BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Njė dasmė e rrallė ēame nė Xhafzotaj!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Njė dasmė e rrallė ēame nė Xhafzotaj!

    Mesazh nga LePuRuShJa 3/11/2009, 12:36

    Njė dasmė e rrallė ēame nė Xhafzotaj! Nje_dasme_e_rralle_came_ne_xha

    Po vjen nusja, u dėgjua njė zė! Si me magnet dy ēuna tė rinj filluan shtrimin e njė sixhadeje tė kuqe me trėndafila tė bardhė, qė nga poltroni ku do rrinin ēifti dhe deri tek hyrja e lokalit jashtė. Pra rreth 50 metėr. Dy ēunat hidhnin nė sixhade trėndafila, karafila, manxuranė....


    U martua Altini, vėllai i kėngėtares sė mirėnjohur Enkeljda Alushi dhe nipi i kėngėtarit ēam Hysni Alushi. Dasma u bė nė Xhafzotaj, jo nė Durrės, ku banojnė tė rinjtė. Jo mė kot, Fatmiri, babai i Altinit dhe Enkeljdės e bėri nė kėtė vend, pasi donin qetėsi, larg zhurmės sė makinave nė Durrės, Donte tė bėnte njė dasmė tipike ēame, me tė gjitha traditat e hershme, qė ai i kishte dėgjuar nga babai, nėna apo lexuar kohė tė tėra mes librave pėr Ēamėrinė. Dhe nė dasmė thuajse tė gjithė ishin ēamė. Jo se ai nuk i do labėt, malėsorėt, kosovarėt, (pasi Enkelejda nė Kosovė ėshtė martuar), por kėtė herė donte tė bėnte njė dasmė ndryshe, tė cilėn ta shijonte deri nė fund, ēamēe. Pasi donte tė ēonte nė fund njė amanet tė babait tė tij “Djalin dua tė ma martosh me tė gjitha ceremonitė e dasmės karakteristike ēame”. Dhe ambienti i lokalit, orkestra, kėngėtarėt, flisnin tė gjithė ēamēe.

    Hyrja

    Tek dera e lokalit prisnin babai, gjyshja, nėna e Altinit por dhe njė vajzė e vogėl me njė shportė nė dorė, ku shporta brenda kishe bonbone, ēokollata, karamele. Ėmbėlsira ! Kėshtu e ka tradita ēame. Ja, futet i ftuari i parė. Sa bujt ai tek dera e lokalit, fillon dhe klarineta e klarinetistit tė talentuar Agim Omeri. Pra, fillon pritja e tė ftuarve me kėngėn “Ēamėri na mori malli”. E kėndon i mirėnjohuri Hysni Alushi, vėllai i Ftamir Alushit Njė kėngė plot temp, ritėm, vrull, emocion. Njė kėngė qė tė shtang, tė rrėqeth, sa nga muzika po aq dhe nga teksti. Njė kėngė qė ta sjell kaq afėr Ēamėrinė sikur tė jesh mes saj dhe ta bėsh aty dasmėn. Hysniu, ishte bėrė njė me kėngėn. Lėviste, mbyllte sytė, lotonte, pėrqafonte, kėndonte.

    Orkestra me 4 vegla muzikore, klarineta e padiskutuar e Agimit, njė violinė, njė def, fizarmonikė. Lokali dukej sikur do shembej nga kėto tinguj magjikė. Tė ftuarit nėn ritmin e tingujve tė kėngės, pasi takonin tė zotėt e shtėpisė ndalonin tek vajza e vogėl bukuroshe, dhe merrnin nga njė bonbone apo karamele duke kėnduar, sigurisht. Ajo bukuroshe dukej si manxuranė Ēamėrie, sepse tė ftuarit dukej se i merrnin erė kur ajo u zgjaste shportėn me ėmbėlsira. Pasi sipas traditės ėshtė gėzim dhe gėzimi do ėmbėlsi, dashuri dhe ėmbėlsira e jep kėtė. Dasma ėshtė njė ėmbėlsi hyjnore dhe jep ėmbėlsira qė kėshtu tė jetė gjithė jeta e ēiftit tė ri e ėmbėl, sheqer. Shporta ishte zbukuruar me dantella tipike ēame, por dhe me njė flamur tė kuq tė vogėl dhe njė hartė tė Ēamėrisė. Dasmat nė Ēamėri fillojnė me ėmbėlsirė dhe mbarojnė me ėmbėlsirė. Pasi merrnin dhe ėmbėlsirėn tė ftuarit zinin vendet e caktuara me pėrpikmėri. Kėnga vazhdoi sa tė ftuarit zunė vendet, ku deri nė atė moment ata kėndonin sė bashku me kėngėtarin, xhaxhanė e dhėndrit. Pasi tė ftuarit u ulėn tė gjithė nė vendet e tyre, kėnga pushoi. Pėr disa minuta heshtje. Askush s’merrte guximin tė fliste asnjė fjalė pas asaj kėnge qė tė magjepste.

