BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Reshjet, Shqiperia nen uje

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    09112009

    Buzqeshje Reshjet, Shqiperia nen uje

    Mesazh nga Vizitor

    Reshjet, Shqiperia nen uje 2mhy4ud
    Reshjet e dendura te shiut kane sjelle nje situate dramatike ne shume zona te vendit. Ne Lac, Lezhe dhe Shkoder uji ka arritur lartesi deri 50 centimetra mbi toke duke permbytur qindra hektare toke dhe duke demtuar dhjetra shtepi. (UPDATE)
    Permbytja ka ardhur si pasoje e reshjeve te shumta te rena ne Fushen e Kurbinit, e cila mbetet e gjitha nen uje.

    Banoret ankohen se nuk po punojne hidrovoret, por per ta me e rende eshte fakti qe asnje prej pushtetit lokal qe nga koha e zgjedhjeve nuk eshte interesuar per ta.

    Pervec mungeses se hapjes se kanaleve te kullimit, sipas banoreve qe jetojne ne afersi te superstrades, nje nder shkaqet eshte edhe bllokimi i kanaleve nga nje firme ndertimi e cila eshte duke punuar aty.

    Ndersa ne fshatin Barbulloje situate eshte renduar se tepermi pasi niveli i ujrave neper banesa ka shkuar deri ne 50 cm.

    Banoret kane shprehur te njetin shqetesim, ate te mosfunskionimit te hidrovoreve. Shume paisje elektroshtepiake kane dale jashte funksionimit, ndersa vazhdon nderpreja e energjise elektrike prej dy ditesh. Disa dhjetra hektare toke mbeten te permbytyra.

    Shirat e rene krijuan permbytje te medha edhe ne Shkoder. Problematike paraqitet situata ne zonen e Nenshkodres pikerisht ne fushen nga Torovica -Mali Jushit deri tek Ura e Ded Gjo Lulit ne Velipoje, ku pervec disa banesave qe gjenden te rrethuara ne uje jane permbytur te pakten 300 hektare toke.

    Banoret e zones japin alarmin se gjenden ne rrezik per jeten dhe se qendrojne zgjuar gjate nates nga frika e permbytjeve.

    Sipas banoreve te kesaj zone te Shkodres shkaku i kesaj situate mbetet bllokimi i kanaleve kulluese.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 19/5/2024, 10:25