BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Meshkujt kėrkojnė bukurinė, femrat zgjedhin paranė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Meshkujt kėrkojnė bukurinė, femrat zgjedhin paranė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 30/12/2009, 15:37

    Meshkujt kėrkojnė bukurinė, femrat zgjedhin paranė! FileContent

    Studimi: Njeriun e zemrės e zgjedhim sipas interesave gjinore. Dashuria, nė plan tė dytė. Meshkujt kėrkojnė bukurinė, femrat zgjedhin paranė.

    Ekspertėt tregojnė se kjo lloj pėrzgjedhjeje ėshtė gjenetike dhe vjen qė nga lashtėsia. Njerėzit mund tė pretendojnė se bukuria dhe paratė nuk janė gjithēka, kur zgjedh partnerin. Por, kur vjen puna pėr tė zgjedhur “njeriun e zemrės”, meshkujt priren drejt sė bukurės, ndėrsa femrat zgjedhin pasurinė dhe sigurinė. Ky pėrfundim ėshtė arritur, nė sajė tė njė studimi ndėrkombėtar nė Universitetin Indiana, ku shkencėtarėt e njohjeve, Peter Tod dhe kolegėt e tij nga Gjermania, Anglia dhe Skocia, kanė pėrdorur njė sesion tė takimeve mes ēifteve nė Gjermani, pėr tė parė se ē’ndodh me atė qė dėshirojnė njerėzit te partneri apo partnerja e tyre qė zgjedhin. Tod, ėshtė shprehur nė njė komunikatė, se njerėzit mund tė krenohen me veten se janė tė zhvilluar, por shumica e tyre veprojnė si steorotipėt tė Neandertalit, kur vjen puna pėr tė zgjedhur partnerin e tyre. Sipas tij, teoritė e evolucionit nė psikologji sugjerojnė se mashkulli dhe femra duhet tė shmangin dallimet e tipareve tė tyre, edhe kur shihet se ē’zgjedhje bėhen pėr partnerin pėrkatės, aty gjenden provat.

    Studimi, i cili ėshtė publikuar nė “Proceedings” tė Akademisė Kombėtare tė Shkencave, ėshtė bazuar nė njė sesion tė lidhjeve tė shpejta, nė tė cilin meshkujt dhe femrat zhvillojnė “mini-takime”, nga tri deri nė pesė minuta, me rreth 30 persona tė ndryshėm. Pas ēdo takimi, meshkujt dhe femrat fusnin nė njė kuti nga njė letėr, nė tė cilėn tregonin nėse dėshironin ta takonin sėrish partnerin e mėparshėm. Pėrpara kėtij sesioni, Tod gjithashtu u ka kėrkuar 46 tė rinjve tė plotėsonin pyetėsorė rreth tyre dhe partnerit tė tyre ideal; kjo sipas paraqitjes fizike, statusit financiar, shėndetit dhe cilėsive prindėrore. Ai ka treguar mė pas se pjesėmarrėsit nė kėtė sondazh kanė treguar se ata dėshironin tė gjenin njė person si vetja e tyre, njė pėrgjigje kjo e pranueshme nga ana sociale. Por, sapo filloi sesioni, meshkujt janė dhėnė mė shumė pas femrave tė bukura dhe femrat drejt meshkujve nė gjendje tė mirė financiare e tė sigurt, duke treguar kėshtu se me kėto standarde ata pasqyronin edhe veten. Meshkujt nuk kanė qenė ndonjė pėrvojė aq e kėndshme sa femrat.

    Meshkujt, nė moshė tė mesme, dėshironin tė shikonin sėrish rreth 50 pėr qind tė femrave, por pėr femrat, vetėm njė e treta kanė dashur tė shihnin partnerėt e mėparshėm, pėr herė tė dytė. Tod ka treguar gjithashtu se individėt stėrgjyshorė, tė cilėt i kanė bėrė zgjedhjet e partnerėve tė tyre nė kėtė mėnyrė, me gratė qė “tregtonin” aparencėn e tyre pėr njė mashkull me cilėsi mė tė larta dhe me meshkujt qė shikonin njė femėr tėrheqėse qė t’i pranonte ata, mund tė ketė pasur avantazh evolucioni, nė shumicėn e pasardhėsve tė tyre tė suksesshėm.

    5 gabimet financiare, qė bėjnė femrat e martuara.

    Ekspertėt tregojnė pesė gabimet e zakonshme financiare qė i bėjnė tė gjitha gratė e martuara. Shoqėruar me to, ekspertėt japin edhe disa kėshilla se si t’i shmangni kėto gabime.

    1- Shpenzimi i tepėrt.

