BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Nje Hymn I Vertete Per Dashurine !

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Nje Hymn I Vertete Per Dashurine !

    Mesazh nga Vizitor 25/11/2009, 15:11

    Thuame qe me do... dhe Remarku del sėrish ne krye. Letra te Erih Maria Remarkut drejtuer Marlene Ditrih -

    Venecia. Shtator 1937. Erih Maria Remark takohet me Marlene Ditrih ne njė prej restoranteve te Lidos. Dhe dashuria nis qysh me shikimin e pare. Mes aktores mitike te filmit "Engjelli blu" dhe autorit te bestsellerit ndėrkombėtar "Asgje e re ne perėndim" si dhe romaneve mjaft te njohur prej lexuesve shqiptare "Tre shoket" e "Harku i Triumfit", nis njė lidhje e fortė dashurie, sa pasionante aq edhe dramatike.

    Letrat e Remarkut, pėrveē aspektit tė tyre real por te kufizuar nga largesia dhe mosgjetja e te njejtit zjarr e perkushtim nga ana e Marlene Ditrih janė, ne njė fare mėnyrė, deshmi e njė vetmie egzistencialiste te thelle, ato i drejtohen njė personi i cili nuk jetonte veēse ne endrrat e Remarkut

    Ja, tani ndalova pėrsėri, sepse ndjej qe dora s'me bindet. Me duaj! Me thuaj qe ti me do, kjo fjale me bėn mirė, me sheron. Kur ti me thua qe me do, unė gjej forca e shkruaj edhe mė bukur e me shpejt. Sepse unė nuk jetoj veēse pėr dashurinė tėnde. Me duaj, puma*!...

    O, drita ime e dashur!... E di?... Nganjėherė, unė nuk mund te ulem pėr te shkruar librin qe kam nisur e te cilin e urrej, sepse ai me largon prej teje. E atėherė tehiqem nga studioja, nxjerr fotografite e tua dhe i vendos ne radhe para meje edhe pse e di qe kjo gjė nuk mė qetėson, pėrkundrazi, e bėn edhe me te rėndė gjendjen. Por, megjithatė, edhe pse kėtė e di, nuk nderroj mendje e, duke i veshtruar ato, nis e flas me ty e, pastaj, ndjej qe gjendja ime shpirtėrore bėhet edhe me e rėndė, sepse ėshtė njė gjest i vėshtirė ky, i padurueshem por edhe i mrekullueshem e, pastaj unė tėrhiqem pėrsėri aty tek vendi im, ulem ne tavolinen e shkrimit pėr te vazhduar librin...

    Nga Vasil QESARI

    - Francė -

    Kohet e fundit ne Francė, shtėpia e njohur botuese Stock, nxorri ne qarkullim librin me letra dashurie te shkrimtarit te njohur gjerman, Erih Maria Remark drejtuar aktores se shquar te viteve '30 -'40, Marlene Ditrih. Libri i titulluar "Thuame qe me do" (Dis - moi que tu m'aimes), i cili permblesh njė pjesė te madhe te korespondences se shkrimtarit shkruar nė harkun kohor 1930 -1940, ka zėnė shumė shpejt njė nder vendet e para ne kolanen e librave me te shitur ne kėtė vend.

