BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Everett, darkė nė shtėpinė e Enverit

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Everett, darkė nė shtėpinė e Enverit

    Mesazh nga Albatros 5/10/2008, 21:04


    GJIROKASTĖR- Itinerari nėpėr tė cilin Lord Bajroni vizitoi Greqinė, Shqipėrinė e Turqinė, 200 vjet mė parė do tė jetė tashmė nė njė dokumentar televiziv. Aktori hollivudian Rupert Everett ėshtė nė krye tė grupit anglez, qė do ta mundėsojė kėtė dokumentar, i cili po shkon drejt kristalizimit tashmė. Pasi kanė pėrshkuar Greqinė, tė shoqėruar nga Auron Tare, pjesėtarė e grupit, ku pėrveē aktorit tė njohur bėjnė pjesė producentė, regjisorė e kameranė, janė ndalur sė fundmi nė rrethin e Gjirokastrės. Paraditja e djeshme ka kaluar nė qytetin e Libohovės, ku qyteti ėshtė vizituar, por pa munguar as guidat me kuaj, tė cilat do tė jenė sigurisht pjesė e dokumentarit. "Dokumentari ėshtė konceptuar nė dy pjesė dhe nė qendėr tė tij ka biografinė e poetit tonė tė famshėm, Lord Bajronit. Ėshtė shkruar dhe prezantohet nga vetė aktori Rupert Everet, qė ėshtė njė adhurues i figurės sė Bajronit dhe do tė transmetohet pėr televizionet britanike. Ideja e kėtij dokumentari ėshtė tė ndjekėsh rrugėn e Bajronit nė Greqi, Shqipėri e Turqi dhe ta zbulosh atė si njeri e si poet dhe sesi ai influencoi", -shprehet Mattheė Hill, njėri prej producentėve tė dokumentarit.

    Ndėrsa tė shoqėruar nga Auron Tare, pasditja e grupit anglez ka kaluar me vizita nė qytetin e Gjirokastrės, i cili duket se i ka mrekulluar tė ardhurit. "Gjirokastra ėshtė absolutisht e bukur. Ishte njė surprizė e kėndshme ardhja nė Shqipėri dhe nė qytetin tuaj, pasi kėtu njohėm gjėrat tuaja mė tė mira. Mė kanė pėlqyer aq shumė ndėrtimet, sa kam vendosur tė blej njė shtėpi kėtu nė Gjirokastėr. Por mendoj se ėshtė turp qė tė tilla mrekulli lihen nė kėtė gjendje. Edhe aktorit Everett i la njė pėrshtypje tė jashtėzakonshme arkitektura e qytetarit",- shpjegon mė tej Hill. Ndėrkaq, mbrėmja ka ofruar momentet mė interesante pėr tė ardhurit nga Britania. Njė darkė e shtruar nė shtėpinė e lindjes sė Enver Hoxhės, e konceptuar ashtu sikurse dikur Ali Pasha priti Lord Bajronin i ka mrekulluar. Gjithēka nė sofėr, me gatimet mė tė veēanta tė zonės, shoqėruar nga njė tjetėr mrekulli e Shqipėrisė, isopolifonia qė ka ardhur nėpėrmjet grupit tė famshėm "Ergjėria". Gjithēka e pėrjetuar bėhet pjesė e dokumentarit, qė zbulon vise tė panjohura pėr britanikėt, por qė u kanė bėrė pėrshtypje tepėr tė madhe.

    "Jemi ndierė shumė mirė kėtu, veēanėrisht me njerėzit qė janė shumė miqėsorė dhe tė gatshėm pėr tė tė ndihmuar nė ēdo aspekt",- ėshtė shprehur mė tej Hill. Vizita do tė vijojė mė tej me Tepelenėn, qyteti ku lindi Ali Pasha dhe emrnin e sė cilės e mbajti pėrgjithmonė, pėr tė fiksuar nė dokumentar kėshtjellėn e ngritur prej tij dhe gjithēka qė lidhet me tė. Megjithėse dokumentari ende nuk ėshtė "pagėzuar", duket se do tė jetė mjaft interesant, veēanėrisht nė detajet e vogla tė pritjes qė nxjerrin nė pah traditat dhe zakonet e shqiptarėve. Vetėm njė vit mė parė, njė lord dhe shkrimtar i famshėm anglez, lord Hurbury Tenisson ishte i pari qė sė bashku me bashkėshorten e tij, pėrshkuan me kuaj pėr rreth njė muaj gjithė itinerarin e Bajronit, pėr t'i fiksuar impresionet nė njė libėr tė veēantė. Duket se vazhdimisht prej bashkėkombasve tė tij, ky itinerar po kthehet nė njė aventurė tė kėndshme e mjaft tė pėlqyeshme.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 2/5/2024, 07:06