    Por….

    Pas pak ēastesh heshtjeje babai i dhėndrit, Fatmiri, uroj tė pranishmėve mirėseardhjen. Fill pas mirėseardhjes orkestra filloi muzikėn e valles ēamiko. E hoqi babai i dhėndrit. Atmosfera ndryshoi sėrishmi. Vallja ēamiko. Edhe sot kjo valle kėrcehet nė Greqi, pa i ndryshuar asgjė nė emėrtim “ēamiko”. Njė valle e shtruar si pogonisho. E ėmbėl, e qetė, si valėt e detit nė prag pranvere, pastaj dalėngadalė tempi rritet sa duket sikur klarineta merr zjarr. Gjėmon lokali. Vallja duket se merr krahė. Radhėt e valltarėve shtohen. Pėr minuta tė tėra ēamikoja ka hedhur tjetėr atmosferė tek tė pranishmit. Shami qė tunden nė erė, thirrjet hopa, hidhu, ndryshonin tempin dhe ritmin e valles…

    Befasia

    Po vjen nusja, u dėgjua njė zė! Si me magnet dy ēuna tė rinj filluan shtrimin e njė sixhadeje tė kuqe me trėndafila tė bardhė, qė nga poltroni ku do rrinin ēifti dhe deri tek hyrja e lokalit jashtė. Pra rreth 50 metėr. Dy ēunat hidhnin nė sixhade trėndafila, karafila, manxuranė. Orkestra filloi kėngėn


    Jam njė djalė nga Ēamėria
    Qė mė rriti Shqipėria….
    O ju djemtė e Ēamėrisė
    Kudo qė rrini e jetoni
    Amaneti perėndisė
    Ēamėrinė mos e harroni

    Ishte pikė tjetėr kulmore. Tė gjithė nė kėmbė. Tė gjithė kėndonin me sytė nga hyrja e lokalit. Dhe ja befasia... tė gjithė prisnin dhėndrin me nusen tė veshur me kostum, kravatė dhe me vello... Ata... Si? Ē’kishin veshur vallė?! Kostum popullor tradicional ēam. Dhėndėri njė kėmishė bardhė tė hapur nė gjoks, nė qylaf tė vogėl tė bardhė me njė xhufkė lart, njė jelek ngjyrė vishnje me tė bardhė anash, ku mbrapa ishte qėndisur shqiponja mė dy krena. Njė fustanellė si e suljoteve.

    Njė palė papuēe me majė me xhufkė. Nusja njė kėmishė tė bardhė dhe mbi tė njė fustan tė gjatė deri nė tokė si ngjyra e jelekut tė dhėndrit. Nė ballė njė kurorė qėndisjesh me motive ēame, ku mbizotėronte ngjyra vishnje e kuqe dhe e bardhė. Dukej si njė princeshė e dalė nga sarajet e bukura tė Filatit. Askush nuk e priste kėtė lloj veshje. Tė gjithė tė pranishmit pėr disa minuta heshtėn dhe pse klarineta vazhdonte magjinė e saj.
    Kur ēifti kishte ecur nė gjysmė tė rrugės drejt altarit vetėm atėherė u kujtuan tė duartrokisnin. Nė kėtė moment duartrokitjesh mikrofonin e merr Enkejljda. Kėnga mori vrull. Entusiazmi ndėrroi fytyrė. Pasi bėri njė rrotullim nė altar nusja e para me njė krah trėndafilash tė bardhė dhe tė kuq filloi tė shpėrndajė ato tavolinė mė tavolinė. Mes kėngės dhe duartrokitjeve ajo parakaloi si nė njė paradė ushtarake. Dhe tė ftuarit filluan tė hedhin mbi kokat e ēiftit lule, trėndafila, borzilokė. Njė mori e pafund lulesh e ndėrsjellėt. Dhe Enkeljda ja mori kėngės

    Aq e bukur ish shejtania
    Sa mė la natėn pa gjumė
    Kushedi se ē’tė bėn ēamja
    Le tė vij e ja them unė

    Vargje brilante...pa koment...Populli i ka bėrė himn kėto vargje dashurie tė djalit ēam si tė jenė vargje profeti tė poezisė . Pasi kėrcyen dhe dolėn foto me tė pranishmit pėr rreth 2 orė, ēifti doli sėrishmi dhe u kthye, pas gjysmė ore, tashmė tė veshur me kostum dhėndri dhe vello nusja. Njė atmosferė qė ndryshonte nė ēdo moment. Mes veshjes sė re, tė nuses dhe dhėndrit Enkelejda filloi kėngėn e shumėkėrkuar..

