BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Intervistė .. Zef Deda

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Intervistė .. Zef Deda

    Mesazh nga LePuRuShJa 11/10/2008, 10:18


    Intervistė .. Zef Deda 12236210

    Shkodrėn e dua aq forte sa dua edhe familjen time!


    Starton ne Top Channel programi me i ri, "Ti Vlen", ne qender te te cilet jane ata njerez te thjeshte dhe te panjohur qe mendojne se kane aftesi te vecanta per numra cirku, per te kenduar etj. Ky eshte nje prej projekteve ambicioze te Topit ne kete sezon te ri televiziv. Pas nje kohe relativisht te gjate, ky emision kthen ne akran edhe humoristin e mirenjohur Zef Deda Ai flet ne kete interviste per kete rikthim, por edhe per marredhenien e tij me te birin, Julin, i cili eshte nje nder humoristet me te dashur ne Shqiperi pas suksesit ne "Portokalli", me grupin The SHBLSH.

    Duhet thene se rikthehesh ne ekran pas nje mungese te gjate...

    Njeriu ka nevoj te punoj. Sidomos ne artistet do te donim te kishim aq pune sa as fryme mos merrnim dot. Gjate kohes qe s\'kam dale ne ekran, kam vene ne skene disa pjese teatrale, se bashku me koleget e teatrit "Migjeni", ne Shkoder. Ne ekran behej nje kohe e gjate qe s\'isha aktivizuar, megjithate, boll na kane kujtuar televizionet me materiale nga e kaluara.

    Si e moret ftesen per ne spektaklin "Ti Vlen"?

    Ne Top Channel ishte menduar te zhvillohej ky konkurs midis njerzve qe mendojne se jane te afte te bejne dicka te vecante, duke krijuar keshtu atmosfere dhe qe deshirojne te dalin ne ekran. Ka nga ata qe s'kane aftesi te vecanta dhe bejne thjesht gafa, nderkohe qe brenda vetes jane te bindur se jane talente. (Qesh) E rendesishme eshte qe dera jone eshte e hapur per kedo qe deshiron te provoj. Komisioni perbehet nga artiste dhe humoriste qe tregohen dashamires me kedo qe tenton, edhe me ata qe ne fakt s'dine te bejne asgje, por kane krijuar nje tjeter ide. "Ti Vlen" eshte nje format qe eshte realizuar tashme ne shume shtete dhe qe ka pasur goxha sukses.

    Duke qene se je ne juri dhe ke dicka ne dore, kane tentuar deri me tani te te korruptojne?

    Absolutisht jo, por sidoqofte eshte e pamundur te me korruptosh mua... Kete fjale s'e njoh fare, keto kohet e fundit ka ardhur nga jashte shtetit (Qesh), se ne kohen tone, paraja e prona nuk zinin kete vend qe zene sot. Korrupsioni eshte nje koncept i huaj per mua. Ne spektaklin tone ka nje dashamiresi te jashtezakonshme. Pastaj, per piket nuk vendosin anetaret e juris. Vete telespektatori i kualifikon ose i skualifikon konkurentet.

    Jeton akoma ne Shkoder. Pse s'ke ardhur ne Tirane, si shume kolege te tute?

    Tirana eshte flamuri Shqiperise, epiqendra e kultures, ekonomis dhe artit, megjithate, s'ka si shtepia jote. Asnjehere nuk kam dashur ta le Shkodren per te ardhur ne kryeqytet.

    Kaq forte e do vendlindjen?

    Aq forte sa c'dua edhe familjen time!

    Dhe si ai ben tani qe je pjese e nje projekti televiziv e duhet te jesh ne Tirane?

    Vij ketu dy dite ne jave per prova dhe kur kemi xhirimet e spektakelit. Rruga s'me rendon, shkodra ja ku eshte! Pastaj, une eci mire, si te isha pilot i "Formula Uno-s".(Qesh) Zakonisht, eci ngadal. Vetem nese e shoh bosh rrugen, kam deshire ta shtoj shpejtesine. E rendesishme eshte se u qendroj korrekt rregullave te qarkullimit, i respektoj me perpikmeri ato.

