BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Gjakova me udhėrrėfyes turistik!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Gjakova me udhėrrėfyes turistik!

    Mesazh nga LePuRuShJa 3/11/2009, 12:17

    Gjakova ėshtė bėrė me udhėrrėfyesin turistik, pėrurimi solemn i tė cilit nė praninė e shumė mysafirėve u bė nė Bibliotekėn ndėrkomunale “Ibrahim Rugova” nė Gjakovė. Nė kėtė udhėrrėfyes janė prezantuar vlerat kulturore dhe historike tė trashėgimisė kulturore, si dhe bukuritė natyrore tė kėsaj zone.

    Monumentet kulturore e historike, bukuritė natyrore, arkitektura, tradita, si dhe tė tjera vlera tė qytetit tė Gjakovės dhe Luginės sė Valbonės janė pėrmbledhur nė njė udhėrrėfyes - guidė turistike, qė do tė shėrbejė si njė prezantimi i denjė pėr vlerat qė kanė kėto dy vende. Guida Turistike “Gjakova City & Valbona Valley 2010”, vjen pėr herė tė parė nė duart e turistėve dhe tė tė gjithė vizitorėve. Pėrmes fotografive tė fotografit tė njohur Shkėlzen Rexha dhe tekstit tė historianit Masar Rizvanolli, paraqiten vlerat e Gjakovės si qytet i trashėgimisė dhe Luginės sė Valbonės si atraksion i turizmit malor.

    “Sot pėr turizmin e bazuar nė trashėgiminė kulturore ka njė interesim tė theksuar, prandaj ėshtė nė rritje e sipėr mundėsia e vizitės sė vendeve tė ndryshme pėr ta njohur pėr sė afėrmi traditėn, kulturėn, arkitekturėn dhe bukuritė natyrore qė ofrohen. Kjo guidė i ofron tė dyja kėto vlera nė njė katalog tė vetėm: Gjakovėn si qytet i trashėgimisė dhe Luginėn e Valbonės nė Shqipėri si atraksioni turizmit malor”, tha menaxheri i projektit Kujtim Rrahmani.

    Fotografi i shquar Shkėlzen Rexha, pėrmes syrit tė aparatit fotografik ka “shenjėzuar” pikat mė atraktive tė bukurive natyrore tė kėsaj zone si dhe monumentet e trashėgimisė kulturore.

    “Pos bukurive natyrore qė joshin ēdo vizitor, nė kėtė katalog me njė vėmendje tė theksuar pėrmes fotove dhe tekstit flitet pėr Ēarshinė e Madhe, ku mjeshtrit e vyer me duart e tyre tė arta nė mėnyrė artistike kanė shprehur kreativitetin e tyre, qoftė nė artizanate tė ndryshme, nė objektet fetare, ato tė banimit dhe tė tjera, duke lėnė gjurmė tė thella autoktone dhe dėshmi pėr tė prezantuar vlerat e njė populli me traditė”, tha Rexha.
    Kryetari i shoqatės sė turizmit kosovar “KOTAS”, Zekė Ēeku, e vlerėsoi lartė kėtė projekt si njė ecje pėrpara nė fushėn e turizmit kosovar.

    “Gjakova ėshtė i pari qytet qė bėri njė guidė tė tillė, ndaj duhet qė edhe qytetet tjera ta kenė njė gjė tė tillė. Fatkeqėsisht, as kryeqendra e Kosovės nuk e ka”, tha Ēeku.
    Ndėrkaq, kryetari komunės sė Gjakovės, Pal Lekaj, shtoi se me kėtė projekt Gjakova e ka nisur mbarė rrugėn e zhvillimit tė turizmit kulturor.

    “Tash do ta kemi mė lehtė t’i njoftojmė mysafirėt me vlerat e mėdha kulturore tė kėsaj zone, ndėrsa ata e kanė edhe mė lehtė t’i shijojnė kėto vlera”, tha Lekaj duke shtuar se kėtė guidė e vlerėson si njė pasqyrė tė realitetit nė Gjakovė dhe si njė burim tė informimit praktik dhe tė domosdoshėm, i cili do tė jetė nė shėrbim tė vizitorėve.

    Ai ka pėrmendur edhe faktin e risisė qė sjell kjo guidė: “Deri mė tani Gjakovės i ka munguar njė prezantim pėr trashėgimin kulturore, vlerat, qytetėrimin. Tani ata qė do vijnė nė Gjakovė do kenė se mė ēfarė tė orientohen”.

    Pėr guidėn turistike ka folur edhe Skėnder Hoxha, kryetar i Odės Ekonomike tė Tropojės.
    “Vepra e sotme ka njė vlerė tė pakontestueshme. Akoma edhe mė shumė rėndėsi ka, ngase me kėtė hapet edhe njė rrugė ekonomike pėr Malėsinė e Gjakovės. Gjithēka ėshtė e pėrmbledhur bukur dhe me njė vlerė tė posaēme. Qė nė kopertinė qartėsohet bukur Gjakova, Malėsia e saj dhe alpet. Vitin tjetėr shpresojmė qė njė guidė e radhės tė jetė akoma mė e kompletuar, ku do tė futen edhe bukuritė e zonės sė Tropojės, e cila padyshim se do tė rrisė vlerat e gjithė zonės”, tha Hoxha.

    Zana Haxhiavdyli theksoi se pėrmes kėsaj guide jo vetėm turistėt, por edhe vetė qytetarėt e Gjakovės dhe Malėsisė njoftohen mė afėr me larushinė e monumenteve kulturoro-historike, bukuritė natyrore dhe freskinė e luginės sė Valbonės.

    Projekti i realizuar nga OJQ “Arteza" dhe "PRO" ėshtė mbėshtetur nga Kuvendi Komunal i Gjakovės, Fondacioni “Fridrich Ebert Stiffung” dhe bizneset e Gjakovės.


    Guida ka 138 faqe kolor.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 04:11