    O moj vashė e bukur
    Ē’tė solli kėsaj ane
    Kėshtu nė tė dukur
    Borzilok e manxurane
    dukesh ēame e kaluar ēame

    Vallja e Osman Takės

    Nė mesin e dasmės, nė mes tė sallės rreshtohen 5 djem tė rinj. Tė gjithė tė gjatė dhe elegant. Lastarė. Pritej ēdo bėnin. Por klarineta e Agim Osmanit filloi kėngėn valle tė Osman Takės. Pastaj filluan tė kėndonin dhe Hysniu me Enkelejdėn. Njė valle tėrė finesė. E bukur, tėrheqėse, ashtu si dhe vargjet. Pėr 10 minuta djemtė e rinj ēamė kėrcenin dhe kėndonin. Tė gjithė tė pranishmit shoqėronin me duartrokitje nė kėmbė. Njė valle e vetmja nė llojin e saj, ku tė rinjtė po bėnin tė pamundurėn ta pėrcillnin denjėsisht... Ja vargjet e kėngės valle...

    Eh, mor Osman Taka,
    Bir, Osman, me halle !
    Vetėtin me kordhė,
    Shkreptin me valle!

    Ngrihesh si shqiponjė,
    Bie si fajkua,
    Papo shkel mbi truall,
    Si sorkadh mbi thua,

    Sikur do tė thuash:
    "Ka barut kjo tokė;
    Rėndė po ta shkelėsh,
    Bėn shaka me kokė!"

    "Ē'bėn ky rrėnjėdalė, -
    Turfullon valiu,-
    Ē'e pandeh litarin?
    Lodėr ēilimiu?"

    Rreptas ti pėrdridhesh,
    Porsi shakull ere!
    Ē’i kujton halldupit
    Pritat e limeret,

    Pritat e asqerėt,
    Prerė e grirė strallit...
    Hijen e meitit
    Ē’i vėrvite ballit!

    Eh, mor Osman Taka,
    Bir, Osman me halle ,
    Njė pasha dovleti
    Vrave me njė valle!


    Dhe legjenda thotė se nė kohėn kur Osmani po hidhte vallen e vdekjes nga sarajet zbret vajza e tij e bukur si hyjneshė. Ndal dhe shikon Osmanė. Mustaqeli. I pashėm. Krenar. I gjatė. I bukur. Dhe tek hidhte vallen ajo shtangu. Njė valle e gjallė. Plot elegancė. Elegancėėėėėėė..Osmani dukej sikur fluturonte. Sikur nuk shkelte nė tokė, por kėmbėt i kushte pjellė tė erės. Vallja ishte si njė vegim pėr atė vajzė bukuroshe. I dukej se i riu nuk ishte bij toke, por i zbritur nga qielli pėr tė mbjellė mrekulli. Tė mbillte vallen e pėrjetėsisė sė tij dhe tė befasisė sė tė pranishmėve. Kur kėmbėt e tij flakėronin nė tokė dhe puthnin ajrin, ajo shtangej. Po ! Ra nė dashuri. Ajo e dashuroi me vete pa i thėnė gjė babait. Valiu e fali Osmanin pas valles. Atėherė kur ai do krihte balluket para litarit. S’kishte se ē’bėnte. Ajo sish valle, por perėndia vetė e zbritur nga qielli nė tokė.

    Dhe pas saj

    Ngrihet dhe kėrcen ēifti. Shami tė djegura. Lule. Trėndafila. Lekė, dollarė, euro, shirita, Dukej se lokali do tė merrte zjarr. Shokėt e dhėndrit e zhveshėn atė nga mesi e lart dhe e rrethuan me shirita …Njė orė dukej se nuk ishe nė lokal, por nė njė planet tjetėr, ku ligj ishte kėnga, gėzimi, hareja, pėrqafimet, trokitjet e gotave, klarineta magjike... Tavani nuk dukej po ndėrronte ngjyrė sipas hedhjes nė ajėr tė luleve, trėndafilave, shiritave, parave..


    Kanė thėnė pėr kėngėt dhe vallet ēame:

    Dritėro Agolli: Kur kėrcehen vallet ēame, koka tė shkon nė tavan.
    Besim Zekthi: Vallet ēame janė tė jashtėzakonshme. Kudo qė kemi shkuar, sidomos nė Greqi, ato janė pritur me duartrokitje tė stuhishme, duke na kthyer disa herė. Dhe mos harroni nė Greqi.
    Agim Krajka. Kėnga dhe muzika ēame ėshtė aristokrate.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 6/5/2024, 14:28