    “Injoranca nuk ėshtė lumturi”, thotė Patricia Powell. Shpesh, femrat shpenzojnė mė tepėr sesa mund tė fitojnė. Duke mos i pėrballuar dot vetė tė gjitha shpenzimet dhe detyrimet financiare, femrat qėndrojnė nėn pėrgjegjėsinė e bashkėshortėve, duke u varur ekonomikisht nga ta. Powell tregon se ajo, gjatė kohės qė ishte beqare, kishte punėn dhe tė ardhurat e saj. Por ēdo gjė falimentoi pas martesės, kur u detyrua tė paguante faturat e shtrenjta tė veshjeve ekstravagante tė bashkėshortit tė saj.
    Zgjidhja: Tregoni kujdes me financat e familjes. Tė dy partnerėt duhet tė tregohen tė kujdesshėm pėr anėn e tyre ekonomike, duhet tė takohen me agjentė sigurimi, planifikues financiarė dhe avokatė. Kėshtu, edhe femrat do tė kujdesen pėr rrogėn e tyre mujore, do tė paraqiten nė banka, dhe do tė kenė kartat e tyre tė kreditit.

    2- Humbasin identitetin e tyre ekonomik.

    Kur Elizabeth Lundin, tani 33 vjeē, u martua para gjashtė vitesh, bashkėshorti i saj u tregua i gatshėm qė tė kujdesej ai pėr tė ardhurat financiare tė ēiftit. Dhe ajo, e lumtur, pranoi. Kėshtu, tė gjitha tė ardhurat e tyre, edhe ato bankare, u bashkuan. Por, pas dy vitesh, kur ēifti vendosi tė divorcohej, Lundin mėsoi se karta e kreditit tė ēiftit ishte nė emrin e bashkėshortit tė saj, ndėrsa ajo ishte thjesht njė pėrdoruese e autorizuar. Por, pas divorcit, ajo nuk mund tė realizonte mė tėrheqjen e parave dhe, vetėm pas pėrpjekjeve tė shumta, mundi tė tėrhiqte vetėm sasi tė vogla tė hollash.
    Zgjidhja: Mbani disa llogari personale. Sipas specialistėve, femrat e martuara duhet tė mbajnė llogari financiare mė vete. Ata rekomandojnė qė njė ēift duhet tė ketė tri llogari bankare: tė gruas, tė burrit dhe tė ēiftit, duke i mbajtur tė ardhurat nė karta tė veēanta krediti.

    3- I largohen kujdesit tė tyre vetjak.

    Numri i shtėpiakeve ėshtė rritur rreth 26 pėr qind, nga ai i dekadės sė kaluar, tregojnė statistikat e realizuara. Gjatė kohės qė kėto femra qėndrojnė nė shtėpi me fėmijėt e tyre, ato e reduktojnė mundėsinė pėr tė lėvizur apo pėr tė punuar. Edhe nė momentin kur ato duan njė punė, aftėsitė e tyre kanė ngrirė. Kėshtu, ato humbasin pavarėsinė e tyre ekonomike dhe sociale, duke qenė gjithnjė e mė tepėr tė ndėrvarura nga bashkėshorti i tyre.
    Zgjidhja: Ruajini aftėsitė tuaja tė freskėta. Edhe pse mund tė jeni shtėpiake tė pėrkohshme, kujdesuni pėr aftėsitė tuaja krijuese dhe vepruese. Angazhohuni me gjithēka, lexoni, projektoni ide dhe, nė momentin kur ju do tė kėrkoni ndonjė punė, do tė keni mbledhur gjithė energjitė e nevojshme.

    4- Nuk kujdesen pėr sigurimin tyre.

    Shumė gra nuk kujdesen pėr tė siguruar pensionin e tyre. Femrat, pėr shkak tė natyrės sė tyre, kujdesen mė tepėr pėr tė ardhmen e burrave tė tyre sesa pėr tė ardhmen e vet. Pjesa mė e madhe e meshkujve kujdesen pėr figuracionin e tyre gjatė kohės qė janė nė punė, ndėrsa femrat tė ardhurat e tyre i shpenzojnė pėr gjėra tė ndryshme.
    Zgjidhja: Investoni pėr tė ardhmen tuaj. Fati dhe kalimi i viteve mund tė sjellė surpriza tė ndryshme, kėshtu qė ėshtė mirė tė jeni tė pėrgatitur edhe nga ana financiare. Siguracionet tuaja do t’ju nevojiten njė ditė.

    5- Pyesin pėr shtėpinė, gjatė divorcit.

    Kur gratė divorcohen nga bashkėshortėt e tyre, ato kėrkojnė domosdoshmėrish kujdestarinė e fėmijėve tė tyre. Por, pėr ato gra qė nuk kanė tė ardhurat e tyre financiare, po ashtu, edhe shtėpia rezulton nė emrin e burrit, ato gjenden nė mes tė katėr rrugėve. Kėshtu qė pronėsia e shtėpisė bėn pjesė nė kėrkesat e tyre primare.
    Zgjidhja: Pajtoni njė kėshillues financiar. Kur femrat janė pranė divorcit, ato shpesh kthehen nė egoiste dhe duan tė shėnojnė sa mė shumė pikė, duke pėrfituar nga divorci. Por e rėndėsishme ėshtė qė edhe gjatė martesės femrat tė kėshillohen me njė financier. Vetėm nė kėtė mėnyrė, ato mund tė pėrfitojnė dhe tė analizojnė prioritetet e tyre.

      Ora ėshtė 27/4/2024, 22:34