    Ngaqe ke frtike nga policet?

    Ne jeten time s'kam pasur kurre frike askend, pervec babas dhe Zotit, por edhe ne kete rast, behet fjale per respekte ndaj autoritetit, me teper sesa per frike. Sa per policine, ata i dua fort dhe i respektoj sepse kane profesionin me te veshtire ne keto kohe tranzicioni, por friken s\'ua kam ama.

    Je i bindur se ty policet te lene rehat, edhe kur je kundravajtje...

    Njerzit kane respekt per mua dhe un i falenderoj te gjithe, megjithate, s\'duhet te abuzosh... Ka pasur raste qe me ka ndaluar policia dhe u kam kerkuar te mos me shohin me syrin e nje personazhi publik, por te me trajtojne si nje qytetar te thjeshte. I zbatova rregullat? Ok. Ne te kundert, mua te parit te me ngulin gjobe.

    Ke marre shume gjoba deri me sot?

    Kurre s'kam marre nje gjobe, sepse te tashe, i respektoj gjithmone rregullat e qarkullimit, madje e bej me qejf.

    Kur je ne Tirane per emisionin, ku rri?

    Sa te shtepia Julit, tek e Marios.

    Ku ndihesh me rehat?

    Asnjehere s'i kam kuptuar keto pytje e tipit: "Ke do me shume"?. Une Julin e dua me shpirte, kurse Marion, me zemer. I kam te dy njesoj, shume te mire.

    Te dy femijet e tu jane artiste. e kane zgjedhur vete kete rruge apo ke ndikuar ti?


    Jane bere artiste se e kane ne gen. Nje dajua i tim eti, po edhe gjyshi, kane qene artiste, shkrimtare; vete im ate ka qene piktor dhe merrej nga pak edhe me aktrim. Gjithashtu, shume prej kusherijve apo te afermve tane kane pasur lidhje me artin. Une kurre s'kam ndikuar ne zgjedhjet e femijve; Kane qene te lire te bejne cfar te duan. Me pelqen te kuptoj c'prirje kane se dua qe te fokusohen aty ku mund te japin me te mire. Une tim bir mund ta dua edhe doktor, por s\'mund t'i dal kunder nese i jepet dhe i pelqen te punoj kovac.

    Do ta kishe lene Julin te behej Kovac?

    Tani, te gjithe prinderit duan shkolle te larte per femijet, pastaj, se cfar dege zgjedhin, kjo u perket vetem atyre. Prinderit s\'mund te ndikojne ne keto zgjedhje... S'eshte mire t'i detyrosh femijet te ndjekin nje rruge ku s'ndihen vetvetja dhe qe s'e kane hic per zemer.

    Juli eshte nder humoristet me popullore sot per sot ne Shqiperi. Te ben te lumtur qe ai ndoqi rrugen tende dhe pati sukses?

    Une kam ndjere emocione per Julin qe kur ai hyri ne shkollen per aktrim, qe diten e pare te universiteit... M'u be qejfi qe zgjodhi aktrimin, se kur ka qene ne shkolle te mesme, s'e kisha shume per zemer. Ka qene ne vit te trete gjimnaz kur filloj te interesohej per kete profesion, duke na habitur te gjithve. Me perpara thoshte: "S'do behemi te gjithe aktore ne kete familje!". Pastaj, ne nje moment, krejt papritur po interesohej per skenen, gje qe me ka gezuar pa mase.

    Per here te pare, ne skenen e "Portokallis", ti dhe Juli realizuat nje skec se bashku. Si u ndjeve ne kete bashkpunim me tet bir?

