagėn

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    30102009

    Buzqeshje Deputetėt Braēe e Dalipi letėr Topallit pėr pagėn

    Mesazh nga Albatros

    TIRANĖ - Deputetėt socialistė Erion Braēe dhe Alfred Dalipi kėrkojnė nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, qė tė pėrcaktojnė statusin e tyre juridik dhe nė varėsi tė tij edhe atė financiar.


    Tė gjendur jashtė Kuvendit pėr shkak tė vendimit pėr tė bojkotuar jetėn parlamentare, si pasojė e pretendimeve pėr manipulime tė zgjedhjeve tė shkuara, dy deputetėt socialistė i kanė dėrguar ditėt e fundit njė letėr kryeparlamentares Topalli, nėpėrmjet tė cilės kėrkojnė prej saj sqarime nėse njihen si deputetė apo si ish - deputetė pėr tė pėrcaktuar mė pas edhe llojin e trajtimit ligjor dhe financiar tė tyre qė u lind si e drejtė nga dispozitat e Kushtetutės, ligjit "Pėr statusin e deputetit" dhe ai pėr "Pėr Pensionet suplementare".


    Nė tė kundėrt, ata kėrcėnojnė se do t'i drejtohen organeve tė drejtėsisė pėr tė paditur kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, si abuzuese me detyrėn dhe shkelėse e tre ligjeve tė mėsipėrme.


    Letra


    Vendimi pėr tė bojkotuar punimet e Kuvendit, ėshtė kthyer nė njė sakrificė tė vėrtetė pėr xhepat e tė zgjedhurve socialistė, kjo pėr shkak se prej dy muajsh ky institucion ka ndėrprerė plotėsisht marrėdhėniet financiare me ata qė janė rizgjedhur si deputetė. Ndėrkohė qė s'ka pranuar tė lidhė njė marrėdhėnie tė tillė me tė gjithė atė kontigjent qė ka fituar mandatin e deputetit pėr herė tė parė.


    Por ndėrsa pėr rastin e dytė, vendimi i Kuvendit ėshtė i justifikuar, pėr shkak tė mosbetimit tė tyre si deputetė nė Kuvendin e Shqipėrisė dhe mospjesėmarrjes nė jetėn kuvendore, e njėjta gjė s'mund tė thuhet pėr tė gjithė atė pjesė tjetėr tė zgjedhurish tė PS-sė qė mė 28 qershor rikonfirmuan mandatin e tyre dhe qė nė bazė tė ligjit "Pėr statusin e deputetit" duhet tė pėrfitonin privilegjet ose si deputetė ose si ish-deputetė.


    Kėshtu, ndėrsa tė gjithė deputetėt e Legjislaturės sė shkuar dhe qė nuk mundėn tė rizgjidheshin nė zgjedhjet e shkuara parlamentare kanė marrė ditėt e fundit rrogėn si ish-deputetė, 24 pėrfaqėsues tė tjerė tė PS-sė qė u rizgjodhėn deputetė nė zgjedhjet e shkuara kanė mbetur sėrish duarbosh.


    Tė gjendur nė kėto kushte, dy pėrfaqėsues tė kėtij grupi deputetėsh, Erion Braēe dhe Alfred Dalipi kanė vendosur t'i drejtohen me njė letėr kryeparlamentares Topalli, ku pasi e vėnė nė dijeni pėr rastin nė fjalė i kėrkojnė asaj qė tė saktėsojė statusin e tyre juridik, detyrimet, tė drejtat dhe pėrfitimet qė lindin prej tij. Ata shpjegojnė nė letrėn e tyre se prej dy muajsh nuk marrin rrogė dhe kjo pėr shkak se punonjėsit e trajtimit financiar tė Kuvendit argumentojnė se ata nuk janė deputetė.


    Nė kėto kushte, ata shprehen nė letrėn e tyre se nėse nuk janė deputetė pėr shkak tė mosrealizimit tė procedurės sė betimit, ē'ka do t'i jepte vlerė juridike mandatit tė tyre, atėherė ata duhet tė trajtohen si ish-deputetė dhe tė pėrfitojnė ato tė mira qė u siguron ky status, ndėrmjet tė cilave dy rroga deputeti shpėrblim dhe lidhjen e njė rroge pėr tre vitet e ardhshme nė masėn 50 pėr qind tė rrogės qė merrnin mė parė si deputetė.


    Nė letrėn nė fjalė ata theksojnė se Kuvendi duhet tė pėrcaktojė njėrin prej kėtyre dy statuseve ligjorė, pasi njė status tė mesėm nuk mund tė ketė. Nė pritje tė njė pėrgjigjeje rreth kėsaj letre, dy deputetėt nėnshkrues kanė paralajmėruar se nė rast tė njė pėrgjigjeje negative nga ana e kėtij institucioni ata do t'i drejtohen organeve gjyqėsore pėr ta denoncuar kryeparlamentaren si shkelėse tė tre ligjeve qė pėrcaktojnė statusin dhe privilegjet e tyre.


    Sipas tyre, problemi nuk lidhet vetėm me trajtimin financiar, por mospėrcaktimi i statusit tė tyre juridik ka sjellė pėr ta dhe njė sėrė vėshtirėsish tė tjera, sidomos nė raport me marrėdhėniet me institucione tė tjera, siē mund tė jenė bankat, ambasadat etj.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 20/5/2024, 19:56