    Venecia. Shtator 1937. Erih Maria Remark takohet me Marlene Ditrih ne njė prej restoranteve te Lidos. Dhe dashuria nis qysh me shikimin e pare. Mes aktores mitike te filmit " Engjelli blu" dhe autorit te bestsellerit ndėrkombėtar "Asgje e re ne perėndim" si dhe romaneve mjaft te njohur prej lexuesve shqiptare "Tre shoket" e "Harku i Triumfit", nis njė lidhje e fortė dashurie, sa pasionante aq edhe dramatike. Tė afert pėr nga origjina dhe fati - te dy kanė braktisur Gjermanine e kanė njė urrejje te perbashket ndaj regjimit nazist - me famen dhe suksesin e tyre, ata ishin bėrė tashmė te njohur ne mbarė botėn. Por, historia e dashurisė se tyre shpaloset plot dhimbje: ėshtė e vėrtetė qe, Marlene Ditrih perkon ne mėnyrė te pėrkryer me idalin femeror te Remarkut, por nga ana tjetėr, ajo e bėn te kėtė te fundit qe te perballoje furtuna e tortura xhelozish, dhimbjesh e brengash. Letrat e Remarkut, pėrveē aspektit tė tyre real por te kufizuar nga largesia dhe mosgjetja e te njejtit zjarr e perkushtim nga ana e Marlene Ditrih janė, ne njė fare mėnyrė, deshmi e njė vetmie egzistencialiste te thelle, ato i drejtohen njė personi i cili nuk egzistonte veēse ne endrrat e Remarkut. Por, megjithatė, ne thelb - dhe ėshtė pikėrisht aty sekreti i melankolise, lirizmit e thellesise se tyre prekėse - Remarku i ka shkruar letrat me tepėr pėr vetvehten, si njė lloj monologu drejtuar njė endrre. Ato nuk kėrkojnė as pėrgjigje e as pritje te ndjenjave tė njėjta. Ato perbejne njė roman te panjohur te Remarkut dhe, ne magjine e tyre poetike, ne vullnetin e tyre pėr te besuar ne Fuqine e Fjales, perbejne ne vetvehte njė Hymn te Vertete pėr Dashurine. Ajo qe ishte, ndofta, dashuria me e madhe dhe e fundit e shekullit te XX - ...

    Erich Maria Remarque ne Porto Ronco, pėr Marlene Dietrich ne Beverly Hills

    18 janar 1939

    Shpirti im, qielli im i dashur, ti me ke shkruar kaq e kaq letra te bukura e, unė pėrsėris atė qe kam thėnė gjithmonė: shkrimtaret nuk duhet te shkruajnė letra dashurie. Sepse ka te tjerė qe shkruajnė shumė mė bukur se ata. Ti me quan "Rezonance qe merr fryme" - e si do tė mund te arrija unė valle, te gjeja njė figure te tillė kaq prekėse? E, pėrveē kėsaj edhe diēka tjetėr! Ti, arrin, dhe ke atė aftėsinė magjike qe t'i thuash dikujt se sa shumė e si e dashuron atė - kurse unė, unė, e di, nuk arrij ta them atė ne mėnyrė te plotė.

    Sa mirė ndjehem kur ti me thua se, edhe pse je vetėm, ndjehesh e qete dhe e lumtur. Unė, kėtė, kam uruar vazhdimisht pėr ty. Nuk kam uruar kurrė qe ti te ndjehesh e mėrzitur dhe fatkeqe. Kam dashur gjithmonė qe ti tė jesh e lumtur, ne formė, vezulluese, plot drite dhe e bukur si kurrė herė tjetėr e, dua qe kjo gjendje e jotja te jetė e dukshme edhe se largu ne kilometra e, qe ti t'a dish me siguri absolute qe dikush tjetėr nuk jeton ne kėtė botė, veēse pėr ty.

    Sot gjeta dhe lexova edhe njė herė poemen tonė te Getes. E lexova dhe e rilxova vėrtetė me njė emocion te thelle: A s'ėshtė e vėrtetė qe fati po na bashkon? / A nuk po na lidh ai pėr jetė? / Ah, dhe ne kohėt qe shkojnė, / nuk di, ti je motra a nusja ime? / Ti njeh me imtesi ēdo pjesė te qenies sime, / Ti ndjen tek unė dhe nervin me te holle, / ti lexon ēdo gjė ne shikimin tim, / me syrin tėnd hyn ne brendesine time / Hyn ne gjakun tim te ngrohte qe rrjedh ne deje / dhe ecėn si i cmendur ne drejtimin tėnd / e qe me krahet e tua prej engjelli gjoksin tim sheron .

