BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Pse lind tradhtia ne cift...!!!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Pse lind tradhtia ne cift...!!!

    Mesazh nga LePuRuShJa 30/11/2009, 10:00

    Pse lind tradhtia ne cift...!!! FileContent

    Tradhtia ne cift eshte nje dukuri, e cila lind kryesisht nen kornizen se nuk je duke perjetuar nje jete te lumtur ne cift. Sipas sondazheve me te fundit, 60 per qind e femrave e justifikojne tradhtine qe i bejne partnerit me pakenaqesine qe kane me te. Ne njefare menyre, tradhtia perkthehet keshtu si nje menyre per t'i rikthyer vetes te drejten per te qene i lumtur. Pasi, ne fund te fundit, ka kaluar tashme koha kur femrat duhet te duronin fatin e tyre deri ne fund te jetes dhe te sakrifikoheshin per burrin e vetem. Eshte edhe nje thenie e vjeter, qe pas disa vitesh qe rrine se bashku, femra arrin te kuptoje se nuk eshte me e lumtur dhe e kerkon qetesine e saj ne nje lidhje te re. Per kete arsye, ajo nuk e ndalon veten te hidhet ne krahet e dikujt tjeter.

    Por tradhtia mund te linde edhe si nje forme hakmarrjeje ndaj partnerit per te cilin merr vesh se te tradhton me dike tjeter dhe ne te tilla raste zgjedhin vellain, shefin apo mikun me te mire te partnerit apo partneres. Dhe sa me e perverse te jete kjo strategji hakmarrjeje, aq me shume vuajtje shkakton. Nderkaq, nje arsye tjeter e cila vlen me shume per tradhtine e femrave, eshte ajo qe keto te fundit kane gjithmone e me shume deshire te ndihen te deshiruara nga meshkujt. E nga ana tjeter, eshte nje nostalgji e brendshme per kohet e para te dashurise, atehere kur doje cdo gje prej tij apo prej saj, por qe tani nuk jane me. E ne te tilla kriza, kur ve re se nje koleg i zyres te sheh, atehere eshte momenti me i pershtatshem per te rene brenda ne kete katastrofe te re, e cila quhet "tradhti".

    Por ka edhe dashuri me shikim te pare. Ti ke vite qe jeton me nje partner dhe papritur sheh dike me te cilin dashurohesh me shikim te pare dhe kupton se ky i fundit paska qene burri i vertete i jetes tende. Ne kete rast e humbet teresisht kontrollin e situates dhe je gati ta ndjekesh edhe deri ne fund te botes ose deri ne hotelin, ku ai te le takimin. E nese nuk je dakord per kete ndjenje, qe sapo te ka lindur, ky zjarr ka per t'u shuar menjehere, te jeni te sigurt. Ama, nese vertet bindeni se eshte dashuria e jetes suaj, mos u ktheni me mbrapa, edhe pse jeni duke tradhtuar partnerin tuaj real, i cili nuk eshte ai i duhuri per ju. E ne fund, eshte nje arsye te cilen te gjithe e kane provuar dhe e kane pranuar. Pas vitesh te tera ne te njejtin shtrat, nisin te shfaqen shenjat e para te merzitjes. Dhe nis te kuptosh se ke gjithmone e me shume deshira seksuale, te cilat nuk arrin dot te t'i kenaqe partneri yt aktual. E ne kete rast, ti ke nevoje te gjesh nje partner te ri seksual, pa hequr dore ama asnjehere nga ai qe ke pasur ne fillim.

    Arsyet qe cojne drejt tradhtise

    1. Nje jete e pakenaqshme ne cift mes dy paleve

    2. Forme hakmarrjeje ndaj partnerit qe tradhton

    3. Deshire per t'u ndjere i deshiruar seksualisht

    4. Nostalgjia per kohet e para te dashurise

    5. Ka edhe dashuri te forta me shikim te pare

    6. Nevoja per pervoja te reja pas merzise ne shtrat

    Mos u dashuro kur tradhton dhe ji i sinqerte!