    Pata dyfish emocione. E para sepse isha i ftuar ne "Portokalli" ne kuader te "Nostalgjise se humorit" dhe m'u be shume qejfi qe organizatoret me kishin perfshire dhe mua ne kete projekt; ishte shenje vlersimi. E dyta, ishte nje kenaqesi e vecante te interpretoja perkrah Julit. Pergatita skenarin e te "Portokallia" e pelqyen dhe e miratuan idene time. Julin, gjithsesi, e kam pare si partner humori ate dite dhe aspak si tim bir. Madje ia bera te qarte dhe atij se ne skene s\'ishim me baba e bire, por thjeshte, kolege.

    Ai skec ka pasur shume sukses. Me siguri, ne shtepin tuaj qeshet pa fund, duke pasur parasyshe se ka aq shume humoriste!

    Kur jemi te qete shpirterisht dhe s'kemi halle familjare, si te gjitha familjet Shqiptare e ne vecanti ato shkodrane, edhe ne kemi humor dhe harmoni ne shtepi. Edhe Juli na ben per te qeshur, por asnje nga ne nuk krahasohet me Marion... Ndonjehere i sulemi te gjithe dhe e ngacmojme me batuta, kurse ai na kthen gjithmone pergjigje me humor; keshtu, ne shtepi krijohet nje situate e kendeshme, nje atmosfere goxha e gezueshme.

    Si e ke pritur faktin qe Juli u be bashkshort e me pas, baba?


    Kur ishte ne shkolle te larte, ai donte nje vajze... Ne s'i kemi ndaluar femijet te duan dike, perkundrazi. I thosha Julit te sillej mire dhe te ishte besnik me femren qe kishte ne krah. Ai deshi nje vajze, te cilen sot e ka nuse dhe ka nje vajze me te. Ne si prinder u gezuam shume qe Juli ndertoi familje e tij. Kur mbaroi shkollen ishte vendosur te rrinte ne Tirane, keshtu qe duhej nje vajze e mire qe te kujdesej per te.

    Cfar mardheniesh keni me nusen?

    Ne familjen tone s'kemi krijuar distanca mes nesh, qe te vendosim tituj apo emertime. Ne fisin tone kurre s'kemi perdorur termat "vjeherr", por vetem "nene", "baba", "vellai", "motra". E respektojme njeri-tjetrin, secili eshte i vete dijshem per vendin qe ka ne familje.

    Po Marion, kur do ta fejosh?

    Neser

    Qesh...

    Jo, e kam seriozisht. Ka gjetur vajze te mire, qe edhe neve na pelqen dhe ne do te shkojme t'i kerkojme neser doren. Une dhe ime shoqe jemi shume te lumtur qe edhe djali tjeter gjeti njeriun e zemres. I kemi mesuar femijet te jene serioz ne keto gjera dhe te mos u hyne me hak vajzave. Une dhe nena e Marios jemi te lumtur qe po rregullohet, pasi shqetesoheshim per te. Me perpara na shihje tere kohes vajtje-ardhje, me byrek dhe kulac per djalin (Qesh), kurse tani ka nje vajze qe e do dhe kujdeset per te.

    Pra, jeni te lumturu qe do te lehtesoheni per vete...

    Jo, jo. Prinderit kurre s'i lene perkujdesjet. Ja, e kemi martuar Julin ne? Prape shkojme tek ai njesoj si me pare, njesoj kujdesemi per te; sidomos tani qe ka nje vajze te vogel e pret te behet edhe me nje djale.

    Kthehemi tek spektakli. Ta zeme se paraqitet te komisioni nje tip qe thote se ben nje stil te vecante ne shtrat. Do te pranonit ne emision?

    Jo, ky eshte nje show artistik qe sjell kultur dhe aftesite e atyre personave qe bejne gjera te bukura.

    Me konkurentet, me shume do te habitemi apo do te qeshim?

    Te dyja bashke. Ky eshte nje program qe nuk kerkon medoemos talente, por thjeshte njerez qe mendojne se kane nje aftesi dhe kane deshire te shfaqen perpara publikut. Dikush mund t'ia fute edhe kot, por gjithsesi, eshte i mirpritur ne emision.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 08:10