BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Si t’i mbijetosh fundit tė njė lidhjeje!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Si t’i mbijetosh fundit tė njė lidhjeje!

    Mesazh nga LePuRuShJa 30/11/2009, 11:46

    Si t’i mbijetosh fundit tė njė lidhjeje! FileContent
    Pėrfundimi i njė lidhjeje tė rėndėsishme dashurie ėshtė njė ndėr eksperiencat mė traumatike tė qenieve njerėzore dhe, tė paktėn njė herė nė jetė, thuajse tė gjithė kemi vuajtur prej saj. Nė shumicėn e rasteve vėshtirė se mund tė mėsohemi me mungesėn e personit tė dashur.

    Na duket fundi i gjithēkaje. Me pėrfundimin e njė lidhjeje, ditėt dhe javėt duken tė zymta dhe dhimbja penetron nė ēdo qelizė tonėn.

    Nė ditėt nė vazhdim ne mendojmė vetėm pėr personin qė kemi dashur dhe investuar pėr tė. Nė ēdo vend na kujtohet fytyra, zėri, momentet e bukura tė kaluara.

    Nė pėrpjekje pėr t’u larguar nga gjėrat, mund tė bėjmė njė udhėtim nė njė vend, tė cilin na kujtohet ta kemi vizituar me dashurinė tonė.

    Ballafaqimi me dyshimet tuaja

    Mė pas, vijnė dyshimet “vrasėse”. Nėse ndarja erdhi pas njė vendimi tė gjatė dhe tė dhimbshėm nga ana juaj, ndoshta “do tė rikujtoni” bisedat dhe do tė rimendoheni, edhe pse mund tė jetė vonė.

    “Ndoshta vendimi juaj ishte shumė i nxituar? Ndoshta fajtore ishte krenaria juaj? Ndoshta njė bisedė e hapur dhe e sinqertė do t’u kishte dhėnė zgjidhje gjėrave, etj., etj. Ekzistojnė me mijėra “ndoshta, sikur, nė qoftė se”.

    Nėse ishte personi tjetėr ai qė e mori vendimin pėr t’i dhėnė fund lidhjes, nė vend tė dhimbjes, ju ndjeni mėshirė pėr veten. “Ndoshta ishte njė keqkuptim? Ndoshta mund tė ishin sqaruar gjėrat? Ndoshta dėgjoi diēka qė nuk ishte e vėrtetė?”

    Dhe, nėse jeni ju qė keni bėrė diēka qė ka shkaktuar ndarjen, atėherė dhimbja mė e madhe ėshtė pėr ju, sepse ndiheni fajtor. Kėtu vijnė shumė nė ndihmė miqtė mė tė mirė, tė cilėt jua mbushin mendjen se jeni shumė mė mirė edhe pa tė.

    Pėrballja me dhimbjen

    Nė pėrballje me dhimbjen e ndarjes, ndoshta do tė keni parasysh ata “beqarėt e lėkundur” qė duken se i marrin gjėrat shumė lehtė nė njė lidhje. Ndoshta mund tė jetė si njė ngushėllim qė ju jeni kaq me fat, pėr tė pasur mundėsinė tė ndjeni bashkė dashurinė dhe dhimbjen e ndarjes.

    Psikologėt thonė se nė vend tė dobėsisė dhe tė dhimbjes qė mund tė ndjejmė, kur humbasim dashurinė, ne jemi shumė herė mė mirė sesa personat qė nuk janė tė aftė tė krijojnė dhe zhvillojnė lidhje tė kuptimta e tė “thella”.

    Pa mundėsinė pėr tė njohur vėrtet dashurinė, ata janė tė detyruar tė mbeten amatorė dhe shikues tė eksperiencės mė tė rėndėsishme humane.

    Kėshilla pėr tė pėrballuar humbjen

    Nuk ekziston thjesht njė mėnyrė e vetme pėr tė pėrballuar pėrfundimin e njė lidhjeje. Secili prej nesh ėshtė i ndryshėm. Disa mendojnė se shoqėria ndihmon shumė “pėr tė humbur” veten.

    Disa nuk dėshirojnė tė kenė njerėz pėrreth. Disa mendojnė menjėherė pėr njė lidhje tjetėr. Shumica e atyre qė e provojnė kėtė tė fundit, e kanė tė pamundur njė lidhje tė re, akoma pa e kaluar tė mėparshmen.

    Megjithatė, ekzistojnė disa kėshilla pėr ta pėrballuar humbjen. E para, mos kėrkoni qė menjėherė ta mposhtni dhimbjen. Nėse ju vjen pėr tė qarė, qani. Nėse doni tė shqyeni njė jastėk, bėjeni. Nėse ndiheni mirė, duke grisur fotografinė e atij personi, dhe mė pas ta digjni, atėherė bėjeni.

    Pra, gjėja e parė ėshtė ta pranoni dhimbjen si normale. Pėrballojeni atė hapur, por nė doza tė vogla e tė menaxhueshme.

    Nėse mendoni se faji ishte i juaji, atėherė mos nguroni ta mbani pėrgjegjėsinė. Ju bėtė njė gabim: pranojeni dėshtimin dhe vendosni tė mos e bėni mė tė njėjtin gabim. Pavarėsisht gjithēkaje qė mund tė ndjeni, ky nuk ėshtė fundi i botės.

    Mundohuni ta ripėrtėrini pavarėsinė emocionale. Nėse ėshtė e mundur, bėni plane me aktivitete qė mund t’ju japin kėnaqėsi dhe qė mund tė mbushin kohėn tuaj. Mundohuni t’i pėrjashtoni “zhytjet” emocionale, fiksimet pas kėngėve tė dashurisė apo leximit tė letrave tė vjetra.

    Vlera e “shushatjes"

    Shuatja mund t’ju ndihmojė t’i pėrballoni ndjenjat tuaja nė faza tė tolerueshme. Njė shushatje mund tė jetė shoqėria e miqve, njė udhėtim i gjatė, projekte pėr tė shpenzuar kohė, etj.

    Mbajeni veten tė zėnė me punė. Aktivitetet fizike, si joga, noti, tenisi janė terapi e mirė. Ndoshta mund t’ju ndihmojnė edhe tė flini rehat.Ju nuk keni nevojė pėr fotografi dhe dhurata pėrreth, qė mund t’jua kujtojnė personin. Merrini tė gjitha dhe largojini larg vetes. Ndoshta pas njė ose dy vitesh mund t’i rishikoni, tė merrni ato qė ju duhen, e tė tjerat t’i digjni.

    Dhe gjithēka kalon

    Kujtohuni se, kur koha kalon do tė keni perspektiva tė reja tė ndryshme. Por, pėr tani, largojini kujtimet. Mos mendoni mė pėr bisedat e kaluara qė keni pasur. Bėni njė pushim pėr veten tuaj.

    Edhe pse mund tė mendoni se nuk do tė dashuroni sėrish, mundohuni tė kujtoni se nuk ekziston vetėm njė person ideal nė botė pėr ne. Pėrgjatė kohės mund tė dashuroni sėrish.

    Dhe herėn tjetėr mund tė jeni person mė i pėrgatitur, mė me eksperiencė dhe mė i gatshėm pėr njė lidhje tė suksesshme.

      Ora ėshtė 27/4/2024, 16:35