    Po, e dashura ime, a nuk ėshtė pikėrisht kėshtu? Nganjėherė, me ndodh te eci i vetmuar nėn shi e te mendoj e ndjej qe lidhja jonė ėshtė gjithmonė e fortė e askush nuk mund t'a prishe atė e, ne ato ēaste, me hapa te lehta ndjej tė vijė dikush drejt meje e, ajo je ti e, atėherė, unė jetoj njė ndjenjė te veēantė lumturie qe asnjė qenie tjetėr njerėzore nuk e ka jetuar kurrė. E, atėherė, ndjej qe se bashku me ty, te kthehen tek unė vitet e rinise qe lufta dhunshe mi mori e, ato vite je ti qe mi sjell e mi shumezon me dy e bashke me to ndjej te prek me delikatese - freskine, gjallerine dhe aventurat e rinise. E, kėshtu, ti behesh, ne te njėjtėn kohe: aventura e gruaja ime.

    Ti je bėrė pėr mua e unė jam bėrė pėr ty; nuk mund te jetė ndryshe. Nuk je vetėm ti ajo rezonance qe unė ndjej e thith si ajėr, por i tillė jam dhe unė. E di?... Unė jam njė pasqyrė konkave qe kap plot ethe dritėn tėnde, e mbledh atė plotėsisht ne gjoks dhe, duke e djegur fort, e dergoj krejt refleksin ne drejtimin tėnd. Here te tjera vehtja me duket si njė merimange qe end njė pelhure vezulluese, te trendafilte e plot reflekse, - njė pelhure mendimesh, ndjenjash, pune, fjalesh ngohtesie e cila do tė te kape e pastaj te bėhet banesa jote, - e mbushur plot gjėra te cilat ty te mungojnė, njė pelhure plot trendafile e dafina, e thurur me fije te ndritshme argjendi, e lehtė dhe e fortė pėr te mbajtur ty dhe hapat e tua te lehtė si kaprolli, njė pelhure te ngritur nėn njė qiell te kalter e mbi ujin blu te detit, nga ku ti mund te hidhesh e te kridhesh gjithė qejf ne ujrat e kristalta e te kthehesh pastaj pėrsėri tek ajo, si njė loder e kėndshme femijesh e cila t'a mbush zemren plot ngasherim .

    O, drita ime e dashur!... E di?... Nganjėherė, unė nuk mund te ulem pėr te shkruar librin qe kam nisur e te cilin e urrej, sepse ai me largon prej teje. E atėherė tehiqem nga studioja, nxjerr fotografite e tua dhe i vendos ne radhe para meje edhe pse e di qe kjo gjė nuk mė qetėson, pėrkundrazi, e bėn edhe me te rėndė gjendjen. Por, megjithatė, edhe pse kėtė e di, nuk nderroj mendje e, duke i veshtruar ato, nis e flas me ty e, pastaj, ndjej qe gjendja ime shpirtėrore bėhet edhe me e rėndė, sepse ėshtė njė gjest i vėshtirė ky, i padurueshem por edhe i mrekullueshem e, pastaj unė tėrhiqem pėrsėri aty tek vendi im, ulem ne tavolinen e shkrimit pėr te vazhduar librin...

    Ja, tani ndalova pėrsėri, sepse ndjej qe dora s'me bindet. Me duaj! Me thuaj qe ti me do, kjo fjale me bėn mirė, me sheron. Kur ti me thua qe me do, unė gjej forca e shkruaj edhe mė bukur e me shpejt. Sepse unė nuk jetoj veēse pėr dashurinė tėnde. Me duaj, puma*!...

    *Puma - kėshtu e quan ai me perkedheli te dashuren e tij, Marlene Ditrih.
    avatar
    Burrelsja
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 21/02/2013
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1418
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 2783
    <b>Votat</b> Votat : 21

    Buzqeshje Re: Nje Hymn I Vertete Per Dashurine !

    Mesazh nga Burrelsja 20/7/2013, 17:21

    ah kjo dashnia i ka bo gjith me smundje zemre dike me para dike me von

      Ora ėshtė 12/5/2024, 00:09