    Kurre mos u dashuro me partnerin e ri, me te cilin po tradhton te vjetrin! kjo eshte keshilla kryesore qe jepet ne rastet e tradhtive ne cift. Keshtu, nese ke vendosur se behet fjale vetem per nje aventure, atehere vendos edhe barrierat sentimentale. Kete mund ta shmangesh duke mos i lejuar vetes shume gjera intime dhe zbavitese me partnerin e ri, si vajtja ne kinema apo restorante. Kenaqu vetem me aspektin fizik dhe pasional te lidhjes. Nga ana tjeter, nje keshille qe jepet nga psikologet, nese ke vendosur ta tradhtosh partnerin tend, duhet qe te mos i lesh te kuptoje partnerit te ri, se do e lesh te parin per te. Nese je nisur vetem per nje lidhje te rastesishme, atehere mos i ushqe atij iluzione per nje lidhje te madhe. E keshtu, ndarja mes te dyve ka per te qene me e lehte. E nuk duhet harruar, se ne cdo rast, ai qe tradhton duhet te marre mbi vete pergjegjesite e tij. Pasi tradhtia ne cdo rast nuk duhet marre lehte e duhet menduar se ne fund, ajo gjithmone mund te kete pasoja dramatike. Gjithmone te kesh nje dashnor nuk duhet marre si nje fatalitet, por si nje vendim qe merret ne nje moment te caktuar te jetes tende. E te mos harroni, se nuk duhet asnjehere qe t'i perzieni edhe femijet tuaj ne ceshtjet e tradhtise. Edhe nese keni arsye te mjaftueshme dhe te drejta per ta tradhtuar partnerin, asnjehere nuk duhet te fusni ne kete mes femijet tuaj. Pasi, nese femijet e marrin vesh, jo vetem qe ndihen keq se tradhton prindin tjeter te tyre, por edhe traumatizohen per cka ndodh ne familjen e tyre. Duhet ta mbash sa me te fshehte lidhjen e dyte, te pakten para tyre. Megjithese keshilla per ta mbajtur lidhjen e fshehte jepet thuajse ne te gjitha rastet. Qe ti te vihesh ne qender te botes duke vene tellallin se ke nje aventure, kjo nuk eshte normale. Sa me pak ta dine, aq me mire do te jete e ti nuk ke per t'u vene ne mes te situatave te sikletshme. Dhe ne fund, keshilla qe jepet, eshte ajo e te qenit e sinqerte me te dyja palet, si me partnerin qe je duke tradhtuar edhe me ate qe ke pasur me pare. Te dyve duhet t'u sqarosh ne fund arsyet e verteta se perse i ke ndermarre keto veprime.

    C'duhet te kemi parasysh kur tradhtojme?

    Nuk duhet kurre te biem ne dashuri me partnerin e ri

    Mos e ler kurre partnerin e perhershem per aventura

    Kur tradhton, duhet te mbash mbi vete pergjegjesite

    Duhet ta mbash sa me te fshehte lidhjen aventurore

    Mbaji larg femijet nga lidhjet e tua te fshehta

    Duhet te jesh sa me i sinqerte me te dy partneret

    Shkaqet pro tradhtise

    1. Rigjen besimin ne vetvete

    Ndihesh me e deshiruar se me pare. Nis te besosh se te duan dhe se ke vlera ne vetvete.

    2. Lirohesh nga ca barriera

    Je ne kerkim te kenaqesive te reja seksuale, nuk e paragjykon veten dhe ndihesh e lirshme.

    3. I shtohet kripe rutines

    Jeta jote e perditshme merr ngjyre dhe i largohet rutines qe ka marre. Ndihesh ndryshe.

    4. Kenaqesia te kesh sekrete

    Nje dashnor eshte gjithmone si nje thesar, qe fshihet ne nje kuti me celes te arte. Te gezon.

    5. Eshte nje fillim i ri

    Rutina nuk ekziston me. Takimet ne fshehtesi, lojerat e reja erotike, zemra rinis te rrahe.

    6. Gezimi i gjerave te reja

    Lekure e re, gjeste te reja, trup i ri, fjale te reja. Risi qe te stimulojne per nje jete te re.

    Shkaqet kunder tradhtise

    1. Nisja e frikes se madhe

    Frika se ke lene gjurme, zhurma e telefonit papritur etj, te gjitha arsye qe krijojne terror.

    2. Nis ndjesia e fajit

    Shperthen ne te qara se po tradhton burrin dhe femijet, e te bren ndergjegjja per ate qe ben.

    3. Nis turpi nga vetja

    Fillon te kesh turp nga vetja se burri yt s'e meriton nje grua si ti. Nuk je krenare per veten.

    4. Shpenzime te cmendura

    Te kesh nje te dashur te ri, kushton shume. Pasi duhen intime te reja, bizhuteri e darka.

    5. Shtatzeni e padeshiruar

    Keni harruar te perdorni prezervativ. Edhe semundjet e transmetuara nisin te te fusin ankthin.

    6. Ndryshim i paevitueshem

    Nese partneri yt zbulon se e tradhton, gjerat s'mund te jene si me pare. Pasoja negative ne cift.

      Ora ėshtė 28/4/